web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xho Bajden në fillimet e demencës/ A mund të zgjidhet president një njeri i tillë?

15 Gusht 2020, 11:55, Blog CNA

Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae ?American Greatness?

?Gjumashi Xho? siç e quan Donald Trumpi, do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, gjithnjë nëse i besoni CNN, MSNBC, New York Times apo Washington Post. Në moshën 77-vjeçare, Xho Bajden ka një përvojë politike të dyshimtë politike, kryesisht si zv/president në kohën e Barak Obamës.

Por ai zor se ishte kandidati më i fortë, që demokratët kishin mundësi t?u ofronin amerikaneve këtë vit. Megjithëse jo aq i drobitur fizikisht sa Hilari Klinton 4 vjet më parë, Bajden vuan megjithatë nga një e metë serioze:aftësitë e tij mendore po degradojnë me një ritëm të shpejtë.

Shumë njerëz besojnë se gafat e njëpasnjëshme të Bajdenit, nuk janë thjesht për efekt të moshës së thyer, por për shkak të fillimeve të sëmundjes së demencës. Diagnoza në distancë e dikujt, është një përpjekje e dyshimtë, dhe zakonisht psikiatrit e shmangin.

Gjithsesi, qëkur Trump u zgjodh president, janë shkelur të gjitha normat etike, teksa ka pasur një mori analizash mbi presidentin nga ?ekspertë?, që e kanë përkufizuar atë si narcisist apo psikopat. Në rastin e Bajdenit, shenjat e problemeve mendore janë lehtësisht të dukshme për cilido që ka një të afërm të moshuar me probleme të kujtesës dhe mungesës së përqendrimit. Rivalët politikë, analistët dhe publiku i gjerë, nuk duhet të nxitojnë të arrijnë në përfundime të caktuara, por fakt është që Bajdeni po dëshmon një shkallë serioze të rënies së aftësive konjitive, gjë që do ishte shqetësuese për këdo, e lëre më pastaj për dikë që kërkon çelësat e Shtëpisë së Bardhë. A është Bajden në fazën e hershme të sëmundjes së demencës? Shoqata e Alzheimerit në SHBA, përshkruan këto shenja dhe simptoma të kësaj sëmundjeje:

Kujtesë e dobët për ngjarjet dhe përvojat e fundit;

Vështirësi në përqendrim, planifikim ose organizim (p.sh në marrjen e vendimeve, zgjidhjen e problemeve apo kryerjen e një serie detyrash të njëpasnjëshme);

Probleme me komunikimin, si pamundësia për të ndjekur një bisedë, apo dështimi për të gjetur fjalën e duhur;

Aftësi të dëmtuara vizuale:vështirësi në vlerësimin e distancave, dhe për të parë objektet 3-dimensionale;

Humbje e orientimit në raport me kohën dhe vendin.

Bajden nuk i shfaq vazhdimisht që të gjitha këto anomali. Megjithatë, gabimet elementare dhe shprehjet e gabuara prej tij, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ja disa nga shembujt më të bujshëm:

Gjatë fushatës në garën brenda-partiake në Ajoua në gushtin e vitit 2019, Bajden tha se ?ne zgjedhim shkencën mbi trillimin?, e pasuar nga fjalia ?ne zgjedhim të vërtetën mbi faktet!??.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Koalicionit të Aziatikëve dhe Latinëve në De Muanes ai tha:?Fëmijët e varfër, janë po aq të talentuar sa edhe fëmijët e bardhë!??.

Në shtatorin e 2019-ës në Samitin Presidencial të Punëtorëve në Filadelfia, Bajden premtoi të kthente sërish në punë ?720 milionë gra amerikane?, kur e gjithë popullsia e SHBA është afro 340 milionë banorë.

Në një tubim elektoral para Super të Martës, ai bëri një gafë me Deklaratën e Pavarësisë: ?Ne i konsiderojmë këto të vërteta të vetëkuptueshme. Të gjithë burrat dhe gratë janë krijuar nga. . .epo ju e dini, nga ajo gjëja?!?.

Në Miçigan, ai i tha një burri që e kishte kritikuar mbi çështjen e kontrollit të armëve:?Ju jeni plot me mut?!?. Në një tjetër rast, Bajden etiketoi si narkoman një gazetar më ngjyrë, pasi ky i fundit i sugjeroi të bëjë një vizitë për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Disa përkrahës ia justifikojnë gafa të tilla me nivelin e lartë stresit (edhe pse kjo nuk është shumë qetësuese për një president të mundshëm). Në një sondazh të fundit të ?Zogby?, shumica e të anketuarve besojnë se Bajden vuan tashmë nga demenca, përfshirë edhe një të tretën e të gjithë votuesve demokratë.

Ka të ngjarë që ai të ketë një dëmtim të lehtë të aftësive njohësve, por kjo është një gjendje që ka priret të përparojë drejt herët a vonë drejt demencës. Nëse ai do t?i nënshtrohej Testit të Funksionit Kognitiv në Montreal, elektorati do të kishte një ide më të mirë nëse ai është apo jo i aftë që të udhëheqë vendin.

Por demokratët nuk duan që ai të testohet. Prandaj, bllokimi për shkak të koronavirusit ardhi në kohën e duhur, dhe ishte shumë i dobishëm për Bajden. I izoluar në shtëpi, ai nuk ka mbajtur tubime masive, dhe nuk është përballur seriozisht me shtypin. Ai refuzoi së fundmi një intervistë me Kris Uollas e Fox News.

Tani njerëzit e stafit të tij, duket se duan të anulojnë 3 debatet televizive midis 2 kandidatëve, një traditë e vjetër e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Ndërkohë, kundërshtari i tij është privuar nga mjetet e tij më efektive për të organizuar tubime masive në qytetet e gjithë vendit.

Po çfarë ndikimi do të ketë gjendja mendore e Bajden në zgjedhjet e nëntorit? Sigurisht, demokratët duan ta largojnë me çdo kusht Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, dhe Bajden është thjesht një figurë e pranueshme për fushatën e të majtës radikale, një lloj ?Kali Troje? për një eksperiment amerikan me qeverisjen totalitare.

De fakto, presidente do të ishte Kamala Harris, që do ta pasonte jo-zyrtarisht në detyrë që nga dita e parë dhe do të qeveriste vendin. Ndërsa do të gdhihej në Zyrën Ovale duke pirë çaj, presidenca e Bajden do të zgjaste edhe me pak se ajo e presidentit të nëntë të SHBA, Uilliam Herrison, që shërbeu vetëm 31 ditë para se të vdiste nga pneumonia tifoide.

Për herë të parë që nga vitet 1960, nuk mund të ketë debate televizive në këto zgjedhje. Demokratët e dinë se Bajden do të rrezikonte të kishte një performancë katastrofike nën presionin e Trump. Demokratët mendojnë se ai do të fitojnë zgjedhjet e nëntorit pa asnjë debat, pa një konventë kombëtare, pa tubime publike, pa një fushatë të vërtetë, dhe pa votuesit që shkojnë në qendrat e votimit.

Për të pasur shanset e veta, Trump duhet ta demaskojë njeriun, defiçitet konjitive të të cilit e bëjnë me siguri atë të papërshtatshëm si kryekomandant të ushtrisë amerikane në një botë të rrezikshme. Një president Bajden, nuk mund të qeverisë apo të marrë vendime të forta./Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga