Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Profesor Piter Piot, që ndihmoi në zbulimin e sëmundjes së Ebolës kur ishte 27-vjeç, dhe që ka udhëhequr luftën kundër HIV-AIDS-it, u prek nga koronavirusi në fillim të këtij viti.
Drejtori i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Britani, njëherazi këshilltar special për koronavirusin i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen, flet sesi përvoja personale me Covid-19, e ka ndryshuar këndvështrimin e tij mbi sëmundjen, pse na duhet një vaksinë, dhe ndikimet afatgjata të pandemisë.
Pas 40 vitesh studime mbi viruset, kohët e fundit u prekët nga Covid-19. Si jeni tani?
M?u deshën 3 muaj nga fillimi i sëmundjes, deri në shërimin e plotë. Tani jam rikthyer pak a shumë në normalitet. Por përvoja personale, më tregoi se Covid-19 është më shumë se sa një grip i thjeshtë, ku vetëm 1 për qind e të sëmurëve i nënshtrohen kujdesin intensiv dhe vdesin. Tani e njoh virusin nga brenda, jo vetëm duke e studiuar apo luftuar atë nga jashtë.
Aktualisht, ka më shumë se 10 milionë raste zyrtare në gjithë botën, dhe pandemia ka një përhapje më të madhe në Amerikën Latine. Cila është situata aktuale nga këndvështrimi juaj?
Këto janë vetëm rastet e konfirmuara. Pasi ne mund të kemi në realitet mbi 20 milionë raste. Ndërkohë kemi mbi gjysmë milionë të vdekur. Bashkë me HIV-in, që tanimë është një epidemi e heshtur që vret ende 600.000 njerëz çdo vit, dhe Gripin Spanjoll, koronavirusi është sigurisht kriza më e madhe, jo vetëm epidemike, por edhe shoqërore në kohë paqeje.
Në Evropë, gati çdo vend ka arritur të ndalë përhapjen e virusit, dhe ky është një lajm i mirë. Shoqëritë po rihapen dhe po heqin masat e ndryshme kufizuese. Por tani duhet të përgatitemi për një të ashtuquajtur valë të dytë. Shpresoj që të mos jetë një ?cunami?, por pak e shumë si shpërthimet epidemike që kemi përjetuar tashmë.
Por e vërteta është se ne jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz që janë të predispozuar të infektohen, virusi do të jetë shumë i ?lumtur?të na infektojë, pasi atij i duhen qelizat tona për të mbijetuar.
A ka ndonjë arsye për të qenë optimistë edhe në këtë situatë?
Lajmi i mirë është gjithashtu një bashkëpunim shkencor i paparë në nivel global. Ndonjëherë them:?O zot, si mund të shqyrtohen që të gjitha këto studime që dalin përditë??. Por nga ana tjetër, ky është një ?problem? i dëshirueshëm, pasi në epidemitë e kaluara, nuk pati shkëmbim informacioni midis shteteve. Ndërkohë vendet po investojnë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e vaksinave, terapive etj.
Nëse jemi vetëm në fillim të pandemisë, sa mund të zgjasë ajo?
Unë nuk jam fallxhor, por them se mund të zgjasë disa vjet. Them se në një periudhë afatshkurtër ose afatmesme, një vaksinë të mund të sillte një ndryshim të madh. Megjithëse dyshoj se do të ketë një vaksinë 100 për qind efektive. Janë bërë premtime se ndoshta qindra miliona vaksina do të jenë në dispozicion që në tetor të këtij viti.
Por vetëm vitin e ardhshëm, mund ta kemi vërtet nën kontroll këtë pandemi. Ndërkaq, do të duhet të vazhdojmë të ndryshojmë mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin. Për shembull në Japoni, njerëzit kanë mbajtur për breza të tërë maska në fytyrë, madje edhe kur kanë një ftohje të zakonshme, vetëm për të mbrojtur të tjerët.
Komisioni Evropian ka premtuar gati 10 miliardë euro për prodhimin e vaksinës, trajtimeve, testeve dhe për forcimin e sistemeve shëndetësore. A janë të mjaftueshme këto fonde?
Në radhë të parë është e rëndësishme që ka para. Ndërkohë duhet të kemi një qasje e barabartë të shteteve tek vaksina dhe burime të tjera, sidomos për ato vende që nuk janë prodhuese ose janë me të varfra. Rreth 4-5 miliardë njerëz, do të kenë nevojë për qasje ndaj vaksinës kundër Covid-19. Dhe kjo nënkupton miliarda flakonë. Kompanitë dhe qeveritë duhet të investojnë në prodhimin e vaksinave, edhe pa e ditur nëse ajo vaksinë do të funksionojë apo jo. Dhe kjo është një sfidë e madhe.
Muajin e kaluar thatë në një intervistë se po mësohemi t?i përshtatemi situatës, dhe se pa një vaksinë nuk do të rifillojë jeta normale. E mendoni akoma këtë gjë?
Ende mendoj se pa një vaksinë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë t?i rikthehemi jetës normale. Shumë gjëra do të varen nga fakti nëse vaksinat do ta na mbrojnë nga transmetimi i virusit. Pra, nëse jam vaksinuar a mund të prekem apo jo. Apo si në rastin e gripit, vaksina është veçanërisht e dobishme për të parandaluar zhvillimin e simptomave të rënda, dhe për të shmangur vdekjen. Ka shumë të panjohura.
A ka një vaksinë që ka shumë gjasa që jetë e duhura nga ato që po testohen?
Unë jam entuziast për disa prej tyre. Por fakt është se ka qasje shumë të ndryshme për zhvillimin e një vaksine. Kemi atë me segmentet e ARN-së, dhe ato me qasje më tradicionale. Unë jam personalisht i kujdesshëm, dhe nuk prirem të besoj lehtë.
Edhe nëse një vaksinë mund të parandalojë sëmurjen e njerëzve, shumë njerëz do të kenë sëmundje kronike. Si duhet të jetë forma e reagimit në planin afatgjatë?
Të gjithë jemi të zënë me krizën aktuale, dhe megjithëse tani kemi pak kohë për t?u përgatitur për valën e dytë, na duhet edhe një plan më afatgjatë. Kjo duhet për ndikimin ekonomik dhe shoqëror. Por edhe për ndikimet mbi shëndetin mendor, jo vetëm të epidemisë, por edhe të masave kundër, pasi duke qenë në izolim, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Epidemitë shpesh zbulojnë vijat ndarëse në një shoqëri, dhe thellojnë pabarazitë. Kjo shkon përtej aspekteve biologjike dhe mjekësore, por është pikërisht ajo që duhet të planifikojmë./Përshtatur nga CNA.al
Nga Mohamed Almezel “Gulf News”Në vitin 1453, në kulmin e fu...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke b...
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...