Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Derek Thompson ?The Atlantic?
* ?Imuniteti ndaj Covid-19, mund të humbasë në pak muaj?- deklaroi britanikja ?The Guardian? javën e kaluar, duke iu referuar një studim të ri nga Mbretëria e Bashkuar. Revista ?Forbes? e reduktoi akoma më shumë këtë afat kohor:Sipas një studimi, imuniteti ndaj koronavirusit mund të zhduket brenda disa javësh.
Ndërsa ?San Francisco Cronicle? bëri një parashikim edhe më të zymtë:?Me antitrupat e koronavirusit që zhduken shpejt, zbehen shumë edhe shpresat e vaksinës?. Studiuesit e Kolegjit Mbretëror të Londrës, kishin testuar në mënyrë të përsëritur nga marsi deri në qershor më shumë se 90 njerëz të prekur me Covid-19.
Disa javë pas infeksionit, gjaku i tyre ishte plot antitrupa, që janë proteinat që e luftojnë virusin. Por dy muaj më vonë, shumë prej tyre ishin zhdukur. Dhe pasojat dukeshin të rënda. Nëse mbrojtja jonë ndaj Covid-19 zhduket brenda disa javësh, njerëzit mund të preken nga sëmundja për herë të dytë, siç sugjerojnë edhe disa histori të përhapura në media.
Në një botë të tillë, imuniteti i tufës do të ishte në diskutim. Edhe më i zymtë është fakti që vaksinat të cilat funksionojnë në bazë të reagimit antitrupave, do të ishin të padobishme pas vetëm disa muajsh. Unë bisedova me disa shkencëtarë mbi studimin në fjalë.
Përgjigja e tyre:Ju lutem qetësoni, por mos prisni që ne t?ju bëjmë të ndjeheni plotësisht të qetë. ?Padyshim që u shqetësova shumë kur pashë titujt ne media?- thotë Shejn Kroti, virologe në Institutin Joloja për Imunologji. ?Por pastaj analizova të dhënat. Dhe më pas u qetësova disi. Kur trupat tanë luftojnë kundër një infeksioni, ne duam që sistemet tona imunitare të kujtojnë se si ta mposhtin atë përsëri. Dhe i gjithë synimi i vaksinimit, është t?i mësohen sistemit imunitar të njeriut të njëjtat leksione për zgjidhjen e enigmave, pa e ekspozuar atë ndaj plotësisht virusit?- thotë ajo.
Kjo është arsyeja pse studimi i Kolegjit Mbretëror u duk në fillim i frikshëm. Ai zbuloi se numri i antitrupave aktivë – të quajtur ?antitrupat neutralizues? – binte ndjeshëm nga një test në tjetrin, sidomos tek pacientët me simptoma të buta ose pa simptoma fare.
Por në përgjithësi, shkencëtarët dhanë 3 arsye pse duhet pasur më pak frikë nga ky studim. Së pari, sistemi ynë imunitar është një vend misterioz, dhe studimi në fjalë analizoi vetëm një pjesë të tij. Kur një patogjen i ri hyn në trup, sistemi ynë imunitar adaptues aktivizon një ekip të qelizave B, të cilat prodhojnë antitrupa dhe qelizat T.
Antitrupat e qelizave B lidhen me molekulat ?pushtuese?, dhe qelizat vrasëse T gjejnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Prova të shumta sugjerojnë se qelizat T sigurojnë imunitetin më të fortë ndaj Covid -19, por studimi në fjalë nuk kishte matur nivelin e tyre.
?Të analizosh vetëm një pjesë të reagimit imunitar është një studim i paplotë, sidomos nëse shumë pacientë me Covid-19 mbështeten më shumë në qelizat T?-tha Erik Topol, kardiolog dhe drejtor i ?Scripps Research?. Ai më rekomandoi të lexoj një studim të Spitalit Universitar në Strasburg i Francës, që zbuloi se disa njerëz që shërohen nga Covid-19, shfaqin reagime të forta të qelizave T, por pa antitrupa të zbulueshëm.
Së dyti, virologia Kroti me tha që ndërsa rënia e antitrupave ishte shqetësuese, ajo nuk ishte gjithsesi katastrofike. ?Nuk është e pazakontë të kesh zvogëlim të antitrupave pas disa muajsh. Edhe kur bëhet vaksina kundër gripit të zakonshëm, shihet që numri i antitrupave ulet me rreth 75 për qind pas 6 muajsh. E megjithatë ajo është një vaksinë që funksionon prej dekadash?- theksoi ajo.
Së treti, nivelet e ulëta të antitrupave, mund të jenë të mjaftueshme për të luftuar Covid-19, pasi ato mund të sjellin një përgjigje më të madhe imune disa kohë më vonë. ?Ka të ngjarë që njerëzit e infektuar më parë, mund të përdorin përgjigje të kujtesës imunologjike, për të prodhuar antitrupa të rinj në rast se ata ekspozohen sërisj ndaj SARS-CoV-2?- thotë Pamela Bjorkman, biokimiste në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.
?Prandaj unë nuk mund të arrij ende në përfundimin se njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2, nuk janë të mbrojtur nga një infeksion tjetër?- thekson ajo. Përtej këtyre 3 paralajmërimeve për titujt bombastikë në media, disa zhvillime të tjera na japin arsye për të qenë plot shpresë se pandemia nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Hulumtimi mbi vaksinat po vazhdon. Disa studime mbi majmunët, sistemi imunitar i të cilëve është shumë i afërt me ne se i çdo kafshe tjetër, kanë qenë premtuese, duke treguar një reagim të fortë dhe të qëndrueshëm imunitar.
Dhe një studim i fundit, tregon se 17 vjet pasi SARS-i goditi për herë të parë Azinë Lindore, shumë pacientë kanë një ?imunitet të gjatë të qelizave T?, që mund t?i ndihmojnë ata të luftojnë Covid-19./ Përshtatur nga CNA.al
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...