web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleksei Navalni dhe historia e gjatë e të helmuarve që kanë qenë kritikë ndaj Kremlinit

23 Gusht 2020, 09:38, Blog CNA

Nga Luke Harding ?The Guardian?

Aktivisti i opozitës ruse Aleksei Navalni, është kritiku i fundit i Kremlinit që dyshohet të jetë helmuar në rrethana ende të mjegullta. Gjatë shekullit të kaluar, një seri kundërshtarësh politikë u sëmurën në mënyrë misterioze. Shumë prej tyre kanë vdekur.

Mesa duket që të gjithë ata kanë qenë viktima të laboratorit sekret të Moskës, të ngritur nga Vladimir Lenini që në vitin 1921. Funksioni i këtij laboratori, ishte të përballej me efikasitet dhe pa mëshirë me armiqtë e shtetit sovjetik. Disa ishin banorë aktualë të Bashkimit Sovjetik, të tjerë mërgimtarë sovjetikë problematikë.

Sipas ish-shefit të spiunëve të Stalinit Pavel Sudoplatov, KGB0ja arriti kohë më parë në përfundimin se helmimi ishte metoda më e mirë për eleminimin e individëve të padëshiruar. Pasardhësja e sotme e KGB – FSB – duket se e ndan të njëjtin mendim.

Gjatë luftës së ftohtë, KGB zhduku kundërshtarët e regjimit komunist saj në mënyra tepër të zgjuara. Në vitin 1959 një vrasës ekzekutoi udhëheqësin nacionalist ukrainas Stepan Bandera duke përdorur një pistoletë spraj me llak cianidi të fshehur nën një gazetë.

Në vitin 1979 një tjetër killer vrau disidentin bullgar Georgi Markov, teksa ky i fundit priste autobuzin në një stacion në Urën Vaterlo në Londër. Arma:një ombrellë me majën e helmuar. Në vitet 1990 nën Boris Jelcin, vrasje të tilla u ndalën, teksa ishte edhe koha e një bashkëpunimi të ngushtë midis Rusisë dhe perëndimit.

Por kur në vitin 2000 president i vendit u bë Vladimir Putini, rifilluan edhe vrasjet politike. Pati spekulime se fabrika e prodhimit të helmeve – e identifikuar si një laborator për synime hulumtimi në periferi të Moskës – i ishte kthyer sërish punës.

Viktimat e mundshme përfshinë Roman Cepov, truprojën e Putinit në vitet 1990 në Shën Petersburg, që vdiq pasi piu një filxhan çaj në vitin 2004 në një zyrat lokale të FSB-së. Në të njëjtin vit, gazetarja Ana Politkovskaja u sëmur rëndë gjatë një udhëtimi me avion nga Moska në Rostov, duke humbur ndjenjat menjëherë pasi piu një çaj të servirur nga stjuardesa.

Fatmirësisht i mbijetoi atentati. Por 2 vjet më vonë një njeri i armatosur e vrau Politkovskajën para shtëpisë së tij në Moskë. Ndërkohë, helmimi më famëkeq i shekullit ndodhi disa javë më vonë. Këtë herë shënjestra ishte Aleksandër Litvinenko, një ish oficer i FSB-së i kthyer në një kritik të ashpër të Putinit.

Dy atentatorët të nisur enkas nga Moska – Dimitri Kovtun dhe Andrei Lugovoi – e takuan Litvinenkon në hotelin Milennium në Londër. Ky i fundit piu disa gllënjka çaj jeshil, në të cilën ishte hedhur një sasi poloniumi radioaktiv, që i shkaktoi vdekjen 3 javë më vonë.

Ajo vrasje shkaktoi në një periudhë të gjatë marrëdhëniesh të acaruara mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Atentati ngrinte një pyetje të tmerrshme:nëse ishte Putini, ai që i udhëronte direkt këto vrasje shtetërore, apo thjesht ai diktonte në vija të përgjithshme politikat, të cilat më pas interpretoheshin nga shefat e tij të shërbimeve sekrete.

Një hetim i vitit 2016 në Mbretërinë e Bashkuar, arriti në përfundimin se ishte vetë Putini, ai që kishte ?aprovuar? operacionin e 10 viteve më parë, së bashku me shefin e atëhershëm të FSB-së. Megjithatë, disa prova të zbuluara mbeten sekrete.

Në marsin e vitit 2018, një skuadër tjetër killerash të Kremlinit, shkuan në Londër nga Moska, në të njëjtën mënyrë siç kishin bërë Kovtun dhe Lugovoi 12 vjet më parë. Shënjestra e tyre ishte Sergei Skripal, një agjent i dyfishtë rus që kishte spiunuar për llogari të shërbimit sekret britanik MI6.

Vrasësit ishin kolonelët e inteligjencës ushtarake ruse, Anatoli Çepiga dhe Aleskandër Mishkin. Sipas qeverisë britanike, Mishkin dhe Çepiga lyen me një agjent nervor të epokës sovjetike – Noviçok ? bravat e dyerve të shtëpisë ku banonte Skripal me të bijën në qytetin britanik Salisbëri.

Ai dhe vajza e tij, Julia, humbën ndjenjat disa orë më vonë mbi një stol në një park në qendër të qytetit. Fatmirësisht që të dy mbijetuan, por një grua tjetër, Daun Starxhes, vdiq 2 muaj më vonë pasi spërkati aksidentalisht me Noviçok kyçet e dorës së saj.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj dëbuan më shumë se 150 spiunë ruse, që ndodheshin në ambasadat ruse në këto vende. Provat e përfshirjes personale të Vladimir Putinit në këto helmime mbeten rrethanore. Ne nuk e dimë se sa dijeni ka ai mbi këto atentate apo zinxhirin e komandës.

Por numri i madh i viktimave, brenda dhe jashtë vendit, sugjeron se Kremlini i sheh episode të tilla si një të keqe të pakëndshme, por të domosdoshme. Përmes tyre, ata i dërgojnë një mesazh shoqërisë. Mesazhi është se kundërshtimi ndaj regjimit të Putini ka kufijtë e vet, dhe se një kundërshtimi i zëshëm ndaj qeverisë ruse, mund të ketë një kosto të tmerrshme./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga