web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse bolshevikët vranë Car Nikollën II dhe Romanovët?

18 Korrik 2020, 06:45, Blog CNA

Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894, ai dukej tërësisht konfuz. ?Çfarë do të ndodhë me mua… po me gjithë Rusinë??- e pyeti një këshilltar kur mori fronin. ?Unë nuk jam i gatshëm të jem një Car. As që kam dashur të bëhem i tillë?.

Njëzet e katër vjet më vonë, ai dukej po aq i hutuar kur një grup njerëzish të armatosur, pjesëtarë të policisë sekrete bolshevike, u rreshtuan para tij për ta vrarë bashkë me familjen. Megjithëse ishte rrëzuar nga froni muaj më parë, i ishte vjedhur kurora dhe ishte burgosur, ai nuk e priste atë fund tragjik.

Por, ndryshe nga Car Nikolla, historianët kanë renditur arsyet e sakta se pse familja Romanov u vra në mënyrë brutale, bashkë me kontekstin historik që çoi në rrëzimin e dinastisë që themeloi perandorinë e madhe ruse. Rrënjët e vrasjes së familjes Romanov, mund të gjenden që në fillimet e mbretërimit të tij.

Si djali i madh i Carit Aleksandër III, Nikolla ishte trashëgimtari i paracaktuar i fronit të babait të tij. Por Aleksandri nuk e përgatiti si duhet të birin, për të sunduar një Rusi që ishte e përfshirë nga trazira të mëdha politike. Një autokrat i rreptë, Aleksandri besonte se një Cari duhet të sundonte me grusht të hekurt.

Ai ndaloi cilindo brenda Perandorisë Ruse që të fliste ndonjë gjuhë jo-ruse (madje edhe në vende si Polonia), goditi lirinë e shtypit, dhe dobësoi institucionet politike të popullit të tij. Për pasojë, Nikolla trashëgoi një Rusi të trazuar.

Disa ditë pas kurorëzimit të tij në vitin 1894, gati 1.400 qytetarë vdiqën të shkelur nga turmat gjatë festimeve për kurorëzimin e tij. Ata ishin mbledhur në një fushë të madhe në periferi të Moskës, për të marrë dhurata, por gjithçka përfundoi në tragjedi.

Ajo ngjarje, përfaqësonte një fillim shqetësues për mbretërimin e Nikollës, dhe reagimi i tij brutal, i dha atij pseudonimin ?Nikolla i përgjakshëm?. Gjatë gjithë mbretërimit të tij, Nikolla u përball me pakënaqësitë në rritje të nënshtetasve të tij.

Ai zhvilloi një luftë kundër Japonisë të cilën e humbi. Qeveria e tij masakroi afro 100 protestues të paarmatosur gjatë një tubimi paqësor në vitin 1905. Djali i Nikollës, princi i kurorës, Aleksei, lindi me sëmundjen e hemofilisë. Por familja e mbajti sekret sëmundjen e tij.

Caresha Aleksandra, u bë gjithnjë e më shumë e ndërvarur nga Grigori Rasputin, një klerik mistik, për të cilin ajo besonte se i kishte shpëtuar jetën e të birit. Ndikimi në rritje i Rasputinit brenda familjes mbretërore, u pa me shumë dyshime në publik.

Pastaj në vitin 1914, Rusia u përfshi në Luftën e Parë Botërore, tërësisht e papërgatitur për shkallën dhe intensitetin e luftimeve. Rusët u tmerruan nga numri i viktimave në front. Rusia kishte numrin më të madh të vdekjeve në atë luftë:mbi 1.8 milionë ushtarë, dhe rreth 1.5 milionë civilë.

Lufta shkatërroi çdo lloj normaliteti. Pa burrat në shtëpi, dhe me urinë që pllakosi shumë zona, njerëzit nisën të rebelohen. Në fillim, Nikolla nuk pranoi të abdikonte nga froni, por në marsin e 1917-ës e bëri këtë gjë. Gjatë Revolucionit të Tetorit, bolshevikët e burgosën familjen perandorake.

Nikolla u përpoq t?i bindte britanikët dhe pastaj francezët t?i jepnin azil. Tek e fundit, gruaja e tij ishte mbesa e Mbretëreshës Viktoria. Por që të dyja vendet refuzuan, dhe Romanovët e panë veten në duart e qeverisë revolucionare. Jeta e tyre e re ishte shumë ndryshe nga jeta mbretërore në Pallatin e Dimrit në Shën Petersburg.

Familja mbretërore u vendos së fundmi në Shtëpinë e Ipatievit në Ekaterinburg. Mbrëmjen e 17 korrikut 1918, familja Romanov u zgjua nga gjumi. Rojet i thanë të përgatiteshin për një zhvendosje tjetër. Gratë bënë gati gjërat e tyre, ndërsa në rroba fshehën bizhutë e çmuara, dhe një sasi të madhe parash.

Pastaj, ata u dërguan poshtë në bodrum, ku u qëlluan më armë dhe në fund u çanë me bajoneta. Të shtatë Romanovët vdiqën. Ajo që u duk si një vrasje e momentit, ishte në fakt një veprim i planifikuar me kujdes. Për ditë të tëra, rojet e përgatitur shtëpinë për krimin.

Ata kishin gjetur benzinën dhe acidin sulfurik me të cilin  do të digjnin dhe shpërfytyronin kufomat. Jakov Jurovski, që koordinoi vrasjet, u dekorua personalisht nga Lenini, udhëheqësi i bolshevikëve.

Lenini dhe revolucionarët, e shihnin Nikollën dhe monarkinë si një tumor që e bënte të pamundur ngritjen e klasës punëtore. Por si për ironi, atentatet që ata orkestruan për të zhdukur  monarkinë, patën pasoja për kauzën e tyre. Lajmet se Cari ishte vrarë i dëshpëroi rusët, që nisën të ishin nostalgjikë për monarkinë e rrëzuar.

Edhe sot, në Rusi ka një segment të shoqërisë ruse që dëshiron rivendosjen e monarkisë, përfshirë një oligark që financon një shkollë të krijuar enkas, për t?i përgatitur rusët e pasur për një Rusi monarkike në të ardhmen. Nikolla mund të mos ketë ditur si ta sundojë Rusinë, por monarkia për të cilën ai kishte kaq shumë ndërdyshje, ka ruajtur një pjesë të tërheqjes së saj edhe 112 vjet pas vrasjes së tij./ history.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga