Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmetimit të viruseve, të cilat shkaktojnë gripin dhe të ftohurën e zakonshme. Prandaj në muajin mars, kur pandemia e Covid-19 goditi Shtetet e Bashkuara, Tina Hartert nga Shkolla e Mjekësisë Vanderbilt, priste që e njëjta të ishte e vërtetë edhe për koronavirusin e ri SARS-CoV-2.
Por disa muaj më vonë, Hartert dhe ekspertë të tjerë të sëmundjes së frymëmarrjes, po përpiqen ende të zbulojnë sjelljen e këtij virusi, dhe studimet e deritanishme kanë dhënë pak sugjerime mbi efektet e tij tek fëmijët, dhe aftësinë e tyre për të përhapur infeksionin.
E qartë është se fëmijët, sidomos ata më të vegjël, nuk sëmuren aq shumë sa të rriturit, dhe sidomos njerëzit e moshuar, dhe fatmirësisht vdesin rrallë nga Covid-19. Për shembull, një analizë e pjesshme e studimeve ekzistuese shqyrtoi 550 raste fëmijësh nën 18 vjeç në Kinë, Itali dhe Spanjë; dhe zbuloi se vetëm 9 prej tyre u prekën rëndë ose shumë rëndë nga Covid-19, dhe vetëm njëri që kishte edhe sëmundje kronike ndërroi jetë.
Sidoqoftë, çështja nëse fëmijët ka të ngjarë të jenë vektorët që e transportojnë infeksionin tek të tjerët mbetet një shqetësim për shtetet në mbarë SHBA-në dhe jo vetëm, aq më tepër kur në shtator nis shkolla. ?Është padyshim një nga pyetjet kritike, të cilës duhet t?i përgjigjemi. Dhe nuk kemi ende shumë të dhëna për të?- thotë ajo.
Hartert drejton një studim 6-mujor të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, që duket se do t?i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Ai do të ekzaminojë 1.951 familje çdo 2 javë duke nisur nga 1 korriku. Familjet jetojnë kryesisht në zona urbane si Çikago, Nju Jorku dhe Denveri.
Ndërkohë në një studim të botuar në maj, studiuesit analizuan raporte nga më shumë se 600 njerëz nga dy qytete në Kinë:Vuhan, epiqendra e epidemisë, dhe Shangai. Ata zbuluan se fëmijët kishin 30 për qind më pak gjasa që të infektoheshin se sa të rriturit.
Por fëmijët kishin afërsisht 3 herë më shumë shanse të infektoheshin, kur shkollat ??ishin të hapura, duke e zeruar kësisoj ndryshimin me të rriturit. Një tjetër studim i kohëve të fundit nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, e cila përdori të dhëna nga Kina, Italia, Japonia, Singapori, Kanada dhe Koreja e Jugut, zbuloi se njerëzit nën moshën 20-vjeçare kishin afërsisht 50 më pak gjasa që të infektoheshin sesa të rriturit.
Por studiuesit vërejtën ndryshime midis vendeve dhe grupmoshave. Të dhënat e fundit në Angli, gjetën pak ndryshime në shkallën e infeksionit midis fëmijëve dhe të rriturve. Nikolas G.Dejvis, epidemiologu që e drejtoi studimin, tha se ajo që ndodh mes fëmijëve dhe Covid-19 mbetet ende një mister.
Fakti që fëmijët kanë më pak të ngjarë të shfaqin simptoma kur janë të infektuar, e bën edhe më të ndërlikuar përcaktimin se sa e përhapin ata koronavirusin. Por studimet në zhvillim dhe historia e koronaviruseve të zakonshëm që transmetohen nga fëmijët, bën që shumë ekspertë të mendojnë se ata mund ta përhapin virusin Covid-19.
Një studim i kohëve të fundit nga Koreja e Jugut me 5.706 personave të infektuar dhe 59.073 kontakteve të tyre, zbuloi se fëmijët nën 10 vjeç e transmetonin më rrallë virusin tek të rriturit, ndërsa midis 10-19 vjeç e transmetojnë njëlloj si të rriturit e tjerë.
Familjet me fëmijë më të rritur, kishin shkallën më të lartë të përhapjes tek anëtarët e tjerë – 18.6 për qind, ndërsa familjet me fëmijë më të vegjël më të pakët, vetëm 5.3 për qind. Ndërkohë ka prova të tjera se fëmijët, përfshirë ata pa simptoma, kanë të ngjarë të jenë infektues për të tjerët.
Studiuesit në Berlin, testuan më shumë se 3.700 pacientë me Covid-19, përfshirë 127 individë nën 20-vjeç. Studimi zbuloi se në krahasim me të rriturit, fëmijët mbartnin të njëjtën ngarkesë virale, një sinjal ky i infektivitetit të tyre. Jang Jang, biostatisticist në Kolegjin e Shëndetit Publik të Universitetit të Floridës, është duke përfunduar një studim me mbi afro 20.000 familje.
Ai thotë se rezultatet e tij paraprake tregojnë se fëmijët i infektojnë të rriturit, veçanërisht në të njëjtat ambiente shtëpiake. ?Analiza jonë, është se fëmijët janë pak më infektues sesa të rriturit në transmetimet brenda shtëpisë- thotë ai./ smithsonianmag.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...