Njëri e shpalli kalin e tij konsull, tjetri luante vetëm me kukulla/ Fiksimet më të çuditshme të mbretërve përgjatë historisë
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Nga Steve Feinstein ?American Thinker?
* Në vitin 1984 ish-agjenti i KGB-së sovjetike që kishte dezertuar duke ardhur në SHBA, Juri Bezmenov, paratha në një interviste interesante detajet e sakta të skenarëve sociale dhe politike, që do të ndodhnin në Amerikë në të ardhmen e afërt.
Ai tha ndër të tjera se KGB-ja nuk ishte përfshirë dhe aq në operacionet e spiunazhit, se sa në një veprimtari që ai e quajti ?përmbysje ideologjike?. Sipas Bezmenov, synimi i KGB ishte ta shkatërronte Amerikën përmes ndryshimit gradual të mendësisë së amerikanëve.
Ai tha se Bashkimi Sovjetik po prodhonte mendime marksiste-leniniste, që ?po pompohen në kokat e studentëve amerikanë, pa u balancuar nga vlerat amerikane/kapitaliste?. Bezmenov theksoi gjithashtu se fëmijët e viteve 1960, janë tashmë janë të rriturit e sotëm në pozita me pushtet, dhe se ?ju jeni peng i tyre, nuk mund t?i shmangni, dhe as të ndryshoni mendimet e tyre edhe në prani të fakteve, edhe nëse u thoni që e zeza është e zezë dhe e bardha është e bardhë?.
Ishte një fat i madh që Ronald Regani ishte president në atë kohë. Duke lexuar këtë intervistë, dikush mund të mendonte se çfarë dëmi të madh e të përhershëm, do t?i ishte shkaktuar SHBA-së nga një mandat i dytë i demokratit Xhimi Karter.
Bezmenov citon Uollten Mondalen, si figurën që do të ?premtojë të gjitha llojet e mirësive dhe lirive, pavarësisht se ai mund të mos i mbajë dot ato premtime?. Ju mund të zëvendësoni çdo demokrat të kohëve së sotme me ?Mondalen?, dhe do të ishte e njëjta gjë.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për sovjetikët apo kinezët, çështja është e qartë:siç e thotë edhe Beznemov, ?nëse nuk zgjoheni nga gjumi, do të keni vetëm disa vjet kohë, numërimi mbrapsht sapo ka filluar, katastrofa po vjen, dhe ndryshe nga unë, ju nuk do të keni ku të shkoni për të dezertuar?.
Presidenti Regan e kuptoi kërcënimin në një shkallë më të madhe, se sa çdo president i pas Luftës së Dytë Botërore para tij. Modernizimi i ushtrisë amerikane dhe politika e jashtme agresive e Reganit, i detyroi në fakt sovjetikët që të ndryshojnë sjelljen e tyre, dhe ato politika çuan në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe rënien e Perdes së Hekurt.
Mjerisht, pasardhësit e Reagan ? Xhorxh H.W.Bush, Bill Klinton, Xhorxh W.Bush dhe Barak Obama ? që të gjithë globalistë të përkushtuar, u shqetësuan më shumë për barazinë ekonomike botërore; për ?drejtësinë sociale?; për promovimin e vlerave të shtrembëruara sociale (siç është ri-përcaktimi jo-biologjik i gjinisë); ata hapën kufijtë e SHBA-së; ia nënshtruar prodhimet amerikane marrëveshjeve të njëanshme tregtare, që synonin në mënyrë të pashpjegueshme t?i jepnin kombeve të tjerë barazi ekonomike – apo avantazh! – mbi Amerikën.
Por edhe përdorimin e qëllimshëm të kauzave në dukje të rastësishme, si ajo e klimës për të nxitur transferimin e pasurisë së kompanive të mëdha nga SHBA-ja drejt vendeve të botës së tretë, në kurriz të punëtorëve amerikanë dhe vendeve të tyre të punës, si një lloj pranimi dhe falje për veprimet tona të supozuara të këqija, dhe përfitimet e padrejta në kurriz të vendeve të tjera.
Gjatë viteve 1988- 2016, të katër administratat ndërmorën ndryshime në funksion të të njëjtit qëllim:e para pjesa tjetër e botës, ndërsa e dyta Amerika. Ata dallonin në detaje dhe përkatësinë e tyre partiake, por që të katër ishin prerje e të njëjtit stof. Media u bë më liberale dhe më e njëanshme me njërën nga palët.
Kampuset universitare u bënë edhe më anti-amerikane. Historia amerikane u bë më relative dhe iu nënshtrua një lloj interpretimi revizionist nën presidencat secilit prej tyre. U krijuan ndarje klasore arbitrare, të cilat u shfrytëzuan qëllimisht për përfitime politike nga secila administratë.
Siç e vërejti Bezmenov në vitin 1984, faktet nuk kanë më rëndësi, dhe as disidentët nuk ndryshojnë mendim në praninë e këtyre fakteve. Ky ka të ngjarë të jetë burimi kryesor i urrejtjes së shumë njerëzve ndaj Donald Trumpit: ai e kupton në nivelin më elementar, atë që i duhet Amerikës për të qenë i suksesshëm si vend dhe shoqëri.
