Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revolucionit Francez, u lye me gjalpë dhe më pas u dogj i gjallë nga turma.
Kur iu pre koka mbretit Luigji XVI gjatë Revolucionit Francez, njerëzit ngjyen shamitë e tyre në gjakun e tij, ndërsa shitën si suvenire pjesë të flokëve të tij. Një shami e tillë u gjet mbi 200 vjet më vonë, e fshehur brenda një kungulli të tharë.
Revolucionarët francezë e shembën Fortesën e Bastijës me mjete rrethanore, pasi nuk kishin eksplozivë.
Franca ishte gati e falimentuar nga Lufta Shtatëvjeçare, dhe nga ndihma që iu dha amerikanëve gjatë Luftës së tyre Revolucionare. Kriza ekonomike, e rriti tensionin midis shtresave të ndryshme shoqërore në Francë, gjë që çoi tek Revolucioni Francez.
Para Revolucionit, Ministri i Financave, Zhak Neker, sugjeroi që familja mbretërore të miratonte një buxhet konkret për të kursyer paratë. Ai u shkarkua menjëherë nga puna.
Avokati Maksimilian Robespier, nxiti krimet më të përgjakshme të Revolucionit Francez, i njohur si Mbretërimi i Terrorit. Vetëm midis viteve 1793-1794, ai firmosi 16.694 dënime me vdekje. Robespier e zëvendësoi katolicizmin me një fe të quajtur ?Kulti i Qenies Supreme?, që drejtohej prej tij.
Në korrikun e vitit 1794, Robespieri u përpoq të vriste veten për të shmangur arrestimin. Ai dështoi, duke mbetur i plagosur rëndë në nofull. Pak para se të ekzekutohej me prerje koke ne gijotinë, fjalët e tij të fundit ishin ?Faleminderit, zonjë?, drejtuar një gruaje që i dha një shami për të fshirë nofullën e tij që vazhdonte t?i kullonte gjak.
Gjatë Revolucionit Francez, gijotina ishte metoda e preferuar e ekzekutimit. Personi i fundit që u ekzekutua në të ishte Hamida Xhanbudi në vitin 1977. Franca e anuloi dënimin më vdekje në vitin 1981.
Para Revolucionit Francez, një stuhi e fortë breshëri dëmtoi rëndë të korrat, duke çuar në një mungesë të madhe të ushqimit, dhe në rritjen e jashtëzakonshme të çmimit të bukës.
Revolucioni Francez, pati shumë efekte afatgjata në historinë moderne, përfshirë nxitjen e rënies së monarkive absolute në të gjithë botën, si dhe të një vale konfliktesh botërore.
Motoja e Revolucionit Francez ?Liri, vëllazëri, barazi?, u shndërrua në sloganin simbol të trazirave të mëvonshme në historinë moderne, siç ishte Revolucioni Rus mbi 100 vjet më vonë.
Sharlot Kordej, një mbështetëse e moderuar e Revolucionit, vrau një nga udhëheqësit më të njohur Zhan Pol Mara në vaskën e banesës së tij më 13 korrik 1793. Ajo u ekzekutua 4 ditë më vonë në gijotinë.
Dramaturgu Olimp de Goge, hartoi dhe publikoi ?Deklaratën e të Drejtave të Gruas dhe të Qytetarit?. Jakobinët e ekzekutuan në gijotinë në nëntor 1793.
Një nga mikeshat më besnike të Maria Antonetës, Princesha dë Lambal, u masakrua në rrugët e Parisit. Pasi refuzoi të besohej për besnikëri ndaj Revolucionit Francez, anëtarët e parlamentit e nxorën me forcë në rrugë, ku e priste një turmë njerëzish të egërsuar, që e vranë dhe më pas e copëtuan trupin e saj.
Gati 60.000 gra marshuan në Francë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të bukës dhe mungesës së saj në dyqane. Protesta e tyre, ishte fillesa e lëvizjes kundër sundimit mbretëror.
Gjatë Revolucionit Francez, u sulmuan dhe shkatërruan të gjitha simbolet e monarkisë. U hapën varret e mbretërve, mbretëreshave dhe aristokratëve, teksa kufomat e tyre u dogjën dhe asgjësuan.
Para Revolucionit Francez, një bukë kushtonte sa paga e një jave. Shumë fshatarë rrezikonin vdekjen nga uria.
Kur familja mbretërore u përpoq të arratisej, ajo u zbulua dhe u kap shumë shpejt. Fytyra e mbretit ishte e stampuar në çdo monedhë franceze, duke e bërë shumë të lehtë identifikimin e tij nga kryengritësit.
Gjatë Revolucionit Francez, ekzekutimet me vdekje ishin një formë popullore e argëtimit. Njerëzit shkonin dhe zinin vend në sheshe që herët në mëngjes, që të kishin një fushëpamje sa më të mirë të gijotinës, dhe blinin listat e atyre që do të ekzekutoheshin atë ditë. Ata merrnin me vete edhe fëmijët e tyre.
Francezët e uritur, e urrenin stilin e jetës ekstravagante që bënte mbretëresha Maria Antoneta. Ndaj ata i vendosën asaj nofkën ?Madam Defiçiti?./Përshtati në shqip CNA.al
Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri...
Nga Augustin Doehler “War On the Rocks”Shtëpia e Bardhë kish...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që p...
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”* Donald Trump e nisi garën e ...
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë...
Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sug...
Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë...
Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luft...
Rritja e rasteve të reja me Covid-19, ka detyruar shumë vend...
Nga Wolfgang Munchau “The Financial Times”* A duhet të shtyj...
Nga Paul Krugman “The New York Times”* Amerika është në pari...
* Më 8 korrik 1947, gazeta “Roswell Daily Record” botoi një ...
Nga Donald Trump* Nuk mund të ketë vend më të mirë për të fe...
Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dh...
Nga H. R. McMaster* Në dekadat që pasuan tërheqjen e SHBA-së...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...