Si do të dëmtohej SHBA dhe bota, nëse zgjedhjet në nëntor fitohen nga Xho Bajden
Nga Tom Del Beccaro “Fox News”Politika amerikane është aq e ...
Nga Mark Leonard ?Project Syndicate?
A është Turqia Rusia e re? Kjo pyetje po shtrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytetet evropiane, teksa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po zbaton një politikë të jashtme gjithnjë e më agresive.
Përveç përdorimit të emigranteve si një mjet kërcënimi dhe shantazhi ndaj Bashkimit Evropian, Erdogan po përdor forcën ushtarake për të zgjeruar sferën e ndikimit të Turqisë në rajon dhe më gjerë. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, evropianët e kanë parë sigurinë rajonale përmes një lenteje perëndimore uni-polare.
Ndërsa NATO garantonte sigurinë ushtarake, Bashkimi Evropian – me 80 mijë faqe rregulla për gjithçka, nga të drejtat e njeriut, deri tek norma e lejuar e zhurmës së korrëseve të barit – siguronte sundimin e ligjit.
Në vitet 1990, u duk sikur dy lojtarët e mëdhenj rajonalë jo-perëndimorë, Rusia dhe Turqia, po i përshtateshin gradualisht kësaj situate. Por gjatë 15 viteve të fundit, ëndrra e një uni-polariteti evropian, i ka hapur rrugën një realiteti shumë-polar.
Si Rusia ashtu edhe Turqia, kanë pasur një marrëdhënie të gjatë e të vështirë dashuri-urrejtje me Evropën, dhe që të dyja janë bërë më agresive nën udhëheqësit aktualë që ndajnë një përçmim ndaj normave dhe vlerave të BE-së. Prishja e marrëdhënieve BE-Rusi, është e mirë-dokumentuar; ndërsa historia e Turqisë më pak.
Lufta në Irak në vitin 2003, ndërlikoi më tej marrëdhëniet e Turqisë me NATO-n. Ndërkohë, marrëdhëniet e saj me BE-në morën një kthesë negative në vitin 2007, kur Franca bllokoi një pjesë thelbësore të negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Që nga ajo kohë, Turqia e ka rritur ndikimin e saj në Siri, Ballkan dhe Libi, si dhe ka krijuar lidhje të reja me Rusinë dhe Kinën. Sigurisht, marrëdhënia Turqi-Rusi nuk është më pak e ndërlikuar, dhe jo vetëm sepse Erdogani dhe presidenti rus Vladimir Putin mbështesin palë të ndryshme në luftën civile siriane.
Raportet mes 2 vendeve u tensionuan shumë, kur Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus në vitin 2015. Në kundërpërgjigje, Putini vendosi sanksione, të cilat sollën kaos në ekonominë turke, dhe e detyruar Erdoganin t?i kërkonte ndjesë homologut rus, një veprim ky atipik për udhëheqësin turk.
Pavarësisht se është një anëtare e NATO-s, Turqia vendosi që nga ajo kohë të blejë
një sistem rus të mbrojtjes raketore, S-400, pavarësisht kundërshtimit të përsëritur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe ndërsa tensionet mbi konfliktin në Siri janë ende aty, Erdogan e admiron publikisht mënyrën sesi Rusia po e ri-pozicionon veten – me një kosto relativisht të vogël – si një lojtare e rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Pasi u përfshi në një luftë të pafitueshme në Ukrainën Lindore, fushata kryesisht e suksesshme e Putinit në Siri, u duk se rivendosi një pjesë të autoritetet të tij të brendshëm. Perëndimi shpenzoi 5 vjet duke këmbëngulur se konflikti sirian nuk kishte asnjë zgjidhje ushtarake, dhe se presidenti Bashar Al-Asad duhej të largohej nga detyra.
Por ndërsa bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë nuk dhanë asnjë rezultat, bisedimet e sponsorizuara nga Rusia në Astana të Kazakistanit, duket se regjistruan disa përparime. Duke përfshirë Turqinë dhe Iranin dhe përjashtuar nga bisedimet fuqitë perëndimore, Kremlini krijoi përshtypjen se Rusia ishte ngritur nga hiri, si një superfuqi e rilindur.
Përballë kundërshtimeve në rritje në vend, Erdogani është duke përdorur ?manualin? e Putinit. Në kushtet kur Perëndimi që nuk dëshironte të ndërhynte sërish ushtarakisht në Libi, Erdogani pa një shans të artë për të rritur ndikimin e Turqisë në rajon.
Pas afrimit me Rusinë në Siri, ai siguroi një ftesë zyrtare nga qeveria libiane për të ndërhyrë ushtarakisht. Dhe përmes një operacioni në fund të vitit të kaluar, ai forcoi jo vetëm imazhin e Turqisë si një fuqi rajonale, por arriti gjithashtu një marrëveshje kufitare detare me Libinë, duke prishur planet e Greqisë, Qipros, Egjiptit dhe Izraelit për të nxjerrë naftë nga fushat nënujore aty pranë.
Që atëherë, procesi i paqes i udhëhequr nga BE dhe OKB në Berlin, është përpjekur t?i japë fund luftës në Libi. Por ndërhyrja ushtarake e Turqisë, e ka ndryshuar rrënjësisht ekuilibrin e forcave në terren. Sërish, Rusia dhe Turqia do të përcaktojnë të ardhmen e një vendi që është thelbësor për interesat evropiane, vetëm se këtë herë në krye të punëve është Turqia.
Ndërkaq, Erdogan duket se është frymëzuar nga strategjia ?përça e sundo? e Kremlinit ndaj Evropës, duke shantazhuar shpesh ato shtete anëtare të BE-së që janë më të ndërvarura nga hidrokarburet apo tregjet ruse të energjisë.
Ashtu si Putini, që e ka përdorur prej kohësh energjinë si një ?armë?, edhe Erdogan është përpjekur ta përdorë në të njëjtën mënyrë fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve, që largohen nga konfliktet e Lindjes së Mesme drejt Evropës Perëndimore.
Kur BE-ja njoftoi nisjen e një misioni të ri detar për të bllokuar trafikun e armëve në Libi, Turqia luajti me kërcënimin e dërgimit të emigrantëve drejt Maltës. Për pasojë, vendi i vogël anëtar i BE-së, sinjalizoi më pas se do të vinte veton kundër financimit të këtij misioni.
Për vite me radhë, evropianët i kanë thënë vetes se Rusia ishte thjesht një lloj ?djali harrakat?, dhe se rendi uni-polar evropian mbetet i sigurt. Por kjo mendësi e bëri Evropën një objektiv të lehtë për strategjinë ?përça e sundo? të Kremlinit.
Vetëm kohët e fundit, blloku hartoi dhe miratoi politika të reja, si dhe një regjim të fortë sanksionesh për të penguar agresionin rus. Dhe madje edhe tani – pavarësisht përpjekjeve më të mira të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron – BE nuk ka krijuar ende kanale efektive të komunikimit me Rusinë për adresimin e problemeve të përbashkëta.
Turqia nuk është ende një ?Rusi? e re, por mund të bëhet e tillë nëse situata aktuale keq-menaxhohet nga Brukseli. Tani për tani, shumica e evropianëve e konsiderojnë ende
Turqinë më shumë si një partnere të vështirë sesa si një ?rivale sistematike?.
Por evropianët duhet të dëgjojnë leksionet e përftuara me vështirësi, se si duhet sjellë në fakt me Rusinë gjatë 15 viteve të fundit. Për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm të situatës në rajon, marrëdhënia BE-Turqi ka nevojë për një grup parimesh të reja, mbi të cilat palët të bien reciprokisht dakord, si dhe për ?vija të kuqe? të qarta.
Në funksion të këtij qëllimi, evropianët duhet t?ia bëjnë të qartë Ankarasë, se procesi i pranimit në BE mund të kthehet pas ashtu sikundër mund të ecë përpara, dhe se një marrëdhënie më transaksionale, do të përfshijë përdorimin si të ?karotave? ashtu edhe të ?shkopinjve?.
Sfidë do të jetë sigurimi i hapësirës, ??për angazhim politik mbi çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e përbashkët, në një rajon të ndikuar jo vetëm nga Evropa dhe Turqia, por edhe nga Rusia, SHBA-ja dhe një Kinë në rritje të vazhdueshme./Përshtati në shqip CNA.al
Nga Tom Del Beccaro “Fox News”Politika amerikane është aq e ...
Nga Gideon Rachman “The Financial Times”Referendumi mbi Brex...
Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka prekur më shumë se 18 m...
Shën Korona, është një nga shenjtoret më pak të njohura të K...
Për shërbimet e tij si monark i ri, Huan Carlos do të kishte...
Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse...
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe ushtarakët gjermanë...
Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi p...
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i të martës në kryeqytetin e Li...
Nga Michael Roth “Der Spiegel International”* Koronavirusi n...
Nga Giancarlo Sturloni “Wired”* Gjashtë muaj pas rasteve të ...
Hapja e Kutisë së Pandorës, është një metaforë shumë e përdo...
Përdhunimi është një krim shumë delikat për t’u analizuar. N...
Nga Ryan Cooper “The Week”* Për javë më radhë, Evropa Perënd...
Nga Frederick Kempe “CNBC”* Pavarësisht gjithë fokusit legji...
Të gjithë duam punën më të mirë që mund të gjejmë, dhe shumi...
Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë g...
Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e p...
Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mun...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...