Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra të reja të përballjes me koronavirusin. Gjermania, Portugalia dhe Italia, kanë nisur të zbatojnë karantinat selektive ose ?të zgjuara?, duke mbyllur rajone të caktuara, në përgjigje të shpërthimeve të reja epidemike, në krahasim me mbylljen e të gjithë vendit sikurse u veprua në muajt mars-prill.
Kjo qasje, është e vetmja shpresë për t?iu rikthyer një jete më normale, teksa të gjithë jemi në pritje të vaksinës anti-Covid 19. Gjithsesi, kjo metodë e re vendos një barrë më të madhe përgjegjësie ndaj sektorit publik, në krahasim me karantinat e plota kombëtare.
Zyrtarët e shëndetësisë, duhet që të sigurojnë që shpërthimet e vogla epidemike të mos dalin jashtë kontrollit, skenar që do të impononte marrjen e masave më të ashpra. Gjermania ka pasur ditët e fundit një numër rastesh me Covid-19 në thertore, duke i detyruar qeveritë e landeve të shpallin karantina të reja, siç është ajo në në komunën Guetersloh, dhe të zbatojnë bllokime të pjesshme, si në qytetin e afërt Varendorf.
Gjatë muajve të fundit, Italia ka arritur të vërë nën kontroll disa vatra të reja të vogla, përfshirë njërën në rajonin e vogël të Molises dhe një në Romë, pa qenë e nevojshme që të vendosë kufizime shtesë. Por rajoni jugor i Kalabrisë, ka vendosur kohët e fundit nën karantinë një qytet bregdetar, Palmi, pasi u raportuan disa raste.
Pas një vale të re shqetësuese rastesh, Portugalia ka urdhëruar dyqanet në pjesë të rajonit
të Lisbonës që të mbyllen me herët, midis kufizimeve të tjera. Disa nga këto raste tregojnë ngjashmëri të habitshme. Për shembull, shumë prej këtyre shpërthimeve të reja epidemike, nisën në komunitetet me origjinë emigrante, që jetojnë në lagje të mbipopulluara, apo që punojnë në kushte të pasigurta.
Kjo ishte e vërtetë për një fabrikë të përpunimit të mishit në pronësinë e grupit ?Toennies? në Gjermani, ku më shumë se 1 mijë të punësuar, shumica prej tyre emigrantë nga Evropa Lindore, rezultuan pozitivë me Covid-19. I tillë ishte edhe rasti i shpërthimit epidemik shumë më të vogël në rajonin qendror të Markes në Itali.
Po e ngjashme ishte në Portugali:Në fund të muajit maj, një valë e re rastesh me Covid-19 u shfaq në lagjen Xhamajka të Lisbonës, e cila tashmë po përballej me një krizë të strehimit. Mjetet e kujdesit shëndetësor janë një tjetër burim i mundshëm i përhapjes së virusit, siç ishte edhe vala e fundit epidemike në Romë.
Deri më tani, autoritetet ia kanë dalë t?i përmbajnë nën kontroll shpërthime epidemike. Në Itali, numri i rasteve të reja ka qenë i qëndrueshëm me vetëm disa qindra javët e fundit, me gjithë një rihapje të madhe të ekonomisë.
Në Gjermani, niveli i riprodhimit ?R? i koronavirusit, që mat se sa njerëz infekton mesatarisht një i sëmurë me Covid-19, arriti në gati 3 fundjavën e kaluar – shumë mbi nivelin e duhur, për të thënë se pandemia është nën kontroll.
Fatmirësisht, kjo shifër ka filluar të bjerë. Sipas Institutit Robert Koh, R-ja nuk duket të jetë shumë alarmante, pasi numri i përgjithshëm i rasteve mbetet relativisht i ulët. Kjo qasje e përshtatur ndaj karantinave, nuk është në asnjë mënyrë një kundërshtim i masave më të ashpra drakoniane që zbatuan më herët shumica e vendeve evropiane.
Në fakt, strategjia aktuale mund të funksionojë vetëm sepse Evropa ka vendosur kryesisht nën kontroll rastet e reja. Kjo praktikë nuk duket si e zbatueshme në vende të tilla si SHBA-ja dhe Brazili, ku numri i rasteve të reja janë ende i lartë në shumë rajone.
Karantinat lokale, kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve:mbajtje të maskave dhe ruajtje e distancimit social, janë 2 nga mënyrat për të zvogëluar rrezikun e një rritje të re të rasteve me koronavirus. Gjithsesi, një pjesë e madhe e barrës bie mbi qeveritë. Ato duhet t?i identifikojnë që herët rastet e reja përmes testimeve të shpejta dhe gjurmimit të kontakteve, në mënyrë që të frenojnë përhapjen.
Bindja e më shumë njerëzve për të shkarkuar aplikacionet që gjurmojnë kontaktet, do të ndihmonte shumë në këtë front. Ndërkohë autoritetet, do të duhet të sigurojnë që sistemet lokale të kujdesit shëndetësor të kenë personel të mjaftueshëm për të gjurmuar në mënyrë efektive rastet e reja.
Së fundmi, ato do të duhet të menaxhojnë me kujdes procesin e rihapjes së kufijve, sidomos kur bëhet fjalë për vendet që nuk e kanë ende nën kontroll virusin. Sigurisht, e gjitha kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Disa ?ngjarje që përhapin virusin? apo edhe individë ?përhapës?, mund të jenë veçanërisht sfidues për t?u menaxhuar.
Por nëse Evropa është e suksesshme në këtë fazë të re të luftës së saj kundër pandemisë, përfitimet ekonomike dhe sociale mund të jenë të mëdha. Vetëm një vaksinë ose një mutacion beninj do të bëjë që kërcënimi nga Covid-19 të marrë fund. Deri atëherë, karantinat e pjesshme janë shpresa më e mirë që kemi./Përshtati në shqip CNA.al
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”* I dashur Fi...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Partia Komuniste Kine...
Nga Joseph Stiglitz “Internazionale”* Qeveritë në mbarë botë...
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...