web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandemia e Covid-19 dhe politika e kufijve

13 Korrik 2020, 06:27, Blog CNA

Nga Jan Zielonka ?New Statesman?

* Reagimet ndaj pandemisë së Covid-19, kanë nxitur një politikë të re të kufijve. Ne jemi të urdhëruar të rrimë brenda në shtëpitë tona, kufijtë kombëtarë janë mbyllur, udhëtimet jashtë vendit janë kufizuar, ndërsa qeveritë kanë rikthyer sovranitetin e territorit.

Edhe pse këto politika synojnë të parandalojnë përhapjen e virusit, ne po shohim në mbarë botën një konfigurim të ri të autoritetit, territorit dhe të drejtave. Dhe kjo gjë do të ketë ndikime të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë. Qasja jonë ndaj hapësirës dhe lirisë së lëvizjes, nuk ka qenë kurrë e thjeshtë.

Kolonët e hershëm, i kishin qejf muret dhe rrethimet, ndërsa nomadët dhe gjahtarët ishin kundër tyre. Njerëzit pa dokumentacionin ?e duhur?, e kanë ende të kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes në shumë vende. Ndërkaq, dëbimet dhe zhvendosjet nga hapësirat e jetesës, janë bërë të zakonshme si në shtetet demokratike, ashtu edhe ato autoritare.

Liberalët thonë se kufijtë e hapur, krijojnë njohuri të reja dhe sjellin përfitime financiare. Sovranistët pretendojnë me të drejtë se kufijtë e hapur, ftojnë ardhjen e emigrantëve të shumtë, që u vjedhin vendasve vendet e punës, dhe futin zakonet e tyre kulturore. Sovranistët në të majtë, i shohin kufijtë e hapur si shkakun kryesor të pabarazive ekonomike dhe sociale. Një çështje përcaktuese e kohës sonë, është nëse demokracia dhe politika sociale mund të mbijetojnë me politikat e kufijve të hapur dhe identitetet kulturore të vagullta (kozmopolite ose evropiane).

Nëse kufijtë janë të hapur apo mbyllur, kjo varet jo vetëm nga vendimet politike, por edhe nga kapacitetet teknologjike dhe administrative.  Në Mesjetë kontrolli i kufijve territoriale ishte i vështirë. Sot interneti ua vështirëson qeverive kontrollonin e flukseve financiare apo atyre të komunikimit.

Kufijtë janë gjithmonë relativë, sikurse është në fakt edhe fuqia e shteteve që i administrojnë ato. Por kufijtë nuk janë vetëm disa vija ndarëse në një hartë. Ato përfaqësojnë edhe institucione komplekse, që përcaktojnë lidhjen midis territorit, autoritetit dhe të drejtave.

Ato bëjnë dallimin midis vetvetes dhe të huajve, midis publikes dhe privates, dhe midis sundimtarëve dhe subjekteve që sundojnë. Kufizimet ndaj lirisë së lëvizjes për shkak të pandemisë, ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Vendimet nuk janë diktuar gjithmonë nga konsideratat mjekësore apo ato ekonomike, duke zbuluar kësisoj një shkallë të caktuar të arbitraritetit qeveritar. Për shembull, rregullat për distancimin social ndryshojnë nga Britania e madhe dhe Danimarkës.

Kufijtë kombëtarë  janë mbyllur, edhe pse mjekët kanë argumentuar se mbyllja e kufijve rreth qendrave të vogla rajonale ose urbane, është shumë më efektive në zvogëlimin e përhapjes së Covid-19.

Në fazat fillestare të pandemisë, kufizimet ndaj lirisë së lëvizjes u pranuan nga qytetarët. Por rezistenca publike ndaj tyre po rritet. Tregjet vështirë se mund të funksionojnë pa lirinë e lëvizjes, edhe nëse disa transaksione mund të kryhen virtualisht falë internetit.

Masat kufizuese ndaj lëvizjeve tona janë bërë normaliteti ynë i r. Personat e infektuar me koronavirus, vendosen nën karantinë. Ndërkohë, po përdoret pajisjet gjurmuese. Lejohen vetëm disa lloje tubimesh publike. Kufizimet e udhëtimeve jashtë vendit, vazhdojnë që të mbeten në fuqi.

Qeveritë po kërkojnë që kompanitë vendase, të bëhen më pak të ndërvarura nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Dhe e gjitha kjo po ndodh në kuadër të një konfigurimi të ri të hapësirës, ??autoritetit dhe të drejtave në të gjithë globin dhe brendapërbrenda shteteve.

Pasoja e parë e kësaj politike të re mbi hapësirën, ka të bëjë me marrëdhëniet midis qytetarëve. Bllokimet dhe urdhrat për distancim fizik, e prishin afërsinë tonë shoqërore, lidhjet dhe zakonet tona. Një shoqëri e atomizuar, bie më lehtë pre e politikës së autokratëve të ndryshëm.

Në rast se nuk hiqen shpejt kufizimet mbi lirinë tonë për të lëvizur dhe u shoqëruar me njëri-tjetrin, ne mund t?i shohim qytetarët të jenë gjithnjë e më pasivë dhe të fokusuar tek vetvetja, të paaftë në planin afatgjatë për t?u ngritur në mbrojtje të të drejtave të tyre kolektive.

Pasoja e dytë, ka të bëjë me marrëdhëniet midis shtetit dhe qytetarëve. Kufizimet ndaj lëvizjes së qytetarëve, janë përdorur nga shumë qeveri për qëllime politike:në Hungari ato kanë vënë kryesisht në shënjestër pakicat, ndërsa parlamentet thuajse kudo janë mënjanuar.

Ndërkohë, kemi parë ngritjen e një shteti ?paternalist?, për të përdorur shprehjen e politikanit italian Mateo Renci, ?që hyn në jetën tonë dhe prodhon gjithnjë e më shumë vetë-deklarime, për të justifikuar situatën ku gjendemi aktualisht?.

Pasoja e tretë negative, ka të bëjë me marrëdhëniet midis shteteve dhe rrjeteve trans-nacionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet tona personale, transaksionet ekonomike dhe angazhimet publike, kanë qenë të lidhura me organizata pa lidhje me ndonjë territor apo vend të caktuar, që na sigurojnë shkëmbimin e informacionit, mbështetje juridike, lobim dhe përfitime të tjera.

Rrjetet e qyteteve, bankierët, ambientalistët apo organizatat mediatike kanë qenë agjentët kryesorë të lidhjes përtej kufijve kombëtarë. Rrjetet nuk janë vetëm më pak territoriale, por edhe më spontane, më të decentralizuara, më informale dhe hibride sesa shtetet.

Kjo i bën ato më efektive sesa shtetet në marrjen dhe shkëmbimin e njohurive, dhe përdorimin e tyre në tregti, financa, komunikim dhe siguri. Por me shfaqjen e pandemisë, shtetet kanë rikthyer sovranitetin mbi kufijtë e tyre, dhe bllokimet që pasuan, i kanë dëmtuar lidhjet trans-nacionale.

Shtetet kanë ndaluar eksportet e pajisjeve mjekësore edhe brenda Bashkimit Evropian. Ato kanë shpëtuar nga falimentimi kompanitë e mëdha kombëtare, siç është linja ajrore gjermane ?Lufthansa?; kanë përdorur strategji kombëtare për të luftuar virusin; ndërsa i kanë përçmuar organizatat ndërkombëtare; dhe kanë shpërfillur OJQ-të trans-nacionale.

Virusi mund t?i injorojë kufijtë kombëtarë, por qeveritë janë të zëna me forcimin e tyre. Globalizimi dhe integrimi evropian, janë tashmë të kërcënuara. Rrjetet trans-nacionale po përpiqen të mbijetojnë në një mjedis me gjithnjë e më shumë mure, rregullore kombëtare dhe një frikë të shtuar nga kulturat ?e huaja?.

Për Aristotelin, vetëm Zotat ose personat e dhunshëm, mund të ishin qenie në izolim të plotë. Ndërkohë natyra njerëzore kërkon një bashkësi personash, një vend apo territor ku të jetojë. Politika e pandemive, na ka privuar nga kjo e fundit, dhe ne nuk e dimë se çfarë do të thotë dalja nga bllokimet aktuale, apo se çfarë na pret më tej./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga