Si formohen dhe pse mbajnë emra të veçantë: Çfarë nuk dini mbi uraganët
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t?ju ndihmojë që të shihni në errësirë, atëherë jeni mashtruar në mënyrë retrospektive nga një grup nëpunësish britanikë të viteve vitet 1940.Konsumi i tyre u propagandua nga zyrtarët britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shmangur vëmendjen e gjermanëve nga përparimet e Britanisë së Madhe në teknologjinë e radarëve që gjurmojnë avionët.
Sipas këtij narrative, arsyeja zyrtare se përse Forca Ajrore Mbretërore ishte kaq shumë e suksesshme në goditjen e forcës ajrore gjermane, apo sulmet e Luftëaffe gjatë natës, kjo ndodhi pasi pilotët e saj po konsumonin shumë karota. Në këtë mënyrë spiunët e Hitlerit nuk dyshuan për ndonjë përparim të britanikëve në teknologjinë e radarëve.
Fushata publicitare për lavdërimin e vlerave të veçanta të karotave, u krijua pra kryesisht për të mashtruar qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe cilindo në Rajhun e Tretë.Kur Franca u pushtua në vitin 1940, britanikët mbetën të vetëm në luftën ndaj gjermanëve.
Ata humbën lidhjet tregtare me perandorinë e tyre të gjerë, për shkak të sulmeve të nëndetëseve gjermane.Ushqimi i qytetarëve ishte jetik për të siguruar mbështetje për luftën, por importet e ushqimeve po bëheshin gjithnjë e më të vështira.Ndërkohë moti në Britani është shumë i përshtatshëm për kultivimin e karrotave.
Por kishte një problem; konsumatori britanik nuk i preferonte shumë. ?Karrotat nuk qenë
një perime shumë e njohur para Luftës së Dytë Botërore. Ajo cilësohej si një perime që konsumohej kryesisht nga të varfrit?- thotë Xhon Stolarzik, kurator i Muzeut Botëror të Karrotave.
Gjithsesi, prodhimi britanik i karotave gjatë luftës u rrit me 300 për qind.Në kushtet e pakësimit të furnizimeve ushqimore, qeveria ishte e interesuar të ndryshonte qasjen e publikut ndaj karotave. ?Qeveria promovoi shumë konsumin e karrotave, kryesisht pasi ato mund të prodhoheshin në vend, dhe ishin një zëvendësues i vlefshëm i ushqimeve të tjera që shpërndaheshin me racion?-shpjegon më tej Stolarzik.
Prandaj, qeveria e kryeministrit Uinston Çërçill, zgjodhi t?i thoshte publikut një gënjeshtër të bardhë.Në shumë rrugë u zgjitën postera, ku promovohej vetia e veçatë e karotës, ajo e shikimit edhe në errësirën e natës, duke e lidhur këtë me sukseset e Forcave Ajrore Mbretërore ndaj gjermanëve.
Ndërkohë në realitet, pilotët e Forcave Ajrore Mbretërore ishin kaq efektivë në misionet e natës, për shkak të radarëve që kishin në bordin e avionëve të tyre. Por ashtu si gënjeshtrat më bindëse, propaganda kishte edhe një apo dy të vërteta.
Së pari, karrotat përmbajnë nivele të larta të beta-karotenit dhe luteinës, antioksidantë që trupi i përdor për të prodhuar vitaminë A. Kjo vitaminë, e ndihmon syrin ta shndërrojë dritën në një sinjal që mund të dërgohet në tru për përpunimin e imazhit, sidomos në rastet e ndriçimit të dobët?- thotë Dr.Emili Çju, zëvendësdrejtoreshë e Institutit Kombëtar të Syve në Merilend, SHBA.
Kjo do të thotë se karrotat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit të dikujt që ka mungesë të vitaminës A, por nuk do t?i ndihmojë njerëzit që kanë tashmë nivelet e duhura të vitaminës A, për të pasur një shikim më të mirë. Për më tepër, kornea (pjesa e jashtme e syrit) mund të dëmtohet nëse një person ka mungesë të vitaminës A.
Së dyti, shkencëtarët britanikë kryen eksperimente për të parë nëse karotat mund të përmirësonin shikimin e pilotëve natën, thotë Stolarzik, por ato studime nuk zbuluan ndonjë gjë me rëndësi. Pra ishte teknologjia e radarëve në bordin e avionët luftarakë britanikë, ajo që u dha atyre avantazhin ndaj gjermanëve, dhe jo dieta ushqimore e pilotëve./Përshtatur nga CNA.al
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vje...
Nga Vernon Jones “CNN”* Të hënën në mbrëmje, unë mbajta një ...
Nga Donald Trump* Miqtë e mi amerikanë, sonte, me një zemër ...
Ndërsa shumë libra shkollorë e paraqesin Kristofor Kolombin ...
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, mund të vlerësohen seci...
Nga Nancy Cook & Meridith Mccraw “Politico.eu”* Donald Trump...
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Në fillim të shekullit XIII-të, Uanian Jongji, perandori i f...
Nga Anthony J.Ciani “American Thinker”* Në mesin e marsit të...
Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ...
Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vë...
Rrallë herë gratë në histori, kanë luajtur një rol aq të fuq...
Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Ke...
Në periudhën midis adoleshencës dhe moshës madhore, që të gj...
Nga Mohamed Ayoob “National Interest”* Shumë është shkruar m...
Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:”Nu...
Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famsh...
Nga Luke Harding “The Guardian”Aktivisti i opozitës ruse Ale...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...