Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Nga Patrick J.Deneen ?Newsweek?
* Shumica e njerëzve, thonë se një tipar përcaktues i Amerikës, është ai i një kombi liberal. Në një farë mënyre, kjo nuk është e vërtetë për asnjë vend tjetër, shumica e të cilëve kanë njohur forma të ndryshme të qeverisjes dhe të vetë-kuptimit politik.
Konservatorë si Xhorxh Uill dhe Xhonah Goldberg, dhe liberalë si Jasha Munk dhe Barak Obama – pavarësisht dallimeve mes tyre – besojnë se Amerika është liberale, dhe se rruga për të dalë nga kriza jonë politike aktuale, është riparimi i themeleve liberale të vendit.
Ndërsa njerëzit dallojnë në mënyrën sesi e përcaktojnë liberalizmin amerikan, ekziston një konsensus i gjerë se ai fillon me Deklaratën e Pavarësisë. Qeniet njerëzore janë të pajisura me të drejta ose sfera të caktuara të lirisë, të cilat nuk mundet as ?të tjetërsohen?, dhe as të zvogëlohen.
Këtu përfshihet ?jeta, liria dhe përpjekja për të qenë të lumtur?. Qeveritë janë themeluar për të ?garantuar? këto të drejta. Duke i bërë jehonë argumenteve të epokës së Iluminizmit të anglezit Xhon Lok, se njerëzit janë nga natyra ?të lirë dhe të pavarur?; duke menduar për ta në një ?gjendje natyrore?, ku të jenë në gjendje të bëjnë atë që dëshirojnë.
Sipas një këndvështrimi të tillë të kontratës shoqërore, ne krijojmë qeveri që kufizojnë disa nga të drejtat tona, në mënyrë që të gëzojmë plotësisht të drejtat e tjera. Kjo filozofi u përpoq të rrëzonte një sistem më të vjetër, që e përkufizonte statusin e njerëzve që nga lindja:fisnik ose shërbëtor, aristokrat ose njeri i zakonshëm, mbret apo nënshtetas i mbretit.
Liberalizmi ishte mbi të gjitha një deklaratë e pavarësisë nga çdo identitet që nuk e kemi zgjedhur ne vetë, përqafimi i një kufiri, në të cilin ne ishim thjesht ata që donim. Një nga arsyet pse amerikanët e pëlqejnë librin ?The Great Gatsby?, është sepse personazhi kryesor Xhej Getsbi mishëron ëndrrën për t?u bërë një person krejtësisht i ri, për të mos qenë më provinciali i Mes-perëndimit, por financieri i sofistikuar i Nju Jorkut, e kaluara e të cilit është objekt spekulimesh dhe misteresh, ndërsa e ardhmja e tij mund të imagjinohet me lehtësi.
Jam dakord me Xhorxh Uill dhe Xhona Goldberg, se koncepti i vetë-përkufizimit është i ngulitur thellë në psikikën kolektive të Amerikës. Por nga ana tjetër, Amerika dhe establishmenti i saj nuk kanë qenë në asnjë rast peng vetëm të kësaj filozofie, pasi ka pasur shumë trashëgimi, praktika dhe vetë-kuptime të tjera, që e komplikuan dhe madje kundërshtuan këtë filozofi liberale.
Kjo përfshin mbi të gjitha, trashëgiminë fetare të Amerikës, përfshirë Puritanizmin që ishte i pranishëm edhe para themelimit të SHBA-së; sektet e ndryshme protestante që u vendosën në pjesë të ndryshme të vendit; valët migratore të katolikëve që arritën në SHBA në shekujt XIX dhe XX; hebrenjtë që erdhën rreth asaj kohe, dhe që më vonë i shpëtuan fashizmit; dhe së fundmi myslimanët që krijuan bashkësi të reja në të gjithë vendin.
Këto tradita abrahamike, ligjëruan në mënyrat e tyre të ndryshme mësime rrënjësisht të ndryshme për veten tonë:përfshirë besimin se ?pavarësia? nga të tjerët dhe nga natyra, nuk është forma e vërtetë e lirisë, por sjellja që e dëboi Satanain nga Parajsa.
Se të drejtat pa misione dhe detyrime më themelore, janë thjesht sulme ndaj të tjerëve;se shoqëria njerëzore dhe qeveria janë të rregulluara dhe drejtuara nga ligjësitë natyrore dhe të përjetshme, që nuk u përkulen pafundësisht tekave të njerëzve.
