web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkë me amerikanët do të rikthej madhështinë e Amerikës

29 Gusht 2020, 07:21, Blog CNA

Nga Donald Trump

* Miqtë e mi amerikanë, sonte, me një zemër plot mirënjohje dhe optimizëm të pakufishëm, e pranoj me krenari këtë emërim për të qenë sërish president i Shteteve të Bashkuara. Partia Republikane, partia e Abraham Linkolnin, ecën përpara e bashkuar, e vendosur dhe e gatshme për të mirëpritur miliona demokratë, të pavarur, dhe cilindo që beson në Madhështinë e Amerikës, dhe në zemrën e drejtë të popullit amerikan.

Me një mandat të ri presidencial, ne do të ndërtojmë sërish ekonominë më të madhe në histori, duke u rikthyer shpejt tek punësimi i plotë, duke rritur të ardhurat dhe prosperitetin në një nivel rekord! Ne do ta mbrojmë Amerikën nga të gjitha kërcënimet dhe rreziqet.

Ne do ta çojmë Amerikën në kufijtë e rinj të ambicies dhe zbulimit, dhe do të arrijmë lartësi të reja të arritjeve tona kombëtare. Ne do të rindezim një besim të ri tek vlerat tona, një krenari të re në historinë tonë, dhe një frymë të re uniteti, e cila mund të realizohet vetëm përmes dashurisë për vendin tonë.

Sepse ne e kuptojmë, që Amerika nuk është një vend i mbuluar nga errësira, por pishtari që ndriçon tërë botën. Muajt e fundit, vendi ynë dhe i gjithë planeti, është goditur nga një armik i ri i fuqishëm dhe i padukshëm. Ashtu si amerikanët e guximshëm para nesh, edhe ne po e përballojmë këtë sfidë.

Ne jemi duke përdorur një terapi jetë-shpëtuese, dhe do të prodhojmë një vaksinë kundër virusit para fundit të vitit, ose ndoshta edhe më shpejt! Ne do ta mundim virusin, do t?i japim fund pandemisë, dhe do të dalim më të fortë se kurrë më parë.

Ajo që i bashkoi brezat e shkuar ishte besimi i patundur në fatin e Amerikës, dhe besimi i pathyeshëm tek populli amerikan. Ata e dinin se vendi ynë është i bekuar nga Zoti, dhe se ai ka një qëllim të veçantë në këtë botë. Është pikërisht kjo bindje, që frymëzoi formimin e shtetit tonë, zgjerimin tonë drejt Perëndimit, heqjen e skllavërisë, miratimin e të drejtave civile, programin hapësinor dhe përmbysjen e fashizmit, tiranisë dhe komunizmit.

Kjo frymë e lartë amerikane ka dominuar mbi çdo sfidë, dhe na ka ngjitur në majën e përpjekjeve njerëzore. E megjithatë, me gjithë madhështinë tonë si komb, gjithçka që kemi arritur është sot e rrezikuar. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit.

Asnjëherë më parë votuesit nuk janë përballur me një zgjedhje më të qartë midis dy partive, dy vizioneve, dy filozofive dhe dy agjendave të ndryshme. Këto zgjedhje, do të vendosin nëse do ta ruajmë Ëndrrën Amerikane, apo nëse do të lejojmë një agjendë socialiste të shkatërrojë fatin tonë të përcaktuar.

Këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse ne do të krijojmë me shpejtësi miliona vende pune me paga të larta, apo nëse do t?i transferojmë industritë tona, duke dërguar miliona nga këto vende pune jashtë shtetit, siç është bërë marrëzisht për shumë dekada.

Vota juaj do të vendosë nëse ne do të mbrojmë amerikanët që i binden ligjit, apo nëse do u lemë dorë të lirë anarkistëve të dhunshëm, agjitatorëve dhe kriminelëve të kërcënojnë qytetarët tanë. Dhe këto zgjedhje do të vendosin gjithashtu nëse ne do të mbrojmë mënyrën amerikane të jetesës, apo nëse do të lejojmë që një lëvizje radikale ta çmontojë dhe shkatërrojë atë plotësisht.

Në Kongresin Kombëtar Demokrat, Xho Bajden dhe partia e tij e sulmuan vazhdimisht Amerikën si një vend i padrejtësisë racore, ekonomike dhe sociale. Sonte, unë ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë:Si mund të kërkojë Partia Demokratike të udhëheqë vendin tonë, kur po shpezon kaq shumë kohë në shkatërrimin e saj?

Sipas pikëpamjes së prapambetur të së majtës, demokratët nuk e shohin Amerikën si kombin më të lirë, më të drejtë dhe më të jashtëzakonshëm në bokë. Përkundrazi, ata e shohin një komb të lig, që duhet të ndëshkohet për mëkatet e tij.

Xho Bajden nuk është shpëtimtari i shpirtit të Amerikës, ai është shkatërruesi i punëve të Amerikës, dhe nëse i jepet mundësia, do të jetë shkatërruesi i Madhëstisë Amerikane. Për 47 vjet me radhë, Xho Bajden mori donacionet e punëtorëve të thjeshtë, u dha atyre përqafime dhe puthje, dhe u tha se ua kuptonte dhimbjen që kishin.

Por pastaj u kthye në Uashington, dhe votoi për transferimin e vendeve amerikane të punës në Kinë dhe shumë vende të tjera të largëta. Xho Bajden e kaloi gjithë karrierën e tij duke vrarë ëndrrat e punëtorëve amerikanë, duke i larguar ata nga puna, duke hapur kufijtë për emigrantët, dhe duke i dërguar bijtë dhe bijat e tyre të angazhohen në luftëra të huaja të pafundme.

Unë di t?i mbaj premtimet e mia. Së bashku, ne i kemi dhënë fund sundimit të klasës së dështuar politike. Ajo është e dëshpëruar dhe do që të rimarrë me çdo mjet pushtetin që kishte. Establishmenti është i zemëruar me mua, pasi në vend që t?i vë ata të parët, unë vendosa Amerikën të Parën!

Sapo mora detyrën, ne e tronditëm etsablishmentin e Uashingtonit. Unë dola nga marrëveshja e padrejtë dhe të kushtueshme e Parisit mbi klimën, dhe sigurova për herë të parë pavarësinë energjetike të Amërikës. Ne miratuam uljen e taksave, në një normë që askush nuk e kishte parë më parë.

Brenda 3 vitesh, ne ndërtuam ekonominë më të fortë në historinë e botës. Establishmenti në Uashingtonit m?u lut të mos përplasesha me Kinën. Ata kërkuan që unë ta lejoja Kinën të vazhdonte të vidhte vendet tona të punës, dhe të vijonte të plaçkiste vendin tonë.

Por unë e mbajta fjalën time dhënë popullit amerikan. Ne kemi pasur qasjen më të ashpër, më të guximshme, më të fortë dhe më goditëse kundër Kinës në historinë e SHBA-së. Sot kufijtë e Amerikës janë më të sigurt se kurrë më parë. Ne kemi ndërprerë rrugët e trafikut të klandestinëve, kemi dëbuar 20.000 anëtarë të bandave kriminale, dhe 500.000 të huaj me rekorde kriminale.

Ne tashmë kemi ndërtuar 480 km të Murit Kufitar me Meksikën, dhe po ndërtojmë 16 km mur çdo javë që kalon. Muri do të përfundojë shumë shpejt, dhe ai po funksionon përtej pritshmërive tona më optimiste. Muajin e kaluar, binda kompanitë e mëdha farmaceutike të ulin ndjeshëm koston e barnave për qytetarët amerikanë.

Për të sjellë zhvillim në qytetet tona të lëna në harresë, ne kemi punuar shumë për të kaluar reformën historike të drejtësisë penale, reformën e burgjeve, financimin afatgjatë të kolegjeve dhe universiteteve që frekuentohen në shumicë nga afro-amerikanët.

Unë kam bërë më shumë për komunitetin afro-amerikan, se sa çdo president që nga koha e Abraham Linkolnit, presidenti ynë i parë republikan. Unë kam bërë më shumë në këto 3 vjet për komunitetin e zezakavë sesa Xho Bajden në 47 vjet, dhe kur të rizgjidhem, për ta do ketë ditë edhe më të mira!

Ndryshe nga administratat e mëparshme, unë e kam mbajtur Amerikën jashtë luftërave të reja, dhe trupat tona po kthehen në shtëpi. Ne kemi shpenzuar gati 2.5 trilionë dollarë për rindërtimin e plotë të ushtrisë sonë, e cila ishte dobësuar shumë kur unë mora detyrën.

Xho Bajden e ka kaluar gjithë karrierën e tij në anën e gabuar të historisë. Ai votoi për marrëveshjen katastrofike tregtare të NAFTA-s. Ai mbështeti anëtarësimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, një nga katastrofat më të mëdha ekonomike të të gjitha kohërave.

Pas këtyre veprimeve, Shtetet e Bashkuara humbën 1 në 4 vendet e punës në sektorin e prodhimit. Ai ka mbështetur në mënyrë të përsëritur amnistinë masive për emigrantët e paligjshëm. Ai votoi pro Luftës në Irak; ishte kundër operacionit për vrasjen e Osama bin Ladenit, kundërshtoi vrasjen e Kasëm Sulejmanit; toleroi ngritjen e ISIS, dhe brohoriti ngritjen ekonomike të Kinës si ?një zhvillim pozitiv? për Amerikën dhe botën.

Është kjo arsyeja pse Kina e mbështet Xho Bajden, dhe dëshiron dëshpërimisht që ai të fitojë.

Nëse Bajden zgjidhet president, Kina do të dominonte vendin tonë. Xho Bajden mund të pretendojë se ai është një ?Aleat i Dritës?, por kur është fjala për agjendën e tij, Bajden dëshiron t?ju mbajë tërësisht në errësirë.

Ai ka premtuar rritje taksash në masën 4 trilionë dollarësh për thuajse të gjitha familjet amerikane, masë që do të fuste në kolaps të plotë ekonominë tonë, e cila po përmirësohet aktualisht me shpejtësi. Nga ana tjetër, ashtu siç bëra gjatë mandatit tim të parë, unë do të ul edhe më shumë taksat për nënat dhe baballarët e zellshëm, dhe nuk do t?i rris ato.

Ne do të vendosim tarifa të larta për çdo kompani që largohet nga Amerika për të zhvendosur vendet e punës jashtë vendit. Ne do të sigurohemi që kompanitë dhe vendet tona të punës të qëndrojnë në vendin tonë, siç dhe e kam bërë tashmë. Axhenda e Xho Bajden është ?Made in China?. Agjenda ime është ?Made in USA?.

Bajden është një ?Kalë Troje? për socializmin. Aspekti më i rrezikshëm i platformës së tij është sulmi ndaj sigurisë publike. Manifesti Bajden-Berni, bën thirrje për Heqjen e Dorëzanisë, një masë që do të lironte menjëherë 400.000 kriminelë në rrugët tuaja dhe lagjet tuaja.

Ndërkohë administrata ime do të qëndrojë gjithmonë në krah të burrave dhe grave që garantojnë zbatimin e ligjit. Ne duhet të kujtojmë se shumica dërrmuese e oficerëve të policisë në këtë vend janë fisnikë, të guximshëm dhe të nderuar.

Kur ka sjellje të pahijshme policore, sistemi i drejtësisë duhet t?i vërë ata para përgjegjësisë penale, dhe kështu do të ndodhë. Por ajo që nuk mund të kemi kurrë në Amerikë – dhe që s?duhet ta lejojmë kurrë – është sundimi i bandave. Partia Republikane i dënon trazirat, plaçkitjet, zjarrvëniet dhe dhunën që kemi parë në qytetet e qeverisura nga demokratët si në Kenosha, Mineapolis, Portlend, Çikago dhe Nju Jork.

Nëse Partia Demokratike dëshiron të qëndrojë pranë anarkistëve, agjitatorëve, trazirave dhe plaçkitësve, kjo varet nga ata. Por unë, si presidenti juaj, nuk do të jem pjesë e saj. Nëse e majta radikale merr pushtetin, ajo do të zbatojë politikat e saj katastrofike për çdo qytet, qytezë dhe periferi të Amerikës. Së bashku, ne do të shkruajmë kapitullin tjetër të Historisë së Madhe Amerikane.

Shënim: Fjala me shkurtime e presidentit amerikan Donald Trump në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga