Koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë/ Shpresa është të shndërrohet në një grip të zakonshëm
Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka prekur më shumë se 18 m...
Nga Gideon Rachman ?The Financial Times?
Referendumi mbi Brexit i vitit 2016, u dëshirua me urgjencë në Moskë.Vladimir Putini besonte se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian do të dobësonte aleancën perëndimore.Por tani duket se presidenti rus e ka pasur gabim. Brexit mund të sjellë forcimin dhe jo dobësimin e Perëndimit.
Pa Britaninë si anëtare, BE-ja po ecën edhe një herë drejt ?bashkimit gjithnjë e më të ngushtë?. Në planin afatgjatë, marrëdhëniet midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, mund të jenë pak e shumë të ngjashme me marrëdhëniet e ngushta midis SHBA-së dhe Kanadasë.
Kanadezët apo britanikët nuk kanë dëshirë të bëhen pjesë përkatësisht e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.Ata e pranojnë se një asimetri në fuqi me një fqinj shumë më të madh së vetja, është pasojë e ruajtjes së pavarësisë së tyre politike.Por që të dyja palët në këto partneritete të shkëputura, mund të përfitojnë ende nga integrimi i thellë ekonomik dhe bashkëpunimi strategjik bazuar në interesat, vlerat dhe gjeografinë e përbashkët.
Për të kuptuar se si mund të zhvillohen gjërat, ju duhet të kuptoni edhe domethënien e samitit më të fundit të Këshillit Evropian në muajin korrik.Pas njërit prej samiteve të tyre më të gjata ndonjëherë, liderët e BE-së ranë dakord të huazojnë në mënyrë të përbashkët në tregjet financiare. Fillimisht, qindra miliarda euro të mbledhura do të përdoren për të zbutur ndikimin negativ të pandemisë së koronavirusit. Por BE-ja e ka kuptuar se mund të marrë hua shuma të mëdha parash nga tregjet me norma shumë të ulëta. Në të ardhmen, ky burim financiar mund të financojë projekte të reja ambicioze, siç është mbrojtja kolektive.
Zhvillimi i një tregu të madh për borxhin e BE-së, do të përmbushë kërkesat e investitorëve për asete të reja dhe të sigurta, duke e zgjeruar rolin ndërkombëtar të euros, dhe duke forcuar fuqinë politike të BE-së. Por ky përparim historik për synimin e vjetër të BE-së për ?bashkimin gjithnjë e më të ngushtë? nuk do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të ishte ende një anëtare e klubit.
?Katërshja kurnace? e BE-së, Holanda, Austria, Suedia dhe Danimarka, e kundërshtoi fort marrëveshjen. Nëse Britania do të ishte ende pjesë e BE-së, ato mund të ishin mbështetur tek një veto e britanikëve. Por pas Brexit, në BE një kombinim franko-gjerman është sërish i vështirë për t?u ndalur.
Kështu, marrja e borxhit të përbashkët mund të jetë e para në një seri hapash drejt bashkimit më të ngushtë politik. Vendosja e taksave të përbashkëta për të mbështetur borxhin e ri, është hapi i dukshëm i radhës. Vëzhgimi i këtij zhvillimi, më detyron të pranoj se dy grupime që shpesh i kam kritikuar – federalistët evropianë dhe mbështetësit e Brexit ? kishin të drejtë mbi diçka.
Federalistët kishin të drejtë kur thoshin se Britania po e bllokonte përparimin e projektit Evropian. Ndërsa mbështetësit e Brexit kishin të drejtë kur deklaronin se Mbretëria e Bashkuar nuk ka gjasa të ndihet kurrë komode në një BE më të integruar që po projektohej. Sigurisht, gjërat mund të shkojnë ende keq.Progresi mund të bllokohet nga parlamentet kombëtare.Po ashtu, mund të ketë një krizë të përtërirë ekonomike në Evropën Jugore.
Por duket se ka më shumë të ngjarë, që pas një ndërprerje gati 20-vjeçare, projekti evropian të rimarrë vrull. Në një kohë kur SHBA-ja është fokusuar gjithnjë e më shumë në rivalitetin me Kinën, një administratë inteligjente do të njohë përfitimet e një BE-je të forcuar.