Për më tepër, duke jetuar në një sistem politik federal, dhe duke qeverisur veten, ne zhvilluam praktika që e vinin theksin jo thjesht tek të drejtat tona individuale, por edhe tek detyrat dhe përgjegjësitë tona qytetare. Gjatë vizitës në SHBA në vitet 1830, Aleksis dë Tokëvil i lavdëroi amerikanët për pjesëmarrjen e tyre aktive qytetare në vetëqeverisjen lokale.
Por studiuesi francez vuri në dukje se amerikanët prireshin t?i justifikonin veprimet e tyre në drejtim të interesit vetjak, edhe kur ato ishin me frymë publike dhe altruiste. Siç theksoi ai, ?ata i bëjnë më shumë nder filozofisë së tyre sesa vetvetes?
Liberalizmi amerikan ishte i mundur, vetëm sepse Amerika nuk ishte plotësisht liberale.
Por sot ne kemi bërë atë që filozofia jonë liberale na imagjinoi të jemi: pa detyrime dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, pa detyrime ndaj brezave të kaluar dhe të ardhshëm, padronë të natyrës, që e konsiderojmë atë si plaçkën vetjake që duhet përdorur dhe abuzuar.
Me dobësimin e fesë, centralizimin e politikës sonë, zgjerimit të tregut global dhe humbjes e përgjegjësisë qytetare, ne kemi krijuar me dashje kushtet e shteti hobesian: të një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve.
Për më tepër, ky sistem që u krijua për të rrëzuar sundimin arbitrar të aristokracisë së vjetër, i ka dhënë shumë fuqi një elitë të re të fuqishme. Një sistem që premtoi liri, duke çliruar njerëzit nga njerëzit e tjerë – nga vendi, familja, traditat dhe historia – është dëshmuar ideal për një nënshtresë të vogël njerëzish, që lulëzon në një botë pa kufij dhe të zgjedhjeve të pakufizuara, në mesin e dobësimit të institucioneve tradicionale që dikur na udhëzonin.
Të ashtuquajturit ?konservatorë? e çuan më tej tregun e lirë liberal, teksa pretendojnë të mbështesin ?vlerat familjare? që minon kapitalizmi i xhunglës; ndërsa të ashtuquajturit progresistë po dominojnë institucionet elitare, siç janë universitetet, ku vjellin përditë vrerin e tyre në formën e egalitarizmit.
Sot elitat në SHBA, janë mbledhur në zona të caktuara të pasura dhe të shtrenjta urbane të vendit, duke mos jetuar më përkrah klasës punëtore, dhe duke i parë këta të fundit me përbuzje dhe përçmim. Ndërkohë, institucionet vendore degraduan, duke dëmtuar veçanërisht perspektivat për një jetë të denjë të atyre që përfshihen në klasën punëtore të të gjitha racave.
Në Uashington kanë qarkulluar prej dekadash elitat e dy partive që mbështesin anët e ndryshme të së njëjtës ?monedhë? liberale, duke e zgjeruar tregun global, dhe duke dëmtuar institucionet dhe praktikat fetare, familjare dhe qytetare që janë burimet më jetike të arsimit, lirisë së vërtetë dhe mundësive të barabarta.
Politika jonë sot është bërë kaq konfliktuale, për shkak se liberalizmi ka dështuar. Ashtu si aristokratët e vjetër, disa do të luftojnë edhe sot me egërsi për ta ruajtur këtë sistem nga pakënaqësive në rritje ndaj tij. Por ashtu si liberalët e vjetër -që disa shekuj më parë kërkuan një ndryshim thelbësor, por sot janë shndërruar në establishmentin e korruptuar oligarkik- energjia dhe debatet më kryesore po zhvillohen midis atyre që kërkojnë të hedhin themelet e një të ardhme post-liberale, dhe jo atyre që na tregojnë se çdo gjë është në rregull, mjaft që të hedhim shikimin në lagjet më elitare të Uashingtonit.
Shënim: Patrick J. Deneen është profesor i shkencave politike në Universitetin Notre Dame, dhe autori i librit ?Pse dështoi liberalizmi?.
Marrë me shkurtime/ Përshtatur nga CNA.al
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Nga Jan Zielonka “New Statesman”* Reagimet ndaj pandemisë së...
Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet ...
Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të ...
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesi...
Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revoluc...
Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri...
Nga Augustin Doehler “War On the Rocks”Shtëpia e Bardhë kish...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që p...
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...