web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi i 24.000 ëndrrave, sugjeron se ato janë në fakt vazhdim i jetës reale

29 Gusht 2020, 06:30, Blog CNA

Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vjetër, të cilën njerëzit e kanë ngritur dhe teorizuar për mijëvjeçarë. Ndërsa qytetërimet e lashta mund t?i kenë interpretuar ëndrrat si me origjinë të mbinatyrshme ose shpirtërore, në shoqërinë moderne, ne kemi më shumë të ngjarë t?i analizojmë ëndrrat tona në raport me jetën tonë reale, duke kërkuar lidhjet kuptimplota që lidhin përmbajtjen e ëndrrave, me përvojat e jetuara gjatë jetës sonë të përditshme.

?Studimet e ndryshme, kanë mbështetur në mënyrë të përsëritur atë që shkencëtarët e gjumit i referohen si ?hipoteza e vazhdimësisë së ëndrrave?.Pra supozohet se shumica e ëndrrave, janë vazhdimësi e asaj që ndodh në jetën e përditshme, shpjegojnë në një studim të ri studiuesit e udhëhequr nga shkencëtari Alesandro Fogli në Universitetin ?Roma Tre? në Itali.

?Rezulton se jeta e përditshme ndikon tek ëndrrat (për shembull ankthi në jetën e përditshme, prodhon ëndrra me ndikim negativ) dhe anasjelltas (p.sh ëndrrat ndikojnë në aftësitë e zgjidhjes së problemeve)?- thonë ata.

Këto teori psikologjike datojnë që nga vepra e Sigmund Frojdit dhe të tjerëve në shekullin XX-të, të cilët mbështesnin teorinë se kuptimet e fshehura të ëndrrave, mund të zbulohen dhe ekzaminohen brenda kontekstit të përvojave në botën reale të një personi.

Në analizën bashkëkohore të ëndrrave, terapistët përpiqen t?i ndihmojnë pacientët të interpretojnë ëndrrat e tyre, përmes mbajtjes së një raporti të detajuar mbi ëndrrat që shohin gjatë gjumit, duke kërkuar të dhëna, simbole dhe struktura që mund të korrespondojnë me pjesë të tjera të jetës së personit që ka ëndërruar.

Një nga sistemet më të vlerësuara për interpretimin e raporteve mbi ëndrrat quhet sistemi ?Hall &Van de Castle?, që i kodifikon ëndrrat për sa i përket personazheve që shfaqen brenda tyre, ndërveprimet që kanë këto personazhe, dhe efektet që këto ndërveprime kanë më pas te personazhet, midis shumë koncepteve të tjera.

Megjithatë, një problem me këtë sistem, është se ai mund të jetë një proces i ngadaltë, dhe që kërkon shumë kohë për të shoshitur shumë të dhëna të raporteve mbi ëndrrat për të identifikuar elementët e duhur.

Dhe është kjo arsyeja se përse shkencëtarët e gjumit, po kërkojnë vazhdimisht të gjejnë zgjidhje algoritmike, të cilat mund të automatizojnë detyrën e njohjes dhe shënimit të përmbajtjes së ëndrrave për sa i përket metodës ?Hall & Van de Castle?.

Në studimin e tyre të ri, Fogli dhe ekipi i tij kanë arritur një mënyrë të re për ta bërë këtë. Ata e përdorën për të analizuar ëndrrat e njerëzve në një shkallë të gjerë, duke analizuar një seri prej 24.000 ëndrrash nga një bazë gjigante të dhënash nga raportet mbi ëndrrat e para nga shumë njerëz, të quajtur ?DreamBank?.

?Ne krijuam një sistem që shënon automatikisht raportet mbi ëndrrave, duke operacionalizuar shkallën e analizës së ëndrrave të përdorura gjerësisht nga ?Hall &Van de Castle?. Dhe vlerësuam efektivitetin e këtij sistemi në raportet e ëndrrave të shënuara me dorë, teksa testuam atë që shkencëtarët e gjumit e quajnë ?hipoteza e vazhdimësisë?- vijuan më tej studiuesit.

Mekanizmit që përdori ekipi për analizimin e ëndrrave, e thjeshtëzon sistemin ?Hall &Van de Castle?, duke analizuar tekstin që përshkruan ëndrrat, dhe fokusohet tek personazhet, ndërveprimet shoqërore dhe fjalët emocionale.

?Këto tre dimensione konsiderohen të jenë më të rëndësishmet, dhe shumë ndihmuese në procesin e interpretimit të ëndrrave, pasi ato përbëjnë shtyllën kurrizore të një ngjarje gjatë ëndrrës:kush ishte i pranishëm, cilat veprime u kryen dhe cilat emocione u shprehën?- thuhet më tej në studim.

Kur ata krahasuan rezultatin e mekanizmit të tyre të përpunimit të gjuhës përkundrejt shënimeve me dorë të raporteve mbi ëndrrat e para, rezultatet përputheshin në rreth treçerekun e rasteve. Nuk është një rezultat i përsosur, por një sinjal premtues që sugjeron se zhvillime të tilla teknologjike, mund të çojnë në përparimeve të reja mbi studimin e  ëndrrave.

Studiuesit zbuluan gjithashtu në të dhënat e tyre prova që e mbështesin hipotezën e vazhdimësisë, pra konceptin se ëndrrat janë vazhdimësi e asaj që ndodh në jetën e përditshme. Sipas studiuesve, raportet mbi ëndrrat përmbajnë ?shënues statistikorë? të ndryshëm, duke pasqyruar atë që kanë përjetuar vërtet njerëzit në jetën reale.

Ndërsa jemi ende larg të zbuluarit tërësor, se çfarë domethënie kanë vërtet ëndrrat tona dhe nga vijnë ato, studiuesit thonë se qasje të tilla do ta bëjnë më të lehtë matjen e aspekteve të rëndësishme të ëndrrave. Madje ajo mund të bëjë të mundur edhe ?krijimin e teknologjive, që ndërtojnë një lloj ure mbi hendekun aktual midis jetës reale dhe ëndrrave?./ ciencealert.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga