web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xho Bajden, mendërisht i paaftë për të qenë president i SHBA-ve

5 Korrik 2020, 07:04, Blog CNA

Nga Victor Davis Hanson ?National Riview?

Përfitim nga kaosi, pengim i rimëkëmbjes ekonomike dhe fshehje e Xho Bajdenit në shtëpinë e tij deri në ditën e zgjedhjeve. Kandidati demokrat po vuan në mënyrë tragjike një eklips mendor, që po e degradon si njeri me një shpejtësi gjeometrike. Kuptohet, anëtarët e ngushtë të stafit elektorale e kanë mbajtur larg syve të publikut.

Ai po qëndron jashtë fushatës me pretekstin e koronavirusit, dhe rrezikun që ka prej tij për shkak të moshës së madhe. Por unë mendoj se këto janë thjeshte justifikime. Në parim

karantina nuk duhet ta ndalonte Bajdenin, që gjatë 3 muajve të fundit të jepte intervista, të mbante fjalime dhe tubime të përditshme.

Por çdo rast, sado të mirë-përgatitura fjalimet, daljet publike vetëm sa do të ofronin prova të mëtejshme se ai nuk zotëron aftësitë mendore minimale për të qenë president i SHBA-së , apo për të mbajtur ndonjë post të lartë zyrtar.

Shpesh ai nuk është në gjendje të përfundojë një fjali të plotë. Për të emrat janë njolla të paqarta në ?lumin e harresës? që e përshkon tejpërtej mendjen e tij. Ai është aktualisht në një gjendje mendore shumë më të rëndë sesa ishte Frenklin Ruzvelt në fushatën e tij të vitit 1944 për një mandat të katërt, pasi kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte përfunduar mbi një karrige me rrota.

Edhe karriera e hershme e një Bajdeni në shëndet të plotë, tregon se ai nuk ka qenë ndonjë njeri shumë i zgjuar. Nëse Donald Trump ka probleme me artikulimin e duhur gramatikor, Bajden nuk ka asnjë lidhje me gramatikën. Tek ai ka vetëm gjysmë-mendime, pa asnjë sintaksë, dhe shumë shpesh e braktis në mes fjalinë që ka nisur të thotë.

Nëse Trump përsërit shpeherë frazat, Bajden tenton në mënyrë qesharake të kërkojë fjalë, ndonjë emër specifik, pavarësisht nga mungesa e rëndësisë që ai ka, për të ilustruar argumentin mbi të cilin po flet. Bajden duket se vuan nga probleme konjitive, të cilat i shkaktojnë momente ku ai nuk e ka idenë se çfarë po bën, çfarë po thotë, apo ku ndodhet, një gjendje tragjike, gati epileptike.

Në episodet më të frikshme, pamja e zbehtë dhe e ngrirë e Bajdenit, e bën atë të duket gati një zvarranik, tamam si ajo hardhuca që ngrin nga frika, dhe mbetet e palëvizshme teksa përpiqet të përpunojë sinjalet e rrezikut të perceptuar.

Përdorimi i përgjigjeve të memorizuara ndaj pyetjeve të përsëritura, a thua se të gjithë konstatimet ishin spontane, zbulon se demanca e tij dikur episodike, është bërë tashmë kronike. Kjo ishte më se e kuptueshme, ndaj stafi i tij i ngushtë e pa si një shans të artë karantinën për shkak të pandemisë, për ta izoluar në shtëpi kandidatin demokrat.

Edhe pse ai duket se u rrit dhe e kaloi Trumpin në sondazhet e hershme të kësaj vere, izolimi i Bajdenit në shtëpinë e vet është shumë problematik. Së pari, izolimi, qetësia dhe mungesa e stimujve intelektualë, shpesh vetëm sa e forcojnë sëmundjen e demencës, ndërsa udhëtimet, bisedat dhe imazhet dhe përvojat e reja, priren që të zhbllokojnë disi shtigjet e ngushta ku qarkullojë neuronet në tru.

Sa më shumë ?pushon? Bajdeni, aq më shumë ai duket se nuk është mendërisht i qëndrueshëm në intervistat e tij të rralla publike. Truri i tij, është si një muskul i dobët, dhe shpërdorimi i tij në kushte komode nuk e bën atë më të fortë.

Së dyti, në teori duhet se ka një lloj afati për një kandidat virtual presidencial. Është e vërtetë, Bajden është rritur në sondazhe, pasi publiku nuk e sheh dhe nuk e dëgjon kurrë atë, ashtu siç një Obamë jopopullor u zhduk nëpër kurset e golfit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke e zhvendosur vëmendjen e medias tek beteja ?mes qenit dhe maces? midis Trumpit dhe Klintonit.

Obama zbuloi në atë kohë sesa më shumë që ai largohej nga syri i publikut, aq më shumë publikut i pëlqente e dikurshmja, sesa realiteti aktual i formësuar prej tij. Ky model është menduar se mund të funksionojë edhe për Bajdenin.

Ai është një kandidat për president, por të paktën nuk është në rreshtat e para të analizave për rrëzimin e statujave apo përhapjen e koronavirusit, ndaj nuk mund të fajësohet për asgjë. Por duke e shmangur fushatën tradicionale, Bajdeni vetëm sa po e shtyn të pashmangshmen.

Ai po e ngjesh fushatën e tij në një cikël gjithnjë e më të shkurtër kohor në fund të verës dhe fillimin e vjeshtës. Nëse do të bjerë dakord të marrë pjesë në 3 debatet televizive përballë Trump (ai edhe mund të refuzojë), dhe nëse performon si zakonisht, atëherë mund t?i kujtojë amerikanëve se duhet të zgjedhin midis një presidenti të diskutueshëm dhe një kandidati presidencial, që thjesht nuk mund ta përballojë dot këtë post.

Dhe nëse Bajden nuk përballon dot skenën, Trump do të debatojë ndoshta para një karrigeje të zbrazët. Atëherë, pse demokratët zgjodhën një kandidat të tillë, kryesisht falë tërheqjes së Blumberg dhe Sanders? Ndërsa të gjithë demokratët i njohin rreziqet që do shfaqen përpara, askush nuk dëshiron të heqë dorë nga Bajden.

A mos vallë ata kanë një strategji tjetër? E cila do ishte ajo përveç demencës dhe izolimit

të Bajdenit, me shpresën se publiku dhe media do të merren me shumë me Trumpin, koronavurisin, karantinën dhe stanjacionin ekonomik?

Demenca është e vetmja arsye e vlefshme që dikush mund të thotë me ligj ?Nuk e mbaj mend?. Prandaj nëse e pyesni Xho Bajdenin për strategjinë e fillim-janarit 2017, kur ai bashkë me Obamën komplotuan nisjen e hetimit mbi shtabin e fushatës së Trump, ai mund të thotë me sinqeritet:?Për çfarë komploti e keni fjalën??.

Pyeteni Bajdenin mbi deklaratat e tij të dikurshme joliberale, lidhjet e tij me senatorët radikalë, apo doktoraturën e tij plagjiaturë, dhe ai mund t?ju përgjigjet:?Çfarë plagjiature? Çfarë senatorësh??. Demokratët e dinin ndërkohë se do të kishin garantuar një humbje spektakolare me kandidatë si Elizabet Uorren, Kamala Harris, apo Bernie Sanders.

Gara brenda-partiake e dëmtoi rëndë bazën e krahut të majtë, dhe u mësoi shumë gjëra radikalëve. Agjenda e majtë e ?Dimër 2020? nuk i çoi gjëkundi ata, dhe nuk ka gjasa të

bëjë këtë as kandidati aktual pas trazirave të javëve të fundit.

Edhe një version si i Bajdenit, u ofron atyre maskën e të ?moderuarve?. Edhe nëse do të zgjidhet president, Bajden do të zëvendësohej shumë shpejt nga një më i majtë, ashtu siç ndodhi me Harri Trumanin, një centrist, që u ngjit në krye në vitin 1945 për ta shpëtuar vendin nga komunizmi i zv/presidentit Henri Uollas.

Kjo do të thotë se shtresa e donatorëve të Partisë Demokratike, e pranon se nuk mund të fitojnë dot nëse i bashkohen turmave në rrugë, dhe në kushtet kur të majtëve u duhet të sigurojnë 5-7 për qind vota më shumë, që i mungojnë aktualisht për të arritur fitoren.

Ndaj prisni që ata t?i denoncojnë paraprakisht zgjedhjet e nëntorit si të vjedhura, dhe më pas t?i shpallin ato të vlefshme dhe të ndershme, sigurisht nëse fiton Bajden. A ka probleme kjo strategji që po ndjek Bajden? Shumë. Një kandidat i majtë, duhet ta sigurojë privatisht bazën e vet elektorale, se është në gjendje ta bëjë këtë punë.

Në kaosin e korrikut, stafi i Bajdenit është cilësuar si gjenial, për mënjanimin që i ka bërë kandidatit demokrat. Por në sezonin e vjeshtës, ai mund të detyrohet më në fund të dalë nga izolimi, ashtu si plaçkitësit dhe zjarrvënësit dolën nga karantina në qershor:i zemëruar, jo-bindës dhe vetë-shkatërrues./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga