web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si është jeta e një ish-presidenti amerikan pas lënies së detyrës?

24 Gusht 2020, 06:28, Blog CNA

Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:?Nuk ka asgjë më shumë patetike në jetë, sesa një ish-president?. Por çfarë ndodh me ish-presidentët kur ata largohen nga detyra? Disa nga përfitimet që kanë duken mjaft të mira, siç është mundësia për të fituar miliona dollarë nga librat apo fjalimet që ata mbajnë.

Por kanë ndërkohë edhe shumë kufizime. Duhet të jenë të matur në qëndrime e tyre publike, janë gjithnjë të shoqëruar nga agjentët e shërbimit sekret, dhe nuk u lejohen të ngasin vetë makinën në rrugët publike. Kur largohen nga detyra, ish-presidentët marrin një pension të përjetshëm .

Kur Kongresi miratoi për herë të parë Aktin e ish-Presidentëve në vitin 1958, vlera e pensionit ishte 25.000 dollarë në vit. Sot, pensioni vjetor është i barabartë me pagën e një ministri të qeverisë amerikane:210.700 dollarë në vit.

Edhe bashkëshortët e ish-presidentëve të vdekur, marrin një pension vjetor prej 20.000 dollarësh. Por për presidentët që japin dorëheqjen, si rasti i Riçard Niksonit në vitin 1974? Në atë kohë Departamenti i Drejtësisë vendosi që Niksoni dhe çdo president që në ardhmen dorëhiqej nga detyra, të merrte sërish një pension të përjetshëm.

Ndërkohë, presidentët e larguar nga detyra me anë të procedurës së fajësimit (impeachment) e humbin të drejtën e pensionit. Nga ana tjetër që nga viti 2013, ish-presidentët kanë mbrojtjen e shërbimit sekret deri në fund të jetës së tyre. Më herët, ligji garantonte një mbrojtje deri në 10 vjet pas lënies së detyrës.

Megjithatë, e njëjta dispozitë nuk vlen për fëmijët dhe ish-bashkëshortët e presidentit.

Fëmijët kanë mbrojtjen e shërbimit sekret derisa të mbushin 16-vjeç, ndërsa bashkëshortët e humbasin atë nëse çifti ndahet apo rimartohet. Ish-presidentët e sotëm, kalojnë shumë kohë në bibliotekat e tyre presidenciale.

Edhe pse nuk ka qenë përherë kështu. Në fakt, tradita nisi me Frenklin D.Ruzveltin, që ngriti Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial që mban emrin e tij, si një vend për të ruajtur të dhënat e tij personale dhe presidenciale. Para tij, shumë presidentë i paketuan diku të dhënat e tyre, por shumica humbën rrugës.

Ish-presidentët mund të fitojnë miliona dollarë duke shkruar libra. Kur Bill Klinton nënshkroi një marrëveshje për të shkruar librin e tij ?Jeta ime?, ai kërkoi paraprakisht 15 milionë dollarë nga shtëpia botuese. Xhorxh W.Bush fitoi 7 milionë dollarë kur shiti 1.5 milionë kopje të  librit të tij ?Vendimet?.

Xhimi Karter ishte një nga ish-presidentët e parë që u shndërrua në një autor librash, duke shkruar deri tani 14 libra. Kur lënë detyrën, ish-presidentët duhet të dorëzojnë çelësat e makinës për pjesën e mbetur të jetës. Për arsye sigurie, ata nuk lejohen ta ngasin makinën rrugëve publike.

Është ekipi i sigurisë së shërbimit sekret, ai që i shoqëron ata kudo që duan të shkojnë. Por disa prej tyre e thyejnë këtë rregull, duke ngarë makinën në pronat e tyre private. Kështu Xhorxh W.Bush i jep makinës në territorin e fermës së tij në Teksas; edhe Ronald Reagan bënte të njëjtën gjë.

Ish-presidentët nuk shkojnë asnjëherë tek kutia postare për të marrë postën e tyre. Është shërbimi sekret që e bën këtë gjë, duke e kontrolluar paraprakisht çdo pako për ndonjë shenjë rreziku. Në tetorin e vitit 2018, shërbimi sekret zbuloi në kohë 2 pako-bombë drejtuar ish-presidentëve Klinton dhe Obama, midis figurave të tjera të shquara politike.

Por disa ish-presidentë e refuzojnë pensionin dhe kërkojnë një punë. Për shembull Herri S. Truman, u sigurua që biblioteka e tij presidenciale të kishte edhe një zyrë ku ai mund të punonte gjatë 19 viteve që pasuan. Ndërkohë Xhorxh Uashington u tërhoq në Malin Vernon, ku drejtoi një distileri të prodhimit të uiskit.

Presidentët përplasen ashpër në skenën publike kur kandidojnë për poste. Por sapo të largohen nga detyra, ata shpesh afrohen dhe bëhen miq me njëri-tjetrin. Në vitin 2017, Xhorxh W.Bush madje deklaroi se e cilësonte Bill Klintonin si ?një vëlla nga një nënë tjetër?.

Shumëkujt mund t?i duket e habitshme por ata harxhojnë jo pak kohë duke planifikuar funeralin e tyre. Ish-presidentët mund të zgjedhin të kenë një funeral shtetëror. Në fakt, presidentët duhet të planifikojnë shërbimin e tyre funeral gjatë kohës që janë ende në detyrë.

Por ish-presidentët mund të zgjedhin edhe një ceremoni private, dhe kjo ndodhi me Riçard Niksonin, që kur vdiq në vitin 1994 u varros përmes një ceremonie private në bibliotekën e tij presidenciale në Kaliforni.

Fjalimet në aktivitete të ndryshme, ndihmojnë jo pak në buxhetin e ish-presidentëve. Që prej largimit nga detyra në vitin 2001, Bill Klinton ka fituar 150 milion dollarë nga fjalimet dhe librat e tij. Në vitin 2012, CNN llogariti se rreth 75 milionë dollarë, ai i ka fituar vetëm nga fjalimet e mbajtura në mbarë botën.

Klinton deklaroi në vitin 2010:?Unë nuk kam pasur para derisa ika nga Shtëpia e Bardhë. Por nga ajo kohë, kam arkëtuar fitime të kënaqshme?. Së fundmi, një rregull i pashkruar i detyron ish-presidentët të heshtin mbi punën e pasardhësve të tyre.

Kjo pakt i nënkuptuar për të shmangur kritikat publike, supozohet se mbron dinjitetin e zyrës presidenciale, dhe i mban ish-presidentët larg debateve politike. Por kjo nuk është respektuar gjithmonë. Kështu Xherald Ford, Xhimi Karter dhe Xhorxh H.W Bush kanë kritikuar publikisht pasardhësit e tyre në detyrë./ ranker.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga