web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të jetë Kisha e Shën Sofisë në Stamboll, viktima e radhës e Erdoganit?

2 Korrik 2020, 10:16, Blog CNA

Nga Mohamed Almezel ?Gulf News?

Në vitin 1453, në kulmin e fuqisë së Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmeti pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e famshëm të Perandorisë Bizantine. Qyteti u riemërtua Stamboll, dhe sulltani u bë Mehmet Al Fatih, që do të thotë Pushtuesi.
Një nga veprimet e tij të para ishte shndërrimi i katedrales madhështore Hagia Sophia (Shën Sofia) në një xhami, veprim që zemëroi shumë vendet fqinje të krishtera. Por këto të fundit nuk mund të bënin ndonjë gjë të madhe; pasi në atë kohë osmanët ishin një superfuqi.

Katedralja e Shën Sofisë u ndërtua në vitin 537, gjatë mbretërimit të perandorit bizantin Justinian. Për 900 vjet, ajo ishte kisha qendrore e ortodoksëve, feja zyrtare e bizantinëve. Perandorët e rinj, kurorëzoheshin pikërisht në Hagia Sofia.
Në vitin 1935, gati 500 vjet pasi pushtoi Kostandinopojën, dhe pas rënies së perandorisë osmane pas Luftës së Parë Botërore dhe krijimit të një republike laike, themeluesi i Turqisë moderne Kemal Ataturku mori vendimin e guximshëm për ta shndërrua Hagia Sofian në një muze.

Ky objekt vizitohet çdo vit nga mbi 3 milionë turistë. Sundimtarët osmanë ishin despotë; ata nuk ishin besimtarë të zellshëm. Por shumë nga nënshtetasit e perandorisë po. Prandaj, për të siguruar një sundim autoritar të pasfiduar, sulltanët kishin nevojë për mbështetjen e tyre.
Ata duhej t?i mbanin klerikët të kënaqur. Dhe një nga mënyrat, ishte që një nga ?xhevahirët?
e çmuar të kurorës së krishterë të kthehej në një xhami. Ishte një veprim populist, për të kënaqur forcat më fanatike osmane.
Për dekada të tëra, mbi Shën Sofinë nuk pati asnjë lajm. Kjo deri 2 javë më parë, kur u raportua se udhëheqësi neo-otoman i Turqisë, presidenti Rexhep Taip Erdogan, po planifikon ta kthejë sërish godinën historike në një xhami.
Një islamik, edhe pse me prirje të qarta nacionaliste dhe autoritare, Erdogan u bë kryeministër në vitin 2003, post që e mbajti deri më 2014-ën, kur u bë president. Deri atëherë, posti i presidentit ishte kryesisht ceremonial, për shkak të sistemit parlamentar që kishte vendi.

Por ai imponoi disa ndryshime në kushtetutë në vitin 2017, për ta bërë presidencën një post ekzekutiv që gëzon kompetenca të gjera, kryesisht të pakontrolluara. Kësisoj, Erdogani u bë sulltani i ri. Ndalesa tjetër marrja e titullit Pushtues – një tjetër Al Fatih.
Këtu nisi filloi të ndahej edhe bota e tij. Erdogan e do historinë. Atij i pëlqen t?i referohet asaj gati në të gjitha fjalimet e tij publike, kuptohet kryesisht historisë së Perandorisë Osmane. Si një islamik me lidhje të forta me Vëllazërinë Myslimane, ai është natyrshëm i apasionuar pas asaj historie.

Në fillim të presidencës së tij, ai zgjodhi si kryeministër një tjetër të apasionuar pas historisë, profesorin Ahmet Davutoglu, libri i famshëm i të cilit ?Thellësia strategjike?, u bë bestseller në kulmin e procesit të rilindjes neo-otomane. Ideja ?neo-osmane? e Davutoglu, parashikonte një rol më të madh për Turqinë në Lindjen e Mesme (e cila ishte për shekuj me radhë nën sundimin osman) dhe në botë. Për ta arritur këtë, ai propozoi një politikë të jashtme pro-aktive, bazuar në parimin e ?zero problemeve me fqinjët?.

Ai besonte se Turqia mund të ishte një fuqi e ngjashme me Perandorinë Osmane dikur, duke fituar mbështetjen e myslimanëve kudo në botë, përmes ushtrimit të fuqisë së butë. Erdoganit i pëlqeu kjo ide, ose më saktë gjysma e parë e saj.
Ai është një lider autoritar, që e ka përdorur teknikën e imponimit në pjesën më të madhe të karrierës së tij politike. Por që të dy u ndanë, dhe që atëherë Davutoglu është bërë ish-miku dhe kundërshtari i tij më i zëshëm në vend.

