Pse dyshja e demokratëve Bajden-Herris, do të humbë në presidencialet e nëntorit
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Si vëzhgues i konventave dhe f...
Një kampion, është me siguri dikush që i tejkalon pritshmëritë që kanë të tjerët për të. Pra po flasim për një njeri, që ka një motivim të jashtëzakonshëm për të fituar. Ky etiketim, vlen jo vetëm për sportin, por edhe për fusha të tilla si shkenca, të drejtat e njeriut dhe politika.
Përgjatë historisë, ka pasur shumë kampionë. Mes tyre është edhe notari armen Shavarsh Karapetian. Ai është shpallur 17 herë kampion bote në not. Gjithashtu, ai është shpallur 13 herë kampion i Evropës dhe 7 herë kampion kombëtar i ish-Bashkimit Sovjetik. Përveç kësaj, Karapetian ka thyer plot 11 herë rekordin botëror.
Por ajo që e bën armenin një kampion, nuk janë dhe aq medaljet sportive që nderen në muret e shtëpisë së tij, por sakrifica e tij e jashtëzakonshme për të tjerët. Në vitin 1976, ai shpëtoi personalisht 20 njerëz nga mbytja e sigurt, kur një tram doli nga shinat dhe ra në ujërat e një liqeni të ngrirë pranë kryeqytetit të Armenisë, Jerevan.
Por për të kuptuar aktin e tij të guximshëm, duhet të hedhim një shikim mbi jetën dhe karrierën e tij. Përvoja që me shumë mundësi e nxiti Karapetian të bëhej një notar profesionist, ishte shpëtimi për pak nga vdekja kur ishte vetëm 15-vjeç.
Ai u rrah nga një grup vagabondësh, të cilët më pas e lidhën trupin e tij me një gur, dhe e hodhën në një liqen aty pranë. Me shumë mundim, ai arriti të zgjidhte duart nga litari, u lirua me shpejtësi edhe nga guri që po e tërhiqte në fund të liqenit, duke ia dalë të mbijetonte.
Pas atij incidenti, ai vendosi të merrej seriozisht me sportin e notit. Por për shkak të rivalitetit të madh, iu mohua e drejta për të garuar me ekipin e tij kombëtar. Kështu, ai kaloi në disiplinën e ?finswimming?, një stil noti nën sipërfaqe, me përdorimin e një baloni me oksigjen.
Filloi që të bëjë shumë shpejt diferencën, duke fituar një numër garash në nivel shtetëror. Në moshën 18-vjeçare, u shpall kampion i Bashkimit Sovjetik. Ndërsa vetëm 2 muaj më vonë, kampion i Evropës, duke thyer njëherazi disa rekorde. Kudo që shkoi, e ndoqi zilia e të tjerëve.
Madje ndaj tij pati përpjekje për vrasje nga një rival, që i sabotoi balonin me oksigjen gjatë një kampionati të mbajtur në Kiev të Ukrainës. Pavarësisht nga ai veprim, që për pak sa nuk i kushtoi jetën e tij, Karapetian e fitoi garën. Por ai gati sa nuk vdiq edhe në vitin 1974, kur autobusi me të cilin po udhëtonte gati ra në një humnerë.
Në mesin e panikut që përfshiu pasagjerët, notari rrëmbeu me shpejtësi timonin, dhe e drejtoi me kujdes autobusin në kahun e kundërt. Tridhjetë njerëz, përfshirë Karpetian, shpëtuan atë ditë nga vdekja e sigurt, sërish falë aktit të tij të guximshëm.
Por ngjarja që pasoi, do të diktonte edhe pjesën tjetër të jetës së tij. Karapetian po zhvillonte stërvitjen e tij të zakonshme në mëngjes, duke vrapuar buzë Liqenit të Jerevanit. Një tram doli befas nga shinat, dhe ra direkt në ujërat e ngrirë.
Për shkak të forcës së madhe të përplasjes por edhe të ujit të ftohtë, shumica e 92 pasagjerëve në bord humbën mënjëherë ndjenjat. Trami përfundoi me shpejtësi në fund të liqenit të ngrirë. Pa ngurruar për asnjë çast, zhytësi profesionist e dinte se çfarë duhet të bënte.
Ai u zhyt me shpejtësi, theu dritaren e xhamit të tramit, dhe nisi të nxjerrë prej andej pasagjerët. Trami ndodhej 10 metra nën ujë dhe 25 metra larg bregut. Karpetian kreu në total 30 zhytje, duke nxjerrë jashtë sa më shumë njerëz që mundte. Në fund, arriti të shpëtojë jetën e 20 pasagjerëve.
Por për shumë të tjerë ishte tepër vonë. Edhe pse ai aksident shkaktoi një tragjedi të madhe, por të mos ishte për heroizmin e tij, bilanci do të ishte shumë më i rëndë. Por edhe për vetë Karapetian, pasojat do të ishin të rënda. Pas zhytjes së 30-të, humbi ndjenjat si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Pasojat e një përpjekje të tilla kaq mbinjerëzore, vazhduan edhe më vonë. Notari u diagnostikua me pneumoni dhe ndotje të gjakut nga uji i ndotur prej industrive aty pranë.
Pas 46 ditësh në gjendje kome, heroi i Liqenit të Jerevanit më në fund u zgjua.
Por ndërkohë karriera e tij ishte mbyllur, për shkak të rraskapitjes ekstreme nervore që i shkaktoi ajo ngjarje. Edhe pse dikush do të priste një mirënjohje të menjëhershme nga autoritetet, historia e heroizmit të tij mbeti kryesisht e panjohur. Kjo deri në vitin 1982, kur u botua një artikull në gazetën mbarëkombëtare ?Komsomolskaya Pravda?, që përkujtoi gjestin e tij të jashtëzakonshëm.
Deri atëherë, fakti që ishte kampioni i botës, ai që shpëtoi gjithë ata njerëz, njihej vetëm nga banorët e kryeqytetit armen. Pas artikullit të titulluar ?Beteja nënujore e kampionit?, Karapetian mori mbi 75.000 letra lavdërimi dhe falënderimi, dhe u bë një emër i njohur në Bashkimin Sovjetik.
Modest nga natyra, ai vetë nuk e cilësoi si ndonjë heroizëm aktin e tij. Përkundrazi, ai ishte ende i trishtuar nga fakti që atë ditë vdiqën shumë njerëz të tjerë. Kur u pyet në një intervistë në lidhje me ngjarjen, ai u shpreh:?E dija që mund të shpëtoja shumë jetë. Kisha frikë mos bëja ndonjë gabim. Aty poshtë ishte aq e errët, sa gati nuk dukej asgjë. Në njërën nga zhytjet e mia, kapa gabimisht një sedilje, në vend të një pasagjeri?Mund të kisha shpëtuar një jetë më shumë. Ai gabim më del ende në makthet e mia natën…?.
Që nga ajo kohë, Shavarsh Karapetian është vlerësuar shumë herë të tjera, përfshirë 2 medalje të dhëna nga qeveria armene, dhe një çmim ?Fair Play? nga UNESCO. Njëherazi, ai pati nderin të ketë një asteroid me emrin e tij: 3027 Shavarsh.
Në vitin 2014, Karapetian mbajti pishtarin në vigjilje të Lojërave Olimpike Dimërore në Moskë, qytet ku dhe banon aktualisht. Sot është pronar i një dyqani këpucësh, dhe bën një jetë modeste, jashtë vëmendjes së publikut. Gjithsesi kujtesa e heroizmit të tij mbetet e gjallë, dhe njerëzit nuk do e harrojnë kurrë kampionin e tyre./ .thevintagenews.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Si vëzhgues i konventave dhe f...
Nga Dmitry Trenin “The Moscow Times”* Një model i asaj që po...
Megjithëse historianët njohin në përgjithësi vëllezërit amer...
Nga Andrew A.Michta “American Interest”* Amerika përballet s...
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Joe Biden dhe Kamala Harris do të paraqesin veten si çifti p...
Thellë brenda pyjeve të shiut në Guatemala, ndodhet sot një ...
“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar ng...
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...