web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jeta sekrete e divës së modës Koko Shanel, si agjente e nazistëve

22 Gusht 2020, 06:51, Blog CNA

Falë markës së veshjeve dhe parfumit ?Chanel No. 5?, Koko Shanel njihet si stilistja që e revolucionarizoi veshjen e gruas gjatë shekullit XX, dhe emri i saj u bë sinonim i veshjeve perfekte. Por vitet e fundit, dokumentet e deklasifikuara të qeverisë franceze kanë zbuluar veprimtarinë e saj agjenturore, në favor të shërbimit inteligjent të ushtrisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shanel u rrit në varfëri, por u bë shumë e njohur në fillim të Luftës së Dytë Botërore. E lindur në varfëri në vitin 1883, ajo u dërgua në një jetimore që kur ishte 12-vjeçe. Ajo doli nga varfëria falë stilimit të veshjeve të saj vizionare për gratë që gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ngjitja e saj meteorike e futi atë në listën e figurave më të fuqishme dhe me ndikim në Evropë. Së bashku me artistët si Pablo Pikaso dhe Serzh Diagilev, ajo u bë mike e Uinston Çërçillit dhe e dashura e Hjuxh Grosvenorit, Dukës së Uestminster.

Kur nazistët pushtuan Parisin në vitin 1940, Shanel u lidh me Baronin Hans Gynter von Dinklage, një oficer në Abvehr, shërbimi sekret ushtarak gjerman. Romanca e tyre i dha mundësi Shanel të zhvendosej me banim në suitat e rehatshme të Hotelit Ritz. Ajo u bë pjesë e shoqërisë së shtresës së lartë, ku ishin infiltruar shumë oficerë gjermanë.

Marrëdhëniet e Shanel me Dinklagen, i dhanë mundësi të merrej me çështje të rëndësishme personale. Mes tyre ishte lirimi i nipit të saj Andre Palas, që u burgos nga gjermanët në vitin 1940. Pastaj ishin edhe interesat e saj në biznes. Që nga viti 1924, kur familja hebreje Verteimer e mbështeti financiarisht për ngritjen e linjës së saj të parfumeve, në këmbim të shumicës së fitimeve, Shanel kërkoi rinegocimin e kontratës me kushte më të favorshme.

Tani, me ligjet e ?Arianizimit? që i detyronin hebrenjtë të hiqnin dorë nga bizneset e tyre, Shanel shfytëzoi mundësinë për të shtënë plotësisht në duart e saj një degë fitimprurëse të perandorisë së saj të modës.

Dinklage e njohur të dashurën e tij me një agjent tjetër të shquar të Abvehr-it, Baronin Luis de Vofirland, që dyshohet se i premtoi Shanel lirimin e nipit të saj, në këmbim të shërbimit të saj agjenturor ndaj Berlinit. Diku rreth vitit 1941, Shanel u regjistrua si Agjentja F-7124, me emrin e koduar ?Uestminster?, sipas emrit të të dashurit të saj të mëparshëm.

E ngarkuar me misionin e  mbledhjes së ?informacioneve politike? nga kolegët në Madrid, Shanel shkoi të jetojë për disa muaj në kryeqytetin spanjoll në mesin e vitit 1941 bashkë me Vofirland, nën preteksin e biznesit të saj. Sipas librit të Hal Vogin ?Në shtrat me armikun?, ekziston një procesverbal i darkës që ajo pati me diplomatin britanik Brian Uollas, gjatë së cilës ajo diskutoi rastësisht mbi jetën që bënte në Parisin e pushtuar, dhe mbi armiqësinë që francezët dhe gjermanët ruanin ndaj njëri-tjetrit.

Është e paqartë nëse veprimtaria e Shanel në Madrid pati ndonjë dobi për gjermanët. Por informacionet që ajo mblodhi, ishin dukshëm të mjaftueshme për t?i bërë përshtypje eprorëve të saj të Abvehr-it, që urdhëruan lirimin e nipit të saj nga burgu.

Por dëshira e Shenal për të pasur më shumë fitime nga linja e saj e parfumeve, mbaroi kur ajo mësoi se familja Verteimer e kishte transferuar kontrollin e kompanisë tek një francez jo-hebre i quajtur Feliks Amjo, përpara se të largohej për në Shtetet e Bashkuara.

Diku fundi i vitit 1943 dhe fillimi i 1944-ës, kur gjërat nuk po shkonin aspak mirë për Gjermaninë, Shanel u ngarkua me një mision tjetër nga gjenerali SS Valter Shelenberg. Në kuadër të operacionit ?Modellhut? që në gjermanisht do të thotë ?modeli i kapelës?, ajo do të përdorte lidhjen e saj personale me Çërçillin, tashmë kryeministër i Anglisë, për të transmetuar mesazhin se shumë oficerë të lartë të SS po kërkonin t?i jepej fund luftës.

Shanel ndërmjetësoi lirimin nga një burg italian i Vera Lombardit, një mikeshë e përbashkët e saj dhe e Çërcillit. Ajo shkoi në Madrid me Dinklage, ku Lombardi u udhëzua ta dorëzonte në ambasadën britanike letrën e Shanel për Çërçillin. Por ky plan u hodh në erë kur Lombardi denoncoi Shanel dhe bashkëpunëtorët e saj si spiunë gjermanë.

Lombardi u arrestua prapë, megjithëse Shanel arriti të kthehej shëndoshë e mirë në Paris. Shanel i shpëtoi ndëshkimiu për atë dështim, dhe fshiu çdo lloj prove që e lidhte me Abvehr-in. Në gushtin e vitit 1944, disa muaj pas fiaskos së Madridit, forcat franceze çliruan Parisin nga gjermanët.

Me reputacionin e saj si një ?bashkëpunëtore horizontale? e nazistëve, Shanel u mor në pyetje nga autoritetet, për t?u liruar pak ditë më vonë, duke u larguar menjëherë për në Zvicër. Pas luftës, Shanel doli para një gjykate franceze, për të dhënë llogari mbi dëshminë e disa oficerëve gjermanë të arrestuar, që e lidhnin atë me Abvehr-in.

Ajo konfirmoi një farë bashkëpunimi me nazistët për të nxjerrë nipin e saj nga burgu, por vetëm kaq. Kur mësoi se Shelenberg edhe pse i sëmurë po planifikonte të botonte kujtimet e tij, Shanel i pagoi të gjitha faturat e tij spitalore, edhe e siguroi se familja e tij nuk do të vuante kurrë për para.

Koko Shanel u rikthye bujshëm në botën e modës në vitin 1954, e ndihmuar sërish nga familja Verteimer, me të cilën ishte përplasur për shumë vite. Ajo i jetoi vitet e saj të fundit si një personazh i famshëm, para vdekjes së saj në Hotelin Ritz në vitin 1971./ Bbiography.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga