Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Holman W.Jenkins Jr. ?The Wall Street Journal?
E mbani mend kur Vladimir Putini tregonte një video tek filmi dokumentar i Oliver Stounit, ku pretendohet se ishte një helikopter rus që gjuante mbi luftëtarët e Shtetit Islamik në Siri? Kur dokumentari nisi të transmetohej në SHBA, videoja që u identifikua shpejt se ishte marrë nga YouTube, tregonte pamjet e një helikopteri amerikan që luftonte talebanët në Afganistan.
Zoti Putin ka të ngjarë ta kalojë pjesën më të madhe të kohës duke u dezinformuar, manipuluar apo lajkatuar nga njerëzit që ka përreth tij. Ai mund të mos e dijë nëse po dëgjon të vërtetën apo një gënjeshtër nga ekspertët e tij.
Dhe e njëjta gjë vlen edhe për vaksinën eksperimentale që ai e njoftoi plot bujë të martën, dhe që supozohet se iu dha edhe njërës prej vajzave të tij (ekzistencën e të cilave ai zakonisht nuk e pranon). Një të huaji, do t?i falej nëse do të vërë në dyshim ekzistencën e një vaksine të tillë, nëse ajo është zhvilluar nga shkencëtarët rusë sipas disa parimeve të njohura apo të besueshme të kësaj fushe, apo nëse vlefshmëria e saj është testuar mbi shumë njerëz (edhe pse mediat ruse sugjerojnë që po).
E gjithë gjëja mund të jetë në fakt një prodhim teatral i tipit ?Potemkin?, në përgjigje të një urdhri të prerë të Putinit transmetuar shkencëtarëve vendas përmes miqve të tij miliarderë, se një vaksinë duhet të gjendet pikërisht tani.Sigurisht, bota do të përfitonte nëse një vaksinë ruse, ose çfarëdolloj vaksine, do të ishte e efektshme. Por fakt është se qeveria ruse ka bërë shumë gjëma kohët e fundit, përfshirë pushtimin e Ukrainës Lindore dhe Sirisë, ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe vrasje apo tentativa për vrasje të emigrantëve rusë në Londër dhe gjetkë.
Dhe do të ishte e rrezikshme të supozonim se basti me vaksinën ruse, është ai që duket në pamje të parë. Në një nivel sipërfaqësor, Putini do të luante një bast të madh për të mirën e njerëzimit duke i inkurajuar njerëzit e tij që të ishin kavie të një vaksine të paprovuar. Nëse vaksina i sëmur ata, apo prodhon efekte anësore fatale, veçanërisht tek nënat dhe fëmijët në barkun e tyre – pra shumë nga efektet që dihen se ndodhin me ilaçe të reja ? ai mund të përfundojë duke u parë nga bota si Vlad Drakula II. Populli rus është tashmë mjaft i pakënaqur me sundimin e tij, pavarësisht nga referendumi i kohëve të fundit, që i zgjati mandatin edhe me të paktën 16 vjet. S?ka dyshime se Putin i ka marrë parasysh të gjitha rreziqet e mundshme.
Të gjithë të tjerët jashtë Rusisë, do të ishin të zgjuar të mos e pranonin një vaksinë të tillë, pasi efektet pozitive tek populli rus, mund të jenë edhe si pasojë e efektit psikologjik placebo, që njihet gjerësisht nga mjekësia moderne.
Gjithsesi, qeveria ruse mund të marrë merita për një rënie të caktuar të shkallës së vdekshmërisë nga Covid-19, që mund të vërehet kudo ku sëmundja është përhapur përtej popullatave më të prekshme dhe më rezistente.
Drejtuesit rajonalë, të kontrolluar nga Putini, mund të udhëzohen të mos llogarisin në shifrat zyrtare rastet me simptoma të lehta. Ata mund të reduktojnë ndjeshëm në mënyrë artificiale vdekjet e shkaktuara nga Covid-19. Putini e ka shpallur tashmë fitoren në garën për vaksinën, dhe me siguri që do të kërkojë të jetë fitues me çdo kosto.
Një model në këtë rast është shitja në vitin 2016 tek investitorët ndërkombëtarë e një pjese të aksioneve të gjigantit rus të naftës, Rosneft. Shitja u autorizua përmes një ligji të firmosur enkas nga Putini, dhe të ardhurat e pritshme u përfshinë në buxhetin që ai e kishte dekretuar atë vit.
Oferta e planifikuar, synonte të sinjalizonte triumfin e Rusisë mbi sanksionet perëndimore. Kështu teksa viti 2016, që Putini e kishte caktuar si afatin e fundit, po mbaronte, shitja e premtuar prej kohësh do të materializohej, edhe pse në fund rezultoi të ishte një transaksion skandaloz, në të cilin një grup investitorësh u mbrojtën nga rreziku i falimentimit nga një bankë ruse.
Putin nuk mendon në terma afatgjatë, ai vetëm pretendon se po bën kështu. Nëse jeni duke menduar:?Si munde ta shpallë zhvillimin e një vaksine, të cilën ai nuk e di nëse do të jetë e suksesshme, apo madje mund të ketë pasoja katastrofike??, përgjigjja është se ai do ta hajë turpin me bukë kur të vijë momenti.
Ai do të ndihmohet nga fakti se pandemitë nuk janë dukuri të thjeshta, siç ka treguar edhe pandemia aktuale. Për më tepër, shumica e mediave ruse janë nën kontrollin e tij. Covid-19, mund të përzihet me simptoma të gripit, alergjive dhe koronavirusëve të tjerë.
Progresi i sëmundjes ka qenë pjesërisht misterioz thuajse kudo, përfshirë SHBA-në.
Dhe vetëm shkalla e vdekshmërisë është në rënie të shpejtë. Çdo ditë që kalon, sjell prova të reja të imunitetit para-ekzistues tek njerëz dhe popullsi të caktuara. Ka ende shumë pasiguri në të cilat mund të fshihet rezultati i vaksinës eksperimentale të Putinit. Se përse Putini ka nevojë tani për një sukses propagandistik në lidhje me Covid-19, kjo është një pyetje që kërkon futjen në kokën e tij, dhe gjithashtu njohjen e situatës midis elitave kriminale që përbëjnë instrumentin kryesor të sundimit të tij, por njëherazi kërcënimin kryesor për të./Përshtatur nga CNA.al
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, nd...
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit t...
Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famë...
Disa sëmundje, si fruthi, na infektojnë vetëm një herë në je...
Shahu është një lojë e strategjive, dhe strategjia më e mirë...
Nga Chengwei Liu “Psychology Today”Brenda disa muajsh, koron...
Me hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki fi...
Kur një grupim i vogël ushtarësh romakë u nisën t’u ngjitesh...
“Bush Center”Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrën e Sekreta...
Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Bar...
Nga Thomas J.Bollyky & Chad P.BownZyrtarët e administratës T...
Për dekada të tëra, bota ka injoruar paralajmërimet për pand...
Vaksina është fjala magjike, tek e cila ne kemi varur çdo sh...
Në vitet 1920, Fric Harman ishte i njohur si një shitës i su...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Bjellorusët do të shk...
Në Rusi mund të ketë aktualisht deri në 40 qytete të mbyllur...
Nëse keni qenë të infektuar nga koronavirusi, që shkakton të...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”A është Turqia Rusia e r...
Nga Tom Del Beccaro “Fox News”Politika amerikane është aq e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...