Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Nga Bryan Robinson ?Psychology Today?
* Kur nëna jonë ishte duke vdekur në spital, motra ime dhe unë u ulëm në të dyja anët e shtratit, duke i mbajtur dorën dhe duke i pëshpëritur fjalë ngushëllimi, derisa aparatura të tregonte pushimin e rrahjeve të zemrës.
Duke dëgjuar që mjekët shohin shpesh reagime pozitive tek pacientët, kur familjarët e tyre flasin me ta në momentet e tyre të fundit, ne menduam intuitivisht se ajo ndoshta mund të na dëgjonte. Askush nuk e di me siguri se çfarë ndodh ndërsa jemi duke vdekur, por informacionet e fundit nga neuroshkencëtarët, tregojnë se intuitat tona mund të kishin të drejtë.
Në orët e fundit para një vdekje të pritshme natyrore, shumë njerëz hyjnë në një periudhë të mos reagimit ndaj stimujve të mjedisit përreth. Raportet mbi përvojat afër vdekjes, përfshijnë zakonisht historinë e personit që vdes duke dëgjuar zhurma të pazakonta, ose duke dëgjuar shpalljen e vetes i vdekur.
Në një studim të qershorit të këtij viti, të publikuar në ?Scientific Reports, neuro-shkencëtarët ofruan provat e para empirike, se disa njerëz mund të dëgjonin ende ndërsa ishin në gjendje jo të vetëdijshme disa orë para se të ndërronin jetë.
Duke përdorur të dhënat e EEG, neuroshkencëtarët në Universitetin e Kolumbias Britanike, matën aktivitetin elektrik në tru të pacientët në spitalin e Shën Gjonit, kur ata ishin të vetëdijshëm, dhe kur u bënë më pas të pavetëdijshëm. Gjithashtu, u përdor një grup kontrolli i pjesëmarrësve të rinj të shëndetshëm.
Studiuesit vëzhguan përgjigjet e trurit ndaj toneve, dhe zbuluan se sistemet dëgjimore të pacientëve që vdisnin, u përgjigjen në mënyrë të ngjashme me grupet e reja të kontrollit të pacientëve të shëndetshëm, vetëm disa orë nga fundi i jetës.
Ndaj ata arritën në përfundimin se truri që vdes i përgjigjet toneve të tingullit edhe gjatë një gjendje të pavetëdijshme, dhe se dëgjimi është shqisa e fundit që i nënshtrohet procesit të vdekjes. Shumë njerëz që kanë pasur përvoja afër vdekjes, përshkruajnë një ndjenjë të ?frikës? ose ?lumturisë?, dhe një dëshirë për t?u rikthyer në trupat e tyre pasi të ringjallen. Unë intervistova shkencëtaren Dr.Xhill Tejlor, që foli mbi një përvojë jashtëzakonisht të frikshme gjatë goditjes që pësoi në tru, të cilën ajo e detajoi në një libër.
?Ana e majtë e trurit tim kishte hemorragji. Kur arrita në spital, hemoragjia ishte rreth madhësisë së grushtit. Gjatë mëngjesit, unë isha zhytur në një gjendje euforike në vetëdijen e trurit tim të djathtë. Ishte një lëvizje nga brenda dhe jashtë të qenit i vetëdijshëm për realitetin e jashtëm. Kam qenë plotësisht e vetëdijshme gjatë gjithë përvojës, por vetëm në një moment mund të merrja pjesë për detaje në botën e jashtme, të pranoja që ajo ekzistonte, apo edhe të vrisja mendjen për të?- thotë ai.
E pyetur nga unë nëse kishte përjetuar frikë ajo u përgjigj:?Isha shumë e bekuar. Pata zero frikë?. Tejlor thotë se ajo ngjarje e ndryshoi 100 për qind pikëpamjen e saj mbi botën dhe jetën?. ?Më largoi nga besimi se unë isha qendra e botës sime dhe se ?unë dhe vetja? është ajo që ka rëndësi.
Në mungesë të fokusit ndaj jetës sime, u zhvendosa në vetëdijen se jam pjesë e një njerëzimi më të madh. Se funksionoj brenda një hierarkie njerëzish që janë mbi mua dhe poshtë meje, dhe se jam duke u ngjitur në një shkallë. Në këtë mënyrë, u largova nga mënyra lineare e shikimit të botës dhe marrëdhënies time me të?- dëshmon ajo.
Mjekja beson se vetja jonë origjinale, është pjesa prej nesh që besoj se shfaqet në 5 minutat e fundit të jetës sonë. ?Kur jemi në shtratin e vdekjes, hemisfera e majtë e trurit nis ta humbasë vetëdijen. Ne ndryshojmë rrënjësisht, dhe bota e jashtme sepse nuk është më e vlefshme.
Ajo që është me vlerë, është ajo që ne jemi si qenie njerëzore dhe çfarë bëmë me jetën tonë për të ndihmuar të tjerët. Të gjithë ne përballemi me të, dhe unë mendoj se është dita e gjykimit.
Por nuk mendoj se është gjykimi i diçkaje përtej nesh; është gjykimi i vetvetes. Ata që nga ne janë të përfshirë në gjykimin e jashtëm, nuk po ngadalësojnë sa duhet për të reflektuar mbi thelbin e asaj që jemi si qenie njerëzore, dhe çfarë mund të ishim në lidhje me njëri-tjetrin?- thekson më tej Tejlor.
Tani që dëgjimi mendohet gjerësisht si shqisa e fundit që fiket gjatë procesit të vdekjes, dhe se një përvojë e lumtur mund ta zëvendësojë frikën, ky informacion mund të jetë i dobishëm për të një përcjellje më të paqtë të njeriut tuaj të afërm për në botën tjetër.
Shënim: Bryan Robinson, është profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut, SHBA. Ai është autor i më shumë se 37 librave./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Nga Jan Zielonka “New Statesman”* Reagimet ndaj pandemisë së...
Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet ...
Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të ...
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesi...
Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revoluc...
Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri...
Nga Augustin Doehler “War On the Rocks”Shtëpia e Bardhë kish...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që p...
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”* Donald Trump e nisi garën e ...
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë...
Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sug...
Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...