Vetëm Regan dhe Trump e kuptojnë Amerikën
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike.
Sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) nxehtësia, ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë e breshërit si dhe mungesa e ujit i kanë ndryshuar tashmë kushtet e rritjes të disa të bimëve në jug të Evropës. Nga ndryshimet klimatike janë të prekura veçanërisht prodhimet mesdhetare si ullinjtë dhe rrushi.
Nga ana tjetër në veri të Evropës fermerët po përfitojnë nga ndryshimi i klimës. Kështu për shkak se periudhat e ngricave janë më të shkurtra fermerët në veri të Gjermanisë, në Britaninë e Madhe apo madje edhe në Suedi apo në vendet baltike kanë nisur të kultivojnë bimë tipike për jugun e Evropës, si rrush apo kajsi dhe të prodhojnë madje edhe verë.
Nga ana tjetër ndryshimi i klimës përbën rrezik për prodhimet tradicionale bujqësore në jug të Evropës, thotë Josep Maria Sole që punon për projektin VISCA (Vineyards Integrated Smart Cleimit Application), që financohet nga BE-ja dhe synon të ndihmojë industrinë e verës në Evropë.
Sipas tij zonat që prodhojnë verë do të vuajnë gjithnjë e më shumë nga valët e thatësirave dhe të nxehtit dhe rajone të caktuara në Spanjë nga ngrica më intensive gjatë pranverës, të cilat mund të dëmtojnë sythat e rrushit. Po ashtu sipas ekspertëve nga ndryshimi i klimës mund të preken këtë vit rreth 80% e ullinjëve të Italisë.
Mango, avokado dhe fruta të tjera ekzotike në Evropë?
Italia, e cila renditet e dyta në botë për prodhimin e vajit të ullirit, shënoi një rënie katastrofike në vitin 2018. Moti i keq dhe ngrica bëri që prodhimi të bjerë me 57%, një humbje prej gati 1 miliardë euro.
Siçilia është një nga rajonet më të mira për prodhimin e vajit të ullirit në Itali, së bashku me Kalabrinë dhe Puglian. Por disa fermerë aty kanë filluar ta përqendrojnë vëmendjen në kultivimin e bimëve tropikale, si mango, avokado, papaja apo liçi.
Bimët tropikale nisën të kultivohen për herë të parë në Siçili në vitet 1970, por vitet e fundit aty vihet re një rritje eksponenciale e këtyre kulturave bujqësore dhe kultivimi i specieve të reja si papaja, të cilat po zëvendësojnë agrumet të cilat “nuk sjellin më të ardhura të mjaftueshme”, thotë Vittorio Farina, profesor pranë Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Palermos. Ai thotë se për shkak të ngrohjes së klimës në Itali apo Spanjë janë krijuar kushte për kultivimin e mangove dhe të avokadove. Farina tha se për shkak të thatësirave dhe problemeve me ujin është e nevojshme që të nisë kultivimi i bimëve që nuk kanë nevojë për shumë ujë dhe që mund t’i përballojnë periudhat e gjata të thatësirës në verë.
Edhe Margarita Ruiz-Ramos, profesore e asociuar në Universitetin Politeknik të Madridit, tha për DW se dhe në Spanjë po testohet kultivimi i bimëve që nuk kanë nevojë për shumë ujë, si p.sh. fëstëkët (pistachio). Sidoqoftë ajo theksoi se përparësi ka eksperimentimi me lloje të ndryshme të kulturave ekzistuese që mund të përballojnë kushte e reja klimatike./ DW
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Joe Biden dhe Kamala Harris do të paraqesin veten si çifti p...
Thellë brenda pyjeve të shiut në Guatemala, ndodhet sot një ...
“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar ng...
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”E mbani me...
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, nd...
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit t...
Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...