web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kostoja emocionale e koronavirusit

23 Gusht 2020, 06:21, Blog CNA

Nga Greta Privitera ?Politico.eu?

Milano- Kur mora ftesën për festën e ditëlindjes, u përgjigja automatikisht me një ?po?, e bindur dhe e lumtur. Deri në shkurtin e këtij viti, nuk do ta kisha menduar 2 herë nëse duhej të shkoja apo jo. Dhe meqë Italia i është rikthyer një lloj ?normaliteti? pasi e kaloi më të keqen e pandemisë, unë jam duke iu rikthyer dalëngadalë zakoneve të vjetra.

E megjithatë një ditë para festës, dyshimet dhe frika më pushtuan mendjen. Një festë në shtëpi? Po sa njerëz do të jenë ftuar vallë? A është e sigurt të shkohet në provincën e Bergamos, zona më e prekur nga Covid-19 në Itali? Po sikur dikush në festë të jetë asimptomatik dhe ngjitës për të tjerët?

Si do t?i detyroja vajzat e mia të ruanin distancën nga fëmijët e tjerë, apo t?i ndalonin ata t?u preknin fytyrat? Duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, dhe parë malet atje tej, një valë ankthi m?u mblodh si lëmsh në fyt. Mora frymë thellë, ashtu siç bën zakonisht çdokush para se të zhytet në një pishine, dhe hyra brenda.

Nuk ka nevojë të thuhet, që ankthi nuk u largua. Të rriturit i shmangën puthjet dhe përqafimet në festë, por askush nuk mbante maskë. Sapo pata mundësi, shkova në banjë për të larë duart, duke i tërhequr zvarrë edhe vajzat e mia që nuk deshin të më ndiqnin.

Dhe vetëm atje, në komoditetin e një gjesti të thjeshtë që tanimë është bërë gati një rit supersticioni, u ndjeva e sigurt. U largova më herët se të tjerët nga festa, duke u ndjerë fajtore. Kur u ktheva në shtëpi, e kuptova se kjo pandemi e ka revolucionarizuar jo vetëm jetën tonë të përditshme, por edhe atë sentimentale.

Distanca fizike është duke ndërtuar tullë nga tulle më shumë distancë emocionale. Ne italianët jemi njerëz të përqafimeve, puthjeve, dhe ahengjeve të mëdha familjare. Deri kohët e fundit, ideja për të mbajtur distancë midis miqve dhe familjarëve ishte e pakonceptueshme. Tek e fundit, ne jemi të famshëm edhe për shmangien që u bëjmë rregullave, dhe për kreativitetin tonë në shmangien e tyre. E megjithatë i kemi respektuar rreptësisht rregullat,

për të frenuar rritjen e infeksioneve me koronavirus. Pjesërisht, pasi ne ishim të parët në Perëndim që përjetuam tërbimin e Covid-19. Dhe ishim po të parët që pamë mijëra njerëz të vdisnin nga ky virus.

Ne u përballëm para të tjerëve me frikën e një sëmundjeje të panjohur. Ne vazhdojmë të ndjekim rregullat, pasi shifrat na tregojnë se kjo gjë po funksionon. Një ditë gjatë javës së kaluar, vetëm 5 njerëz vdiqën nga Covid-19 në mbarë Italinë; në mars, kishte ditë kur vdisnin 1.000 njerëz në 24 orë.

Por rregullat që na kanë shpëtuar jetën, njëherazi na kanë ndryshuar. Ne ndihemi tashmë më pak të sigurt në vendet tona më të preferuara:në gjirin e familjeve tona, me gjyshërit dhe miqtë tanë më të ngushtë. E kush do ta kishte menduar vallë se një ditë, duke qëndruar pranë atyre që duam, do ta ndienim veten të rrezikuar, apo se ishim një rrezik për dikë tjetër? Paradoksalisht, mund të ndihemi më të qetë në punë apo në hapësira publike, ku ndarjet prej xhami dhe shenjat në dysheme, na tregojnë se si ta ruajmë distancën, duke na mbrojtur nga frika jonë. Nëse pak a shumë, jeta është rikthyer disi si dikur përpara fillimit të pandemisë – disa zyra janë rihapur; pasditeve, fëmijët rrinë në shtëpi me gjyshërit e tyre; ne drekojmë apo darkojmë me nënat tona të dielave; shumë njerëz kanë shkuar me pushime – është mënyra se si ne i provojmë këto situata të njohura, ajo që është bërë tani më pak e zakonshme.

Ne jemi tani më pak spontanë dhe më pak të shkujdesur, dhe megjithëse kemi filluar sërish të përqafohemi, të paktën midis familjarëve, e bëjmë këtë plot dyshime. E kthejmë kokën

në drejtime të kundërta. Gjyshet i përshëndesin nipërit dhe mbesat e tyre, duke mos u përkulur, për ta mbajtur gojën e tyre sa më larg fytyrës së vogëlushëve.

A mund të bashkëjetojë dashuria dhe ndjeshmëria me koreografinë e çuditshme të distancimit social? Me siguri që po. Por ky normalitet i ri famëkeq është shumë i vështirë. Ne jemi bërë tanimë një shoqëri që e studion sigurinë e një përqafimi apo të një përshëndetje.

Kur takojmë fqinjët nëpër shkallë, qëndrojmë disa hapa larg. Nëse shohim një grup të vogël njerëzish në trotuar, më shpesh preferojnë të kalojmë në anën tjetër të rrugës. Po, të huajt ndjellin tek ne një atmosferë të re rreziku.

Frika ime më e madhe, është që fëmijët që po rriten në mesin e kësaj pandemie, kanë filluar të brendësojnë idenë se njerëzit e tjerë janë të rrezikshëm:se ata mund të jenë të sëmurë, dhe janë bartës të pavetëdijshëm të virusit. Kur t?u themi që të lajnë duart, pasi kanë luajtur me një fëmijë tjetër, apo të mbajnë distancë nga të rriturit e tjerë, si mund ta dinë ata se problemi është virusi, dhe jo vetë njerëzit?

Në çdo rast, unë përpiqem t?u shpjegoj vajzave të mia me fjalë të thjeshta elementët kryesorë të këtij momenti të çuditshëm që po kalojmë. Nuk e di nëse po funksionon, dhe në fakt nuk kam shumë mjete të tjera në dispozicion. Ndoshta brenda një viti të gjitha këto dyshime dhe frikëra, nuk do të jenë më shumë sesa një kujtim i largët.

Ndoshta ky virus, do të ketë qenë vetëm një parantezë në jetën tonë tejet të zënë me gjëra të ndryshme, dhe ne do të jemi në gjendje ta përqafojmë sërish lirshëm njëri-tjetrin pa pasur ankth. Por tani për tani, imazhet e pandemisë janë ende shumë të forta. Vetëm disa muaj më parë, qindra arkivole transportoheshin nga spitalet nga një kolonë me makina ushtarake.

Të moshuarit u ngujuan në azile pa pasur asnjë vizitor. Kontakti i tyre i vetëm me të afërmit ishte një përshëndetje me duar nga ana tjetër e dritares. Miqtë humbën prindërit dhe gjyshërit, shpesh pa mundur t?u thonë dot lamtumirë. Sado e tmerrshme dhe tjetërsuese që është pamundësia për të përqafuar pa frikë njerëzit tanë të dashur, ne e dimë se vigjilenca jonë sërish ia vlen. Askush nuk dëshiron të kthehet në pranverën e vitit 2020./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga