Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradhtar, lindi në Firesdal të Norvegjisë më 18 korrik 1887, në shtëpinë e klerikut Xhon Lauric. Që fëmijë, Kuisling ishte i interesuar për fenë, metafizikën dhe matematikën. Në moshën 12-vjeçare, ai shpiku madje një formulë matematikore që mësohet ende sot në shkollat norvegjeze.
Prindërit e tij projektuan për të një karrierë në ushtri. Kuisling u diplomua në akademinë ushtarake me notat më të larta të arritura ndonjëherë, çka i siguroi një pritje të veçantë nga mbreti. Në vitin 1917 arriti të marrë gradën e kapitenit, ndërsa në vitin 1931 u gradua major.
Kuisling pati ndërkohë edhe një karrierë diplomatike. Ai shërbeu si atashe ushtarak në Petrograd të Bashkimin Sovjetik në vitet 1918- 1919, dhe më pas në Helsinki të Finlandës. Në fillim të viteve 1920, Kuisling shërbeu edhe në Komitetin Ndërkombëtar të Ndihmës në Ukrainë, që në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Aty ai u njoh dhe martua me Maria Pasek. Kuisling mësoi të fliste rrjedhshëm rusisht, dhe më vonë shkroi disa libra mbi vendin e madh komunist. Në fund të viteve 1920, Kuisling shërbeu si diplomat në Moskë. Ai u vlerësua nga britanikët në vitin 1929 për përpjekjet e tij në rregullimin e marrëdhënieve midis Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë. Koha që kaloi në Bashkimin Sovjetik e bindën atë, se komunizmi ishte një sistem politik që duhej pasur frikë. Në vitet 1931-1933, Kuisling ishte Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë. Politika e tij ishte shumë konservatore. ?Ka pak dyshime se socializmi, përveç përkrahësve të tij në mesin e inteligjencës hebreje, është kryesisht i përhapur tek klasat e ulëta të Evropës Qendrore dhe shumicën e banorëve sllavë të Evropës Lindore. Bolshevizmi mund të përshkruhet pra si një lëvizje aziatiko-sllave, e udhëhequr nga mendjet herreje?-shkroi Kuisling.
Ai druhej se udhëheqësit e Partisë laburiste në Norvegjezi, po planifikonin një revolucion të ngjashëm më atë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1932, e braktisi Partinë Agrare për të themeluar partinë e tij politike, Partinë e Unitetit Kombëtar, që u ndihmua financiarisht nga Gjermania, dhe u modelua sipas Partisë Naziste.
Kjo parti ekstreme e krahut të djathtë, synonte zhdukjen e sindikatave dhe parandalimin e vendosjes së komunizmit në vend. Uniteti Kombëtar nuk ishte shumë popullor në Norvegji. Kjo parti mori vetëm 28.000 vota në zgjedhjet e vitit 1933, dhe vetëm 14.000 vota në vitin 1936.
Por historianët debatojnë ende mbi rolin e Kuisling në pushtimin gjerman të Norvegjisë. Disa mendojnë se ishte ai që i shtiu në mendje Hitlerit idenë e pushtimit, ndërsa të tjerë pretendojnë se Hitleri e kishte në kokë atë plan gjatë gjithë kohës, dhe thjesht përdori Kuislingun për ta vënë në zbatim.
Gjithsesi, duket se gjatë një vizite në Berlin në dhjetorin e vitit 1939, Kuisling diskutoi me Hitlerin se sa e vlefshme do të ishte që Gjermania ta pushtonte Norvegjinë. Përveç kësaj, Kuisling e informoi Hitlerin se fuqitë perëndimore po planifikonin marrjen nën kontroll të bazave kryesore në Norvegji, me përlqimin e qeverisë në Oslo.
Hitleri e pagoi me 200.000 marka ari Kuislingun për këto të dhëna të çmuara. Pushtimi gjerman i Norvegjisë dhe Danimarkës nisi më 9 prill 1940. Danimarka u dorëzua menjëherë. Gjermanët sulmuan Norvegjinë duke përdorur anije luftarake dhe parashutistë, por u përballën për disa javë me një rezistencë të ashpër.
Menjëherë pas pushtimit, Kuisling e shpalli veten si kreu i ri i qeverisë. Ai bëri thirrje për mbështetje vullnetare të Gjermanisë. Këto veprime u ndërmorën pa mbështetjen e popullit apo qeverisë, duke shkelur ligjet dhe kushtetutën e vendit. Vetë Norvegjia, do të preferonte të mbetej neutrale. Norvegjezët i rezistuan më armë jo vetëm gjermanëve, por edhe Kuislingut dhe qeverisë së tij. Brenda disa ditësh, ata nisën ta quanin tradhtar. Mbreti Hakon VII dhe qeveria e tij, ishin larguar para se të përparonin trupat gjermane.
Kur mbreti në ekzil nuk pranoi të abdikojë apo të njohë qeverinë e tij, Kuisling dha dorëheqjen, pasi e mbajti pushtetin për vetëm një javë. Ai u zëvendësua nga Ingolf Kristensen. Pas 2 muajsh luftimesh të ashpra, mbreti dhe qeveria e tij shkruan në Angli. Norvegjia iu dorëzua nazistëve në 10 qershor.
Kuisling u bë sërish kryeministër më 25 shtator 1940. Pas kapitullimit të Gjermanisë naziste, Kuisling u arrestua, u shpall fajtor për tradhti të lartë, dhe u dënua me vdekje. Ai u ekzekutua në Oslo më 24 tetor 1945. Që nga ajo kohë, termi ?kuisling? ka hyrë në gjuhën angleze po jo vetëm, si sinonim i tradhtarit të kombit. Si për ironi, në norvegjisht fjala ?kuisling? do të thotë dhuratë nga Zotat./Përshtatur nga CNA.al
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Nga Jan Zielonka “New Statesman”* Reagimet ndaj pandemisë së...
Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet ...
Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të ...
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...