Ndërsa sjellja e tij brutale dhe retorika e ashpër, ngjall zemërimin e një tufë radikalësh të majtë, të cilët merren vetëm me sipërfaqen dhe përshtypjet vizuale, vetëdija instinktive e presidentit Trump mbi atë që e bën Amerikën të funksionojë, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj establishmentit që ka hedhur thellë rrënjë në rrjetet e pushtetit politik dhe ekonomik në SHBA.
Synimi i Presidentit Trump për të bërë atë që është në interesin më të mirë të punëtorëve dhe familjeve amerikane, bie shpesh në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që është në interesin më të mirë të lobistëve të pushtetit në këtë vend.
Që partia opozitare do ta kundërshtonte Trumpin, kjo është e pritshme dhe e kuptueshme. Suksesi i tij politik, është dështimi i tyre. Ai mundi me lehtësi Hilarin Klintonin; ai i akuzon më të drejtë mediat liberale për lajmet e rreme që raportojnë; dhe ai nuk pranon t?i përulet korrektesës politike që kërkon e majta, qoftë mbi të ashtuquajturën ngrohje globale, mbi faktin që koronavirusi u shfaq në fillim në Kinë, apo duke identifikuar me saktësi qytetet e drejtuara nga demokratët si simbole të dështimit ekonomik dhe të mbretërimit të kaosit dhe paligjshmërisë.
Por Trump është presidenti i parë republikan, që po kundërshtohet fort edhe nga brenda partisë së tij. Ish kryetari i Kongresit Amerikan Pol Rajan, Mit Romni, i ndjeri Xhon Mekein, dhe të tjerët në politikë dhe biznes i përkasin rrymës ?Kurrë më Trump!?.
Dhe jo sepse disa republikanë të arsyeshëm e shohin Trumpin si të papërshtashëm si president. Por pasi e shohin atë si një kërcënimin të madh ndaj botës së tyre të korruptuar. Presidenti Trump mund të mos ketë dëgjuar ndonjëherë për Juri Bezmenov, por ai e kupton, ashtu si Regan para tij, atë që i duhet Shteteve të Bashkuara për të qenë të suksesshme në botën e sotme.
Ai e kupton kërcënimin e Kinës komuniste, si në aspektin ekonomik ashtu edhe ushtarak, ashtu si presidenti Regan njohu dikur kërcënimin që paraqiste Bashkimi Sovjetik. Ai e kupton se si shtrembërimi i vlerave shoqërore dhe historia revizioniste, përbëjnë një kërcënim të madh për mirëqenien e kulturës sonë.
Ai e kupton gjithashtu se si një qasje e ?Amerika e Para? ndaj vendeve të punës, energjisë së brendshme, mbrojtjes dhe arsimit, do të rrisë standardin tonë të jetesës, dhe do forcojë pozitat tona konkurruese në botë. Ndërsa presidenti Regan ndërmori hapa kundër sovjetikëve, presidenti Trump po ndërmerr hapa konkretë kundër komunistëve kinezëve.
Këto hapa po kërcënojnë jo vetëm kinezët, por edhe interesat e biznesit dhe politikës perëndimore, të cilat përfitojnë nga marrëdhënia mes Kinën, madje edhe në dëm të Amerikës.
Ekziston një teori e arsyeshme, sipas së cilës kinezët e njohën kërcënimin që paraqet presidenti Trump ndaj qëllimit të Pekinit për sundimin e botës, ndaj e përhapën me qëllim koronavirusin, duke e ditur shumë mirë efektin shkatërrues që do të kishte ai në SHBA në aspektin ekonomik, dhe politikisht mbi presidentin Trump.
Në rrethana normale, demokratët nuk do ta mposhtnin dot presidentin Trump në zgjedhjet e këtij viti. Por tani ata kanë mundësi, me kandidatin e tyre Bajden, dhe me ndërhyrjen subversive të Kinës. ?Armiku i armikut tim, është miku im!? është shprehja që i shkon për shtat këtij momenti.
Komunistët kinezë, demokratët dhe kundërshtarët e Trumpit brenda Partisë Republikane, kanë që të gjithë një armik të përbashkët:Presidentin Trump. Por amerikanët e ndershëm që punojnë, e dinë se presidenti Trump është i palëkundur dhe pa pushim në anën e tyre, në anën e Amerikës, ashtu si Regan 40 vjet më parë. Përkushtimi i tyre ndaj vendit dhe efektivitetit në emër të vendit, është i pa krahasueshëm me çdo president tjetër në 70 vitet e fundit./ Përshtatur nga CNA.al
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Joe Biden dhe Kamala Harris do të paraqesin veten si çifti p...
Thellë brenda pyjeve të shiut në Guatemala, ndodhet sot një ...
“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar ng...
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”E mbani me...
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, nd...
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit t...
Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famë...
Disa sëmundje, si fruthi, na infektojnë vetëm një herë në je...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...