Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Nga Ayaan Hirsi Ali ?The Wall Street Journal?
Zemërimi është reagimi i natyrshëm ndaj vrasjes brutale të Xhorxh Floid.Megjithatë zemërimi dhe të menduarit e kthjellët dhe në mënyrë kritike, shkojnë rrallë krah për krah njëra-tjetrës. Një akt brutal i policisë, u bë katalizatori i lindjes së një fryme revolucionare.
Protestat degraduan shpejt në akte dhune dhe plaçkitjeje.
Dyqanet u shkatërruan; policë dhe civilë u plagosën dhe u vranë. Vërtetësisë së kauzës së ?Black Lives Matter?, iu bashkua një parullë e pakuptimtë:?Mos financoni më policinë!?.Politikanët demokratë – dhe disa republikanë – nxituan që të qetësojnë protestuesit.
Kryetarët e bashkive të Los Anxhelesit dhe Nju Jork, u zotuan të shkurtojnë buxhetet për policinë në qytetet e tyre.Këshilli i qytetit në Mineapolis, deklaroi se ka ndërmend ta shpërbëjë departamentin e tij të policisë.Spikerja e Kongresit dhe demokratët e tjerë, u gjunjëzuan në Kapitol.
Senatori Mit Romni, iu bashkua një marshimi. Drejtuesit e korporatave, u përpoqën t?i identifikojnë markat e tyre me protestat. Nga mesi i qershorit, sipas sondazheve, opinioni publik amerikan kishte ndryshuar, nga të qenit skeptik për lëvizjen ?Black Lives Matter?, në një mbështetje të gjerë për të.
Politikanët, gazetarët dhe figurat e tjera publike që kishin denoncuar protestat kundër masave kufizuese për shkak të pandemisë, e humbën befas shqetësimin e tyre për virusin. Një epidemiolog nga Universiteti Xhon Hopkins shkroi në Tuiter më 2 qershor:?Në këtë moment rreziqet e shëndetit publik nga mosshkuarja në protestat që synojnë t?i jepet fund racizmit sistemik, janë shumë të më mëdha sesa dëmet që shkakton koronavirusi?.
Edhe pse vetë jam një zezake nga Afrika, e ardhur në SHBA si emigrante, unë jam shumë e vetëdijshme për vështirësitë dhe vuajtjet që kanë përjetuar ndër shekuj afro-amerikanët. Skllavëria, rindërtimi, diskriminimi racor:Unë e di historinë. E di edhe që në SHBA ka ende paragjykime racore, dhe se ato shfaqen në sjelljen agresive të disa policëve ndaj afro-amerikanëve.
Unë e di se në aspektin e pasurisë, shëndetit dhe arsimimit, afro-amerikanët mbeten mesatarisht më afër fundit të shoqërisë sesa në krye të saj.E di gjithashtu, se komunitetet afro-amerikane janë dëmtuar në mënyrë disproporcionale si nga Covid-19, ashtu edhe nga kriza ekonomike e shkaktuar nga karantina.
Por kur dëgjoj të thuhet që SHBA-ja është e dominuar nga racizmi, kur shoh që libra të tillë si ?Fragility? i Robin Dianxhelo janë në krye të shitjeve, kur lexova se mësues apo gazetarë janë pushuar nga puna, pasi guxuan të vënë në dyshim tezat që mbron lëvizja ?Black Lives Matter?, atëherë u ndjeva e detyruar të flas.
?Ajo që mediat nuk tregojnë?, shkrova në Tuiter më 9 qershor, ?është se Amerika është vendi më i mirë në botë për të qenë zezak, grua, homoseksual, trans apo çfarëdolloj tjetër. Ne kemi problemet tona, dhe duhet që t?i zgjidhim ato.Por shoqëria dhe sistemet tona, janë larg nga të qenit raciste?.
Amerika duket ndryshe, nëse rritesh siç bëra unë në Afrikë apo Lindjen e Mesme.Atje kisha një përvojë në vetë të parë për tre gjëra.Së pari, për luftërat e përgjakshme civile midis afrikanëve, ku gjithë luftëtarët janë me lëkurë të errët, dhe ku nuk është i pranishëm asnjë i bardhë.
Së dyti, të anarkisë që ndodh kur nuk ka polici, ligj dhe rregull. Së treti, të racizmit në formën e tij të rëndë (por edhe seksizmit) të një shoqërie siç është ajo e Arabisë Saudite, ku skllavëria de-fakto ekziston ende. Unë erdha në SHBA në vitin 2006, pasi kisha jetuar në Holandë që nga viti 1992.
Ashtu si shumica e emigrantëve, unë erdha me besimin se në Amerikë do të gjykohesha më shumë për meritat e mia, sesa në bazë të paragjykimeve racore ose seksuale. Ka një arsye se përse SHBA-ja mbetet, siç ka qenë prej kohësh, destinacioni kryesor që zgjidhet nga emigrantët.
Ne e dimë që këtu nuk ka gati asnjë ndryshim në shkallën e papunësisë për punëtorët emigrantë dhe ata vendas, ndryshe nga sa ndodh në Bashkimi Evropian. Ne emigrantët i njohim edhe dobësitë e shoqërisë amerikane:një sistem shendetësor i shtrenjtë por joefikas, shkollat publike të dobëta në komunitetet e varfra, dhe një varfëri që asnjë program i mirëqenies nuk po mundet ta lehtësojë.