Presidenti Donald Trump, që e konsideron BE-në si një rivale të rrezikshme, nuk do t?i shohë gjërat në atë mënyrë. Por nëse president zgjidhet Xho Bajden, administrata e tij do ta vinte theksin në rindërtimin e aleancave të vjetra të Amerikës. Kampi i Bajden e di se SHBA nuk mund të drejtojë e vetme rendin botëror, pa mbështetjen e aleatëve të saj.
Një aleancë më e ekuilibruar perëndimore, me një BE të forcuar si shtyllën e dytë, duket si një alternative tërheqëse ndaj të qenit ?superfuqia e vetme? ? sidomos nëse evropianët përdorin një pjesë të forcës së tyre të re financiare për të rritur aftësitë e tyre në mbrojtje,
duke iu përgjigjur kështu më së miri shqetësimit të vjetër të SHBA-së për ?ndarjen e barrës?.
Një brez më parë, SHBA mund të kishte justifikueshëm frikë se një BE më e integruar, do ta shihte Uashingtonin si rivalin kryesor global. Por kjo lloj mendësie evropiane i përket një epoke të tejkaluar të unipolaritetit amerikan.
Duke parë botën e sotme, politikë-bërësit e BE-së po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se kërcënimet afatgjata ndaj interesave kolektive të Evropës janë Kina, Rusia dhe paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Një presidencë e besueshme amerikane, e cila mund të jetë vetëm disa muaj larg, do të ishte një partner i domosdoshëm në trajtimin e atyre sfidave. Ky hyn Britania në të gjitha këto? Edhe kjo po bëhet më e qartë.Pjesa më e vështirë e bisedimeve pas Brexit mbetet ende përpara.Një dalje ?pa marrëveshje? është ende e mundur.Edhe një marrëveshje, mund të linte pezull mosmarrëveshje të vazhdueshme për çështje të tilla si peshkimi dhe financat.
Por marrëdhënia e re BE-Britani në fund do të qetësohet. Edhe mbështetësit më të flaktë të Brexit do të kuptojnë se BE nuk është në fakt kërcënimi kryesor për interesat dhe liritë britanike. Përkundrazi, Gjermania, Franca dhe demokracitë e tjera evropiane, janë partnerë të domosdoshëm në trajtimin e kërcënimeve përtej Evropës – në veçanti, fuqitë autoritare dhe shtetet e brishta.
Nga ana e saj, një BE më e fortë dhe më e sigurt, nuk ka pse të frikësohet se Brexit është hapi i parë drejt shkatërrimit të projektit Evropian. Prandaj, ajo ka luksin të jetë më pak mbrojtëse dhe më kreative në ndërtimin e një marrëdhënie të re me Londrën.
Në planin afatgjatë, Britania duhet të aspirojë të krijojë një ?marrëdhënie të re? me Brukselin për të plotësuar ?marrëdhënien? e saj ekzistuese me Uashingtonin. Këto dy partneritete kryesore, do ta vendosnin Britaninë e Madhe në qendër të një aleance të ringjallur perëndimore./Përshtatur nga CNA.al
Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka prekur më shumë se 18 m...
Shën Korona, është një nga shenjtoret më pak të njohura të K...
Për shërbimet e tij si monark i ri, Huan Carlos do të kishte...
Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse...
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe ushtarakët gjermanë...
Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi p...
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i të martës në kryeqytetin e Li...
Nga Michael Roth “Der Spiegel International”* Koronavirusi n...
Nga Giancarlo Sturloni “Wired”* Gjashtë muaj pas rasteve të ...
Hapja e Kutisë së Pandorës, është një metaforë shumë e përdo...
Përdhunimi është një krim shumë delikat për t’u analizuar. N...
Nga Ryan Cooper “The Week”* Për javë më radhë, Evropa Perënd...
Nga Frederick Kempe “CNBC”* Pavarësisht gjithë fokusit legji...
Të gjithë duam punën më të mirë që mund të gjejmë, dhe shumi...
Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë g...
Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e p...
Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mun...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin...
Nga Dominik Green “The Spectator”Pse Shtetet e Bashkuara duh...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...