web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë/ Shpresa është të shndërrohet në një grip të zakonshëm

7 Gusht 2020, 06:16, Blog CNA

Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka prekur më shumë se 18 milionë milion njerëz në 6 kontinente. Ai po përhapet frikshëm në vendet që nuk kanë arritur ta vënë dot nën kontroll. Dhe po rishfaqet në shumë prej atyre vendeve që arritën ta bëjnë diçka të
tillë.

Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë kohë kur ky koronavirus mund të frenohej, ajo ndoshta ka kaluar. Një përfundim po duket tani thuajse i sigurt:Ky virus nuk do të largohet kurrë nga ne. Koronavirusi është thjesht shumë i përhapur, dhe tepër i transmetueshëm. Ekspertët thonë se skenari më i mundshëm, është që pandemia të marrë fund në një moment, pasi shumë njerëz të jenë infektuar apo vaksinuar.Por virusi vazhdon të qarkullojë në nivele më të ulëta në të gjithë globin. Rastet do të gjurmohen në kohë dhe
do të bien shumë me kalimin e kohës.

Vatra të reja të vogla do të shfaqen këtu-aty. Edhe kur të vijë vaksina e shumë-pritur, ka të ngjarë që ajo ta frenojë shumë por të mos e zhdukë dot asnjëherë koronavirusin. Me siguri, ne do të jetojmë me këtë virus për pjesën tjetër të jetës sonë.
Gjatë dimrit, zyrtarët e shëndetit publik ishin më shpresëdhënës ndaj SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton Covid-19.SARS, një koronavirus i ngjashëm, u shfaq në fundin e vitit 2002 dhe infektoi më shumë se 8.000 njerëz.Por ai u shkatërrua përmes izolimit intensiv, gjurmimit të kontakteve dhe karantinës.
Virusi u zhduk plotësisht deri në vitin 2004. Megjithatë SARS dhe SARS-CoV-2 ndryshojnë në një aspekt thelbësor:Virusi i ri përhapet më lehtë, dhe ka shumë raste asimptomatike. Strategjitë që patën sukses me SARS, janë më pak efektive kur disa nga njerëzit që transmetojnë Covid-19 as që e dinë që janë të infektuar.

?Është gati e pamundur të jemi në gjendje të shpallim llojin e fitores që bëmë mbi SARS-in?- thotë Stefën Mors, epidemiolog në Universitetin e Kolumbias. Por nëse jo, atëherë si mund të jetë e ardhmja e Covid-19? Kjo do të varet nga forca e tij dhe kohëzgjatja e imunitetit ndaj virusit, thotë Xhonatan Grad, studiues i sëmundjeve infektive në Universitetin e Harvardit.
Grad dhe kolegët e tij kanë modeluar disa trajektore të mundshme të koronavirusit.Nëse imuniteti ndaj tij zgjat vetëm disa muaj, mund të kemi çdo vit një pandemi të madhe, të pasuar nga shpërthime epidemike më të vogla.Nëse imuniteti zgjat më shumë se 2 vjet, Covid-19 mund të arrijë kulmin vitin e tretë.

Se sa do të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19, kjo është e paqartë. Por koronaviruset e ngjashme me të, na japin mundësi të bëjmë disa krahasime:tek SARS-i, antitrupat zhduken pas 2 vjetësh. Antitrupat ndaj një pjese të koronavirusëve të tjerë që shkaktojnë ftohjen e zakonshme të stinës, zhduken vetëm pas 1 viti.
?Sa më shpejt largohet mbrojtja ndaj një virusi, aq më e vështirë është zhdukja e tij?- thotë Grad.Dhe kjo gjë ka ndikime edhe mbi vaksinën e mundshme. Në vend të një doze te vetme, një vaksinë kundër Covid-19, mund të jetë e nevojshme të merret disa herë, ose çdo vit, tamam si vaksina kundër gripit të zakonshëm.

Edhe nëse virusi do të ishte eliminuar disi nga popullata njerëzore, ai mund të vazhdojë të qarkullojë tek kafshët, dhe të përhapet sërish tek njerëzit. SARS-CoV-2 ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një lakuriq nate, me një kafshë ende të paidentifikuar që ka shërbyer si një bartës i ndërmjetëm, dhe që mund të jetë ende një burim për virusin.
Për shembull, edhe virusi Ebola vjen nga lakuriqët e natës . Edhe pse përhapja nga njeriu tek njeriu përfundoi në Afrikën Perëndimore në vitin 2016, virusi ishte ende vërdallë nëpër botë dhe mund t?i infektonte njerëzit nëse do të gjente bartësin e duhur.
Dhe në fakt në vitin 2018 , Ebola u shfaq sërish në Republikën Demokratike të Kongos. Ebola mund të mbahet nën kontroll përmes gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe një vaksine të re, por nuk mund të ?zhduket?. Në skenarin më të mirë, një vaksinë dhe trajtime më të mira mjekësore, mund ta zbusin ?egërsinë? e COVID-19, duke e bërë atë një sëmundje shumë më pak të rrezikshme.

Me kalimin e kohës, SARS-CoV-2 mund të shndërrohet në virusin e radhës të frymëmarrjes sezonale, si 4 koronaviruset e tjerë që shkaktojnë një pjesë të konsiderueshme të ftohjeve të zakonshme:229E, OC43, NL63, dhe HKU1. Këto koronaviruse janë kaq të zakonshëm, sa ka të ngjarë që të gjithë të jemi prekur në një moment nga ta, apo mbase edhe disa herë. Ata mund të shkaktojnë edhe shpërthime epidemike, sidomos tek të moshuarit , por zakonisht janë mjaft të butë. Ekspertët shpresojnë që në fund SARS-CoV-2 të bëhet koronavirusi i pestë që qarkullon rregullisht midis njerëzve.Virologët janë përpjekur të zbulojnë nëse koronaviruset që shkaktojnë sot të ftohurën e zakonshme, u shfaqën dikur si një pandemi.Në vitin 2005, biologët në Belgjikë studiuan mutacionet në koronavirusin OC43, që ka të ngjarë të ketë evoluar nga një koronavirus që infekton lopët. Për shkak se mutacionet gjenetike grumbullohen në një shkallë disi të rregullt, studiuesit ishin në gjendje ta përcaktonin në fund të viteve 1800 kohën e kalimit të virusit nga lopët tek njerëzit. Rreth asaj kohe, një sëmundje shumë infektive e rrugëve të frymëmarrjes po vriste lopët, dhe madje në vitin 1889, një pandemi nisi t?i merrte jetën shumë njerëzve nëpër botë.

Katër koronaviruset e tjerë mund të jenë edhe më pak vdekjeprurës, pasi të gjithë i kemi hasur kur kemi qenë fëmijë. Dhe nëse imuniteti ynë nuk na pengon të prekemi sërish prej tyre, gjithsesi ai mund të parandalojë të sëmuremi në një formë të rëndë. Kjo sëbashku me imunitetin e krijuar nga vaksinat, do të thotë se Covid-19 ka të ngjarë të bëhet shumë më pak vdekjeprurës./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga