web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amerika dhe Evropa duhet të bëhen bashkë kundër Kinës

5 Korrik 2020, 07:32, Blog CNA

Nga Jochen Bittner – ?The New York Times?

Hamburg, Gjermani – Me shumë gjasa nuk ishte një rastësi që qeveria gjermane zgjodhi Lajpcigun, si vendin e mbajtjes së samitit të veçantë BE-Kinë, i planifikuar për t?u zhvilluar më vonë gjatë këtij viti. Mbi të gjitha, qytetarët e Lajpcigut ishin të parët që dolën në rrugë në vitin 1989 për të protestuar kundër despotizmit të komunistëve të Gjermanisë Lindore, dhe shtypjes së lirisë.

Shumë prej tyre kishin frikë se regjimi do të reagonte pa dallim dhunshëm ndaj protestuesve që kërkonin liritë më themelore demokratike, ashtu siç kishte vepruar Partia Komuniste e Kinës në qershor të po atij viti. Fatmirësisht, rezultati ishte shumë i ndryshëm:Regjimi u shemb, Muri i Berlinit ra, dhe vendi u ribashkua.

Gjermanët e quajnë Lajpcigun ?Heldenstadt?, qyteti i heronjve. Se si do të reagojë ndaj kësaj historie presidenti kinez Xi Jinping, kjo është e paqartë. Por ne do të kemi shansin për ta zbuluar këtë gjë:Samiti do të zhvillohet, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Gjermania, që mori të mërkurën e datës 1 korrik presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, duket se mezi pret t?i dërgojë një mesazh të qartë Pekinit. Europa i përket ende ?Perëndimit politik?, siç e tha publikisht kancelarja gjermane Angela Merkel në muajin maj.

Ndërsa zonja Merkel theksoi se Evropa duhet të ?marrë fatin e saj në duart e veta? – një mesazh i koduar gjeopolitik drejtuar Shteteve të Bashkuara – ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian duhet të bashkohet për të dominuar mbi të fuqishmit, një mesazh ky i koduar për Kinën.

?Së bashku, ne duam ta çojmë Evropën drejt një niveli të ri fuqie?- tha kancelarja. Por kjo është shumë më e lehtë të thuhet, sesa të realizohet. Evropa gjendet si një ?sanduiç? midis dy fuqive rivale – Shtetet e Bashkuara të Amerikës të presidentit që përdor shpesh një gjuhë luftarake Donald Trump, dhe Kinës ndërhyrëse të presidentit Xi Jingping – që të dy e përçmojnë multilateralizmin, dhe e përdorin tregtinë për shantazh.

Dhe në këtë aspekt, nuk ndihmon aspak fakti që kontinenti i vjetër, duke u përpjekur të balancojë interesat strategjike me ato ekonomike, është në mesin e rënies më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe kriza është e lehtë për t?u vërejtur.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australia dhe Britania, lëshuan një deklaratë të përbashkët që dënonte miratimin e ligjin e sigurisë kombëtare, përmes të cilit Pekini po synon të vendosë nën një kontroll të hekurt Hong Kongun, Bashkimi Evropian, doli me një deklaratë të dobët me gjithsej 5 fjali, duke premtuar se ?do ta ngrejë këtë problem në dialogun tonë të vazhdueshëm me Kinën?.

Dhe kjo ndodhi vetëm disa javë pasi 27 ambasadorët evropianë në Kinë, e lejuan ?China Daily?, një gazetë zyrtare e Partisë Komuniste, të kritikonte një deklaratë krejtësisht jo-kritike të shkruar prej tyre. Fyerja e tyre? Përmendën faktin që koronavirusi e ka origjinën në Kinë.

Ndërsa javën e kaluar, pas një video-konference midis liderëve evropianë dhe atyre kinezë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, mundi të thoshte vetëm se blloku këmbëngul të ?ketë një panoramë? të situatës së të drejtave të njeriut në Kinë dhe Hong Kong.

