web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shilla dhe Karidba/ Legjenda e dy përbindëshave që terrorizuan Ngushticën e Mesinës

15 Gusht 2020, 14:41, Blog CNA

?Mes Shillës dhe Karibdës?, është një shprehje që përdoret shpesh në letërsi apo publicistikë. Zakonisht për të treguar rastin kur dikush gjendet i mbërthyer midis 2 rreziqeve të mëdha. Po kush ishin Shilla dhe Karibda, dhe nga e ka origjinën legjenda e tyre?

Historia në fjalë u tregua për herë të parë nga Homeri tek ?Odisea?, më pas nga Virgjili tek ?Eneida?, dhe më vonë tek ?Komedia Hyjnore? e Dante Aligerit. Thuhet se Shilla, vajza e Tifonit dhe Ekidnës, ishte një nimfë e re me sy të kaltër dhe me një bukurie të rrallë, që jetonte në zonën e Rexhio Kalabrias në jug të Italisë.

Ajo e kishte zakon të shkonte për t?u larë plazhin e Zanklesë (Mesina e lashtë). Një ditë, ajo pa imazhin e një krijese mbi një dallgë që po vinte drejt saj. Vajza u frikësua shumë, por pak nga pak imazhi u bë më i qartë, dhe ajo pa para saj një Perëndi të detit.

Nga beli lart ai ishte një qenie njerëzore me lëkurën blu të lëkurës, me flokë shumë të gjatë që i binin mbi det, dhe me një mjekër të trashë në ngjyrë të gjelbër në të errët, por në vend të këmbëve ai kishte një bisht peshku.

Emri i tij ishte Glauk, dhe ai i shpjegoi nimfës së frikësuar se dikur kishte qenë një njeri i vdekshëm, një peshkatar nga Beotia. Një ditë pasi kishte peshkuar, ishte duke hapur rrjetat mbi bar për t?u tharë, kur pa se peshqit në kontakt me barin ngjalleshin prapë, dhe hidheshin sërish në det.

Nga kurioziteti Glauku, vendosi të hajë disa nga fijet e barit për të parë efektin që do të kishin mbi të. Sapo i hëngri, ai ndjeu një ndryshim të çuditshëm, teksa po ndihej në mënyrë të papërballueshme i joshur nga uji. Ai u zhyt në det, ku u përshëndet nga Perënditë e detit, të cilët iu lutën Oqeanit dhe Tetit ta shndërronin atë plotësisht në një Perëndi të detit.

Lutjet e tyre u dëgjuan, dhe ja ai ishte tashmë Glauku që po shihte Shilla. Pasi i tregoi historisë e tij, Glauku i deklaroi dashurinë e tij vajzës së bukur, e cila duke pasur ende frikë nga Glauku, u largua nga bregu dhe u fsheh në majën e një mali aty pranë.

Glauku u zhgënjye shumë nga ky refuzim, dhe vendosi të shkojë tek magjistarja Circe për t?i kërkuar të përgatiste një ilaç që do ta bënte Shillën të dashurohej me të. Magjistarja në fillim e qortoi pse dëshironte dashurinë e një gruaje të vdekshme, dhe duke qenë vetë e dashuruar me të, i sugjeroi që ta linte Shillën dhe të jetonte me të.

Por Perëndia i detit refuzoi, pasi nuk ishte i gatshëm të linte mënjanë dashurinë e tij për Shillën. Kur Glauku u largua, magjistarja e zemëruar dhe e poshtëruar nga refuzimi, përgatiti një ilaç të cilin e derdhi në det pikërisht aty ku lahej zakonsisht Shilla. Por rezultati ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që ishte kërkuar Glauku.

Kur Shilla u rikthye në Zankle që të lahej, nimfa vuri re papritur kokat e disa qenve të frikshëm që nisën t?i lehnin me egërsi. Shilla u përpoq të mbrohej nga përbindëshat që e kishin rrethuan, por kur doli nga uji ajo pa që nga beli lart ishte ende grua, por e tmerruar e  kuptoi që kokat e qenve ishin tashmë pjesë e trupit të saj.

Gjashtë koka qensh me tre rreshta dhëmbësh me majë i ishin bashkangjitur trupit të saj përreth belit. E tmerruar nga vetvetja, Shilla tashmë një përbindësh u zhyt në det, dhe u vendos në shpellën e një shkëmbi ku gjeti Karidbën, një tjetër përbindësh detar të frikshëm.

Karibda, e bija e Neptunit dhe Giais (Nënës Tokë), ishte vazhdimisht e uritur dhe një ditë guxoi të sfidonte Herkulin, duke i vjedhur ushqimet që kishte me vete.

Herkuli ia tregoi ngjarjen Zeusit, dhe ky e goditi Karibdën me rrufe, duke e shndërruar atë në një përbindësh që mbeti në Ngushticën e Mesinës, duke e dënuar të gëlltiste 3 herë në ditë dhe më pas pështynte ujin e detit, duke formuar vorbulla të forta detare, që ishin shkak për mbytjen e shumë anijeve.

Glauku u pikëllua shumë, dhe qau për një kohë të gjatë për fatin mizor që pati Shilla, e shndërruar në një përbindësh deti, për ta gjetur veten në krah të një përbindëshi tjetër të frikshëm. Karibda u bë arkitekte e vorbullave të frikshme detare që shkatërronte anijet, ndërsa Shilla i përpinte detarët me 6 kokat e saj të qenve të egër.

Një version alternativ

Ndërkohë, ekziston edhe një version tjetër i legjendës së Shillës dhe Karibdës, që është frymëzuar nga qyteti i vogël i Shillës, pikërisht përballë Ngushticës së Mesinës. E parë nga lart, qyteti i vogël ka pamjen e një shqiponje me krahë të shtrirë, dhe historia shpjegon arsyen e formës së saj të veçantë.

Thuhet se një ditë një grup shqiponjash të reja ishin në fluturim, kur bllokuan pa dashje pamjen e Jupiterit, i cili po përpiqej të shihte një nimfë, për të cilën ai kishte njëfarë simpatie. Jupiteri, u fye nga ky gjest dhe e goditi me rrufe tufën e shqiponjave, duke i hedhur ato në det.

Nëna e tyre u kthye në folenë e saj, por e gjeti atë të zbrazët. E dëshpëruar, ajo i kërkoi Hyjnisë që ta vriste ose ta lejonte të shkonte në kërkim të të vegjëlve të saj. Jupiteri u prek nga dhimbja e shqiponjës nënë, dhe e lejoi atë të largohej nga Olimpi në kërkim të shqiponjave të saj të vogla.

Kur shqiponja pa të vegjlit e tij në fund të detit, e kuptoi se kjo ishte vepër e Jupiterit, ndaj nisi të përbuzë atë. Udhëheqësi i Perëndive nuk e toleroi këtë sjellje nga ana e shqiponjës, dhe e goditi atë me rrufe, të cilat i thyen krahët e dhe i shqyen barkun. Nëna shqiponjë ra në mesin e të vegjëlve të saj, dhe kur koka e saj preku tokën u bë gur (shkëmbi mbi të cilin sot ndodhet kështjella Rufo në Shilla), dhe shqiponjat e vogla u bënë gurë të vegjël./Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga