web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si formohen dhe pse mbajnë emra të veçantë: Çfarë nuk dini mbi uraganët

30 Gusht 2020, 07:05, Blog CNA

Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të përveçëm? Dhe si vëzhgohen me avionë disa prej tyre?Ja çfarë mund të mos dini mbi uraganët.

Uragan, ciklon, tajfun apo tornado?

Uraganet janë ciklone tropikale, pra masa të forta ajrore që qarkullojnë me shpejtësi rreth një qendre me presion të ulët atmosferik.Ato formohen në oqeane, në pjesën ekuatoriale.Quhen uragane kur formohen në Oqeanin Atlantiku dhe godasin SHBA-në dhe Karaibet.Ndërkohë, stuhitë që formohen në Oqeanin Paqësor quhen Tornado.Dhe ato që formohen në Paqësorin Jugor dhe Oqeanin Indian quhen Tajfunë.

Si formohen?

Që të formohet një ciklon tropikal, duhet të ekzistojnë disa kushte bazë. Uji i detit duhet të jetë mjaft i ngrohtë, mbi 27 gradë Celcius. Duhet të ketë mjaftueshëm lagështi, që mund
të ushqejë ciklonin në pjesën e poshtme të atmosferës. Ndërkohë erërat në pjesën e sipërme të atmosferës, nuk duhet të jetë shumë të forta, pasi mund ta prishin që në gjenezë ciklonin që po formohet.Presioni i vakumit në qendër të ciklonit, është ai që shkakton erërat e forta.

Pse kanë emrat e tyre të veçantë?

Uraganet etiketohen me emra të veçantë për të lehtësuar njohjen e cikloneve dhe shpërndarjen e informacionit mbi ta.Organizata Meteorologjike Botërore, ka përpiluar 6 lista emrash për sezonin e uraganeve në Atlantik, që nga qershori në nëntor, secila me 21 emra.Pasi mbaron lista, ajo arkivohet dhe përdoret 7 vjet më vonë. Emrat ndjekin traditat dhe gjuhët lokalet:Rita, Miç dhe Metju godasin zakonisht SHBA-në, Ketsana godet Japoninë, dhe Ondoj Filipinet.

Si klasifikohen sipas efekteve që kanë?

Sipas shkallës Saffir-Simpson, bazuar në shpejtësinë e erërave.Nje uragan përkufizohet si i tillë kur erërat e tij i kalojnë 119 km/h. Më pak se kaq quhet thjesht stuhi.Shkalla ofron 5 gradë matje (minimal, i moderuar, i fortë, shumë i fortë dhe katastrofik).
Në një uragan ë gradës 5, erërat e kalojnë shpejtësinë 252 km/h, dh shkaktojnë përmbytje me dallgë mbi 6 metra, duke rrëzuar pemët dhe tabelat rrugore. Uragani Metju që goditi Haitin, ishte i kategorisë 4, duke shkaktuar më shumë se 900 viktima dhe shumë dëme materiale.

Më i kushtueshmi

Është uragani Katrina që goditi Nju Orlisnin në SHBA në vitin 2005.Kjo stuhi shkaktoi një dëm prej 45 miliardë dollarësh, ose 40 miliardë euro. Më shumë se 1 milionë njerëz mbetën pa shtëpi, teksa u vranë më shumë se 1.300 persona.

Më vdekjeprurësi

Stuhia që goditi qytezën e Galvestonit në Teksas më 8 shtator 1900, me erëra me shpejtësi 233 km/h, është deri më sot katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo vrau mbi 8000 persona, dhe ndodhi në një epokë në të cilën uraganet
nuk kishin emra. Ndaj ajo u quajt Stuhia e Madhe, Stuhia e Vitit 1900, ose Përmbytja e Galvestonit.

Uragani më i zgjatur në kohë

Për fatin tonë të mirë, stuhitë zgjasin shumë diku tjetër dhe jo në planetin tonë. Njolla e Kuqe e Madhe e Jupiterit, është një stuhi shumë e ngjashme me uraganët këtu në Tokë, por jo në përmasa. Ajo mund ta mbështjellë lehtësisht 3 herë planetin tonë.Stuhia shkaktohet nga nxhetësia e brendshme e Jupiterit, dhe ajo është konstante për shkak se nuk gjen kurrë terren ku të ?shkarkohet?. Ajo vazhdon prej të paktën 400 vjetësh, që nga hera e parë që njeriu e vëzhgoi Jupiterin me një teleskop.

Disa avionë u kalojnë përsipër

Sot satelitët bëjnë punën krysore të ndjekjes dhe vizualizimit të uraganeve.Por ato nuk janë gjendje të matin saktë presion barometrik.apo edhe shpejtësinë e erërave të ciklonit, informacione këto që janë jetike për parashikimin e trajektores së tij. Dhe për këtë të fundit mendojnë ?Gjahtarët e Uraganëve?, me avionët e forcës ajrore amerikane dhe shërbimit meteorologjik.Ata udhëtojnë mbi stuhi për të mbledhur të dhënat, mbi të cilat projektohet më pas edhe sjellja e tyre.

Stuhia e përsosur

Ky term u përdor për herë të parë për përplasjen e tre uraganeve të ndryshëm në Oqeanin Atlantik në tetorin e vitit 1991. Uragani Grejs, që përfshiu bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, u përplas me 2 barriqendra të presionit të ulët që vinin nga Veriu dhe Jugu, diçka që ndodhë vetëm çdo 50 apo 100 vjet. Në atë kohë anija e peshkimit ?Andrea Gail? ndodhej në Halifaks pranë Kanadasë, u dërrmua nga stuhia dhe 6 burrat e ekuipazhit vdiqën. Në lidhje më këtë ngjarje është realizuar edhe filmi ?The perfect stom? (Stuhia e përsosur)./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga