Nga ekzorcizmi tek skandalet financiare/ Pesë sekretet e errëta të Vatikanit
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Nga Nancy Cook & Meridith Mccraw ?Politico.eu?
* Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë me një numër të pazakontë premtimesh:të fitonte tregtare me Kinën, të anulonte marrëveshjet tregtare, të kufizonte emigracionin. Por si president, Trump është përballur me paralajmërime nga shumë republikanë të njohur, se nuk mund të fitojë dot në zgjedhjet e nëntorit në rast se bën të njëjtat premtime.
Teksa po afron Konventa Kombëtare e Partisë Republikane, Trump dhe ekipi i tij janë përpjekur të paraqesin një ofertë të re më tërheqëse, për të zhdukur shqetësimet në lidhje me pyetjen kryesore të muajve të fundit:Çfarë do të bënte ai gjatë 4 viteve të tjera si president?
Një grup pune pranë presidentit, i ka kaluar javët e fundit duke shqyrtuar propozimet, dhe duke u përpjekur t?i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Ata kanë diskutuar idetë për të ulur taksat mbi kapitalin dhe ato mbi të ardhurat, për miratimin e masave të reja të emigracionit, për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare, si dhe miratimin e rregulloreve të reja.
Presidenti ka të ngjarë të flasë në konventën e të enjtes për këto ide, ndërsa do të përpiqet të nxjerrë në pah kontrastin e madh me agjendën e ish/zëvendëspresidentit demokrat Xho Bajden. Të dielën në mbrëmje, shtabi i tij elektoral ??skicoi në vija të përgjithshme prioritetet e Trump për mandatin e dytë:zhdukjen e Covid-19, krijimin e vendeve të reja të punës, dhënien fund të varësisë së SHBA-së nga Kina, uljen e çmimit të ilaçeve, zgjerimin e gamës së zgjedhjes nëpër shkolla, dhe mbrojtjen e policisë.
Zyrtarët e lartë të administratës, e pranojnë se agjenda e mandatit të dytë do të anojë më shumë drejt premtimeve për të vazhduar punët e nisura tashmë nga Trump, sesa drejt paraqitjes së ideve krejtësisht të reja. Këshilltarët jo-zyrtarë të Trumpit si Karl Rov dhe ish-guvernatori Kris Kristi i kanë thënë prej muajsh Trumpit, si publikisht ashtu edhe privatisht, se presidenti duhet të zhvillojë plane më serioze për mandatin e dytë në mënyrë që të rizgjidhet në detyrë.
Kristi i kujtoi Trumpit në qershor, duke e kritikuar fushatën e tij deri në atë moment, se presidenti duhej të artikulonte vizionin e tij për 4 vitet e ardhshme. Dhe për kritikët e Trumpit, planet e mjegullta të presidentit, nxjerrin në pah ato që ata i shohin si të metat e tij kryesore si politikan:një udhëheqës më i interesuar tek marketingu dhe shitjet sesa qeverisja.
Nga ana e tyre, zyrtarët dhe aleatët e Trump, thonë se çdo vonesë në artikulimin e agjendës gjatë mandatit të dytë, buron më shumë nga pandemia e Covid-19 dhe rënia ekonomike e papritur, sesa nga niveli i interesit të presidentit për politikën apo dëshira e tij për ta mundur Bajdenin në 3 nëntor.
Ai është aq shumë i fokusuar tek të gjitha efektet negative të koronavirusit, dhe kryesisht ato ekonomike, saqë sinqerisht nuk kishte menduar për këtë gjë?- thotë Njut Gingriç, një këshilltar i vjetër i Trump dhe ish-kryetar republikan i Kongresit Amerikan.
Pra ndërsa Trump dhe republikanët po përpiqen të paraqesin vizionin e tyre para popullit amerikan këtë javë, mbeten pikëpyetje nëse presidenti, që po garon mbi një platformë të ?premtimeve të mbajtura?, do të jetë ndërkohë në gjendje të prezantojë edhe ?premtimet e reja?.
Komiteti Kombëtar Republikan, citoi platformën e tij të vitit 2016, duke thënë se presidenti Trump do të fitojë sërish me të në zgjedhjet e ardhshme. Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, që ka lënë pa punë miliona amerikanë, e ka sabotuar planin e presidentit për të bërë fushatë me uljen e papunësisë, një kauzë që dikur ndihmoi Lindon Xhonsonin, Ronald Reganin, Bill Klintonin dhe Xhorxh W.Bushin që të fitonin mandatin e tyre të dytë.
Me një ekonomi në vështirësi, presidenti e ka pasur jo të lehtë të hartojë një vizion të veçantë për katër vitet e ardhshme. Në fjalimet publike dhe postimet e tij në Twitter, Trump ka mbetur i përqendruar tek legjitimimi i zgjedhjeve të kaluara, rreziqet e mundshme të fletëvotimeve me postë dhe sulmet ndaj Bajdenit, madje edhe atëherë kur ndihmësit e kanë nxitur të orientohet drejt politikave konkrete.
Brenda Shtëpisë së Bardhë, një grup pune që përfshin shefin e shtabit Mark Medous, koordinatorin e politikave Kris Lidëll, drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar Lerri Kadou dhe ndihmësit e Këshillit të Politikës së Brendshme, kanë punuar mbi agjendën e tij gjatë mandatit të dytë.
Ata kanë formuluar një tërësi idesh, që do prezantohen nga Trump në fjalimin e tij të së enjtes në konventën e Partisë Republikane. Historikisht, planet e mandatit të dytë të një presidenti në detyrë, përfshijnë një vazhdim të politikave ekzistuese, të çiftëzuara me ide të reja, thotë Xhulian Zelizer, profesor i historisë dhe çështjeve publike në Universitetin e Prinstonit.
Për shembull Xhorxh W.Bush, u zotua të privatizojë sigurimet shoqërore në fillim të mandatit të tij të dytë. Regan e kaloi mandatin e tij të dytë me një reformë të politikës së emigracionit dhe ulje të taksave, ndërsa u përqendrua edhe në negocimin e një marrëveshje të madhe me Bashkimin Sovjetik mbi armët bërthamore.
?Unë supozoj se Trump do të vazhdojë me modifikimin e rregulloreve, me një raund tjetër të uljes së taksave, teksa do të vijojë më politikat e tij të emigracionit. Ata që garojnë për president për herë të parë kanë ambicie të mëdha, por normalisht pas 4 vjetësh, një administratë është më e kalitur, dhe ka ide më të mira se si do të reagojë Kongresi. Pra në disa aspekte, është më e përgatitur?- thotë ai.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhud Dir thotë se administrata ?është e angazhuar në një proces të vazhdueshëm politikash, për një agjendë të guximshme për mandatin e dytë?, që do të rigjallërojë vendin pas goditjes që shkaktoi pandemia e koronavirusit, duke ?siguruar që të jemi një Amerikë më e sigurt, më e fortë, dhe më e zhvilluar?.
Ndërkaq zëdhënësja e fushatës së Trump, Kërtni Parela shtoi se Trump do të fokusohet gjithashtu në ?uljen e taksave, emërimin e gjyqtarëve konservatorë në gjykatat federale dhe Gjykatën e Lartë, forcimin e kujdesit shëndetësor për njerëzit me sëmundje kronike, sigurimin e kufijve tanë kombëtare, dhe sigurimin e një vaksine të besueshme ndaj koronavirusit?.
Zyrtarët e administratës, thanë se Trump po synon gjithashtu të zhvillojë një seri takimesh me liderët botërorë në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajve të ardhshëm, për të forcuar kredencialet e tij në politikën e jashtme. Shtetet e Bashkuara, njoftuan kohët e fundit ndërmjetësimin e një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Dhe Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se mund të përpiqet të bëjë bashkë Trump dhe Putin, si pjesë e negociatave për traktatin e ri të armëve bërthamore./ Përshtatur nga CNA.al
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Në fillim të shekullit XIII-të, Uanian Jongji, perandori i f...
Nga Anthony J.Ciani “American Thinker”* Në mesin e marsit të...
Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ...
Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vë...
Rrallë herë gratë në histori, kanë luajtur një rol aq të fuq...
Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Ke...
Në periudhën midis adoleshencës dhe moshës madhore, që të gj...
Nga Mohamed Ayoob “National Interest”* Shumë është shkruar m...
Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:”Nu...
Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famsh...
Nga Luke Harding “The Guardian”Aktivisti i opozitës ruse Ale...
A janë fëmijët përhapës të “heshtur” të koronavisurit? Roli ...
Mizoritë e luftës kryhen ndonjëherë nga njerëz “normalë”, ve...
Nga Greta Privitera “Politico.eu”Milano- Kur mora ftesën për...
Politika ndërkombëtare është fokusuar në Bjellorusi për shka...
Nga Peter Pry “Newsmax”* Presidenti Donald Trump është me të...
Falë markës së veshjeve dhe parfumit “Chanel No. 5”, Koko Sh...
Ishte korriku u vitit 1988. Në Shtetet e Bashkuara, po shëno...
Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...