Si mund të detyrohet Kina të japë llogari për përhapjen e Covid-19
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave themelore me pasoja të drejtpërdrejta financiare. Disa qytete polake të shpallura “Zona të pastra prej LGBT-ve” përjashtohen nga fondet e BE-së.
Ende nuk dihet zyrtarisht se cilat qytete do të përjashtohen nga fondet e BE-së për binjakëzimin e qyteteve, por sipas raporteve të mediave, ndër ta do të jetë qyteti Tuchow. Kryetarja e Bashkisë së qytetit, Magdalena Marsza?ek, tha se “ende nuk kemi marrë letër zyrtare nga Komisioni i BE, por unë i kam njoftuar anëtarët e Këshillit se nuk do të marrim asnjë fond prej BE-së”. Ajo vetë kishte qenë kundër “Rezolutës kundër ideologjisë LGBT”, por në fund anëtarët e këshillit bashkiak që i takojnë partisë në pushtet PiS vendosën si deshën, sepse kanë shumicën në këshillin e qytetit. Pasojat e para pasuan – qyteti francez Saint-Jean de Braye dhe ai holandez Nieuwegein e ndërprenë binjakëzimin me qytetin polak Tuchów.
Edhe qyteti Schwerte në NRW e ndërpreu binjakëzimin dhe bashkëpunimin 30-vjeçar me qytetin polak Nowy S?cz. “Vendimi i këshillit tuaj bie ndesh me idenë evropiane për diversitetin,” i shkruajti kryetari i bashkisë së Schwertes, Dimitrios Axourgos, homologut të tij polak, Ludomir Handzel.
Ose fonde evropiane ose homofobi dhe mungesë parash
Krzysztof ?miszek nga Partia e Majta Polake thotë se pasojat financiare nuk janë befasuese. Ai i sheh vendimet e Komisionit të BE-së si një “pasojë natyrore të masave me motive homofobe në disa komuna. Ose respektim të të drejtave të njeriut, dhe të vlerave dhe fonde evropiane ose homofobi dhe mungesë parash – kjo është edhe një zgjedhje civilizatore”, tha Krzysztof ?miszek, i cili edhe vetë bashkëjeton me një burrë.
Sipas tij ndoshta bashki të tjera do të kenë tani frikë që t’i shpallin qytetet e tyre “Zona të pastra prej LGBT-ve”, por masat për ndëprerjen e fondeve për binjakëzimin e qyteteve me siguri do ta shtojnë frymën kundër BE-së.
Retorika anti-LGBT e pranishme kudo
Retorika kundër LGBT-ve është e pranishme jo vetëm tek politikanët lokalë. Edhe presidenti polak, Andrzej Duda tha në fushatën e tij zgjedhore “tani po mundohen të na mbushin mendjen se LGBT janë njerëz, por LGBT është një ideologji” të cilën ai e quan “neobolshevizëm”. Dhe në zonat ku Andrzej Duda fitoi shumicën e votave, një numër i madh komunash dhe bashkish kanë nënshkruar rezoluta anti-LGBT.
Shoqata konservatore e juristëve “Ordo Iuris” ka ndihmuar në përpilimin e një “Karte të të Drejtave të Familjeve” dhe në të edhe pse nuk përmendet fjala LGBT martesa përcaktohet vetëm si lidhje mes burrit dhe gruas. Avokati Nikodem Bernaciak, i cili është po ashtu anëtar i kësaj shoqate, është zemëruar nga vendimi i Komisionit të BE-së. “Karta e të Drejtave të Familjes nuk përmban kurrfarë ideologjie dhe fjala “LGBT” as nuk figuron fare në të. Kjo kartë synon të theksojë mbrojtjen e martesës dhe të nxisë politika miqësore ndaj familjes” – tha ai për DW.
Edhe ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, deklaroi se veprimi i Komisionit të BE-së për të përjashtuar nga fondet e BE-së qytetet që e kanë shpallur veten “Zona të pastra prej LGBT-ve” është “i paligjshëm”. Ziobro thotë se komisionerët e BE-së marrin vendime mbi baza ideologjike dhe duke iu referuar traktateve të BE-së. “Komisioni i BE-së dhe të gjitha autoritetet e BE-së janë të detyruara të respektojnë identitetin kombëtar të vendeve anëtare përkatëse.”
Për BE-në dhe Brukselin ky hap është një veprim simbolik që duhet të shërbejë si një sinjal për të ardhmen. Për herë të parë respektimi i vlerave themelore nuk po kërkohet jo vetëm në mënyrë retorike, por po shoqërohet edhe me pasoja të drejtpërdrejta financiare për gjashtë qytete polake që e kanë shpallur veten “Zona të pastra prej LGBT-ve” ose që kanë miratuar rezolutën për të drejtat e familjes./ DW
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...