Por e dimë gjithashtu se këto probleme nuk i vuajnë vetëm zezakët në SHBA. Edhe Amerika e Bardhë, është ?e përçarë? në aspektin social. Nëse Amerika është një shoqëri kronikisht raciste, atëherë pse ?vdekjet nga dëshpërimi? të studiuara nga Ana Kejs dhe Angus Ditën janë përqendruar kaq shumë në mesin e amerikanëve të bardhë të moshës së mesme?
Ky vend është vetëm 244-vjeçar, por mund të tregojë edhe shenja plakjeje. Por amerikanët kanë spikatur që herët për qasjen e tyre të veçantë në zgjidhjen e problemeve.Evropianët, siç ankohej Aleksis dë Tokëvil, ishin të prirur t?ua linin problemet autoriteteve qendrore në Paris ose Berlin.
Amerikanët i zgjidhnin tradicionalisht problemet aty ku lindin, duke u ulur në dialog në bashkitë dhe shoqatat vullnetare.Problemi është se sot ka njerëz që nuk duan ta kuptojnë këtë gjë, dhe kanë interes të shmangin zgjidhjet e mundshme.Ata kanë një nxitje të dukshme politike për të mos i zgjidhur problemet sociale, pasi ato janë baza e fuqisë së tyre.
Kjo është arsyeja pse një studiues si Roland Frajer, thotë se se nuk e vërtetë që policia amerikane qëllon për vdekje në mënyrë disproporcionale zezakët.Unë nuk kam asnjë kundërshtim me deklaratën ?Black Lives Matter? (Jeta e zezakëve ka rëndësi).
Por lëvizja që e përdor këtë slogan, ka një armiqësi të madhe ndaj diskutimit serioz, të diktuar nga faktet, mbi problemin që ajo synon që të adresohet.Edhe më negativ është nxitimi me të cilin e lexojnë këtë lëvizje akademikët, media dhe biznesi.Elitat e Amerikës, janë ato që e kanë gatuar këtë rrëmujë.
Ato mbështetën 8 vitet e arrogancës hedoniste të presidencës së Bill Klintonit.Pastaj erdhi 11 shtatori, dhe për 8 vjet SHBA u përball me luftërat e gjata në Afganistan, Irak, dhe më pas me një krizë financiare. Pastaj patëm për 8 vjet një president liberal, dhe arroganca u rikthye në skenë, pabarazia ekonomike u rrit.
Shumë amerikanë, u ndjenë të mënjanuar nga bumi i teknologjisë dhe globalizmit. Asnjëherë nuk kam menduar se do të jem dakord me ndonjë gjë me Majkëll Mur. Por në tetorin e vitit 2016, ai parashikoi fitoren e Donald Trump duke thënë:?Zgjedhja e Trumpit, do të jetë ?gishti i mesëm? më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë njerëzore?.
Unë mendoj ende sot se analiza e tij ishte e drejtë. Trump nuk u zgjodh për shkak të elokuencës së tij. Ai u zgjodh për t?i treguar gishtin e mesëm establishmentit amerikan. Por ne nuk mund t?i tregojmë ?gishtin e mesëm? një pandemie, dhe ky vit ka nxjerrë në pah edhe limitet e Trumpit si president.
Megjithatë, kur sheh alternativën përballë, duhet të pyesni veten se ku do të na çonte ajo.
Një kthim pas tek arroganca e elitave amerikane të viteve 1990-2010? Unë nuk mund ta mendoj dot se një tjetër humbje shkatërruese, mund t?i detyrojë liberalët e mençur të qendrës së majtë të thonë:Tani mjaft më; mes nesh kemi një problem real nesh.
Ata do të jenë në të njëjtin pozitë si Partia e Laburistenë Britani pas 4 vitesh udhëheqje të Xheremi Korbin dhe 2 humbjeve elektorale, kur përfundimisht të moderuarit u detyruan të largoheshin nga e majta.
Në një mënyrë apo tjetër, Partia Demokratike duhet të gjejë një mënyrë për t?i dëbuar socialistët që po e shkatërrojnë atë së brendshmi. Edhe republikanët duhet të ndryshojnë mënyrat e tyre të sjelljes.Ata duhet të rivendosin lidhjet e tyre me të rinjtë.Duhet të adresojnë shqetësimet që kanë hispanikët.Dhe duhet të dëgjojnë afro-amerikanët, të cilët me siguri nuk duan të shohin zëvendësimin e policisë në lagjet e tyre, me organizatorët e komuniteteve.
Kemi edhe gati 4 muaj kohë, për ta kuptuar këtë me mënyrën e vjetër amerikane.Të kuptojmë se si të frenojmë Covid-19, gjë që ende nuk e kemi bërë. Të kuptojmë si të reduktohet dhuna, pasi policia nuk do të përdorte aq shpesh armët, nëse kriminelët nuk do të qarkullonin aq shpesh me to.
Dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, të kuptojmë se si të zhvillohen zgjedhjet në nëntor, të pandikuara nga problemet procedurale, pretendimet për abuzime, dhe trazira pas zgjedhjeve.Kush e di? Ndoshta ka edhe kohë që kandidatët të debatojnë mbi sfidat me të cilat përballemi – jo me zemërim, por me një mënyrë të të menduarit kritik, për të cilën ne amerikanët ishim dikur të famshëm.
Shënim: Ayaan Hirsi Ali, është studiuese në Institutin Huver të Universitetit të Stenfordit./Përshtatur nga CNA.al
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”* I dashur Fi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...