Plani për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në rajon

Erdogan i donte që të gjitha, duke vepruar si një gangster lagjeje. Ai burgosi kundërshtarët e vet në Turqi, dhe sulmoi vendet fqinje. Gjatë dekadës së fundit, Erdogan është përpjekur të zgjerojë ndikimin e Turqisë në rajon, për të krijuar perandorinë e tij imagjinare. Por shumë shpejt e kuptoi se këto ide nuk funksionojnë.

Përballë fqinjëve mosbesues, të cilët dyshuan për qëllimet e tij jo dhe aq miqësore, udhëheqësit turq nisën të përdorin milicitë islamike të mbështetura prej tyre për të ndezur konflikte, si në Siri, por fatmirësisht dështuan në Egjipt. Ai e përfshiu Turqinë edhe në konfliktin libian. Presidenti turk dërgoi armë dhe mercenarë për të mbështetur qeverinë ekstremiste të dominuar nga ushtarakët e Fayez Al Sarraj. Njëherazi, ndërmori një sulm të madh përtej kufirit të Irakut, duke pretenduar se Turqisë i duhej që të ndalonte sulmet nga rebelët turko-kurdë të stacionuar kryesisht në Irakun
Verior.

Aktualisht ka një përshkallëzim tensionesh midis Turqisë dhe fqinjëve të saj perëndimorë, Greqisë dhe Qipros, qëkur Ankaraja nisi kërkimet për naftë në ujërat detare në jug të ishullit të ndarë. Bashkimi Evropian reagoi, duke e reduktuar ndihmën e saj financiare për Turqinë, dhe duke pezulluar bisedimet e nivelit të lartë me zyrtarët turq. Mbështetja e brendshme për Erdoganin, është duke u zvogëluar që nga grushti i dështuar i shtetit në qershorin e vitit 2016, pas së cilit ai e spastroi ushtrinë nga gjeneralët e vjetër laikë, dhe burgosi mijëra kundërshtarë, sidomos në universitete dhe media.
(Shumë njerëz besojnë se grushti i shtetit, u organizua nga aleatët e Erdoganit në ushtri për të mbështetur reprezaljen që pasoi, por kjo është ende një teori e paprovuar). Ashtu si udhëheqësit e tjerë populistë, veprimet e Erdoganit sugjerojnë se ai po vendos gjithnjë e më shumë një demokraci makiaveliane në Turqi. Ai duket se po i përdor të gjitha mjetet e nevojshme për të qëndruar në pushtet, dhe për të realizuar ëndrrën e tij të shumëpritur për të qenë një tjetër Mehmed Al Fatih. Kur liderët populistë e humbasin mbështetjen e popullit, ata kanë prirjen të nxisin konflikte të brendshme apo të jashtme, ose që të dyja në rastin e Erdoganit, për t?i detyruar njerëzit t?i shkojnë pas.

Dhe ja ku vjen tani Shën Sofia. Si një islamik, Erdogani është i interesuar të lumturojë bazën e fortë të mbështetësve të tij, segmentin fetar të shoqërisë turke. Që nga viti 2013, një pjesë me ndikim e klerik e ka nxitur atë ta shndërrojë sërish Hagia Sofian në një xhami. Ky plan bart edhe një ton nacionalist, pasi shumica e klerikëve në Turqi e mbrojnë idenë romantike të historisë osmane. Deri më sot ai i ka rezistuar kësaj kërkese, për të shmangur zemërimin e BE-së. Por tani që popullariteti i tij është në rënie, Erdogani ka vendosur më në fund të luajë me kartën e Shën Sofisë.

Ai ka ringjallur planet për ta bërë atë një xhami. Rusia dhe Greqia, që të dyja vende ortodokse, i kanë kërkuar zyrtarisht presidentit turk që ta rishqyrtojë këtë vendim. Por sulltani i ri, duket se është i patundur, dhe plani i tij për ta kthyer në një xhami vendin që bën pjesë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s, mund të zbatohet së shpejti.
Presidenti turk nuk sheh asnjë mënyrë tjetër, për të vazhduar qëndrimin e tij në pushtet. Ndoshta, turqit do ta quajnë atë Rexhep Pushtuesi II. Ai do ta donte shumë këtë nofkë./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga