web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e tmerrshme e Princeshës Diana, dhe teoritë e komplotit rreth saj

1 Shtator 2020, 07:40, Blog CNA

Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e të cilës ndodhej Princesha Diana u përplas me barrierën prej betoni të një tuneli në Paris. Princesha e Uellsit ishte divorcuar zyrtarisht me Princin Çarls të Anglisë vetëm 1 vit më parë, dhe që atëherë ajo nuk lihej në asnjë moment e qetë nga fotografët, veçanërisht në kohën kur po vizitonte Parisin me të dashurin e saj Dodi Al-Fajed, një producent filmash nga një familje e pasur egjiptiane.

Çifti darkoi atë mbrëmje në Hotel Ritz-Carlton dhe më pas, rreth orës 23:30, doli nga një derë pasme e hotelit për të shmangur turmat e fotografëve që e prisnin. Por paparacët e kuptuan rengun, dhe shpejt nisën të ndjekin makinën në të cilën hipi çifti.

Një ndjekje me shpejtësi të lartë nëpër rrugët e Parisit përfundoi në tragjedi, kur makina goditi një shtyllë betoni në tunelin e Pont d?Alma në orën 00:19 të mëngjesit. Shoferi dhe Dodi Al-Fajed vdiqën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Princesha e Popullit ishte ende gjallë.

Ajo u shpall e vdekur në spital në orën 4 të mëngjesit. Shkaku i saj i vdekjes ishte një venë e çarë pulmonare. E cilësuar si një simbol i mirësisë dhe humanizmit, dhe nënë e dy fëmijëve, Princesha Diana vdiq kur ishte vetëm 36-vjeçe.

Diana Spenser iu bashkua me Familjes Mbretërore britanike më 29 korrik 1981, kur u martua me Princin Çarls, djalin e Mbretëreshës Elizabet II dhe Princit Filip, në Katedralen e Shën Palit. Ajo sapo kishte mbushur 20-vjeçe.

Me fustanin e saj madhështor me 10.000 perla dhe me një vello 8 metra të gjatë, Spenser u bë zyrtarisht princeshë para një audience televizive prej 750 milionë spektatorësh. Në vitin 1982, Princesha Diana lindi djalin e saj Uilliam, dhe 2 vjet më vonë djalin e vogël Herri.

Ndërsa ishte Princesha e