Nga ai moment zoti Xi, do të ketë mësuar me siguri se nuk ka asnjë lloj arsye të frikësohet në të ardhmen nga Brukseli. Një reagim i tillë i mekur, shpreh një të vërtetë të hidhur:Evropa është larg nga të qenit e bashkuar në refuzimin e kapitalizmit shtetëror dhe autoritar të Kinës.

Sidomos për shtetet e Evropës Qendrore si Hungaria dhe Polonia, një Pekin që nuk e vret aspak mendjen për ?vlerat?, është shumë më pak i bezdisshëm sesa një Bruksel që e bën këtë gjatë gjithë kohës.

Dhe nuk janë vetëm shtetet që e shohin Kinën me simpati. Në Itali, ?diplomacia e maskave? që ka ndjekur Kina gjatë pandemisë – dhurimi i maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse mjekësore – duket se ka bërë punën e saj. Sipas një sondazhi të zhvilluar në muajin prill, italianët e shohin Kinën si vendin më miqësor ndaj tyre, ndërkohë Gjermania u rendit e fundit në listë.

Por as vetë gjermanët nuk janë imunë. Në një sondazh të zhvilluar në maj, 25 për qind e të anketuarve u shprehën se kanë një pikëpamje më pozitive ndaj Kinës muajt e fundit për shkak të menaxhimit të mirë të krizës së koronavirusit, ndërsa 73 për qind thanë se mendimi i tyre mbi Shtetet e Bashkuara ishte përkeqësuar.

Komisioni Evropian, mund ta etiketojë Kinën në dokumentet e tij strategjike një ?rivale sistemime?. Por një zhargon i tillë luftarak, ka më shumë të ngjarë të shkaktojë të qeshura pa fund tek biznesmenët gjermanë, sesa ta detyrojë Kinën të respektojë rregullat e lojës.

Ai nuk ndikon aspak tek prodhuesit gjermanë të makinave, të cilët kanë një volum të madh tregtar me Kinën, dhe janë të lumtur t?i përkulen presionit të saj politik. Për shembull, Daimler kërkoi me shpejtësi ndjesë pse citoi Dalai Lamën në mediat sociale në vitin 2018.

Në këtë situatë, perspektiva duket e zymtë. Si mund të ndërtojë Gjermania një qasje të besueshme evropiane ndaj Kinës?

Rrugën mund ta tregojë një episod i Luftës së Ftohtë. Kur u shtuan tensionet midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik në fund të viteve 1970, kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Shmid, pati një qasje inovative. Ai shprehu gatishmërinë për të negociuar me sovjetikët mbi ç?armatimin bërthamor, ndërsa premtoi se do të pranonte vendosjen e raketave amerikane në Evropë, në rast se Moska do ta refuzonte ofertën.

Taktika u bë e njohur si ?vendimi i dyfishtë?. Dhe pati efekt:Në fund sovjetikët ranë dakord të marrin pjesë në bisedimet e paqes, të cilat çuan në marrëveshjet e mëdha për ç?armatimin bërthamor. Fatmirësisht, sot fuqia e një shteti shprehet me tepër në shifrat e tregtisë, sesa me numrin e armëve bërthamore.

Por parimet e qasjes së vendimit të dyfishtë, mbeten të zbatueshme ende sot. Për momentin, si Amerika ashtu edhe Bashkimi Evropian, kanë një mënyrë të pafrytshme për t?iu qasur Kinës:Amerika kërcënon ta përshkallëzojë luftën tregtare më të, ndërsa Evropa i lutet asaj për bashkëpunim ndërkombëtar.

Perëndimi duhet të jetë më strategjik. Dhe për ta arritur këtë gjë, e ka një rrugë:përdorimin e  të dyja qasjeve – zemërimin amerikan dhe miqësinë evropiane – dhe kombinimin e tyre me kujdes. Kështu, ndoshta nuk do të ishte diçka e keqe shtyrja e samitit të Lajpcigut midis Merkelit dhe Xi-së. Nëse synimi i Kinës, është të shërbejë si një pykë midis fuqive perëndimore, atëherë Perëndimi mund të dëshirojë të mbajë më herët samitin e vet mbi Kinën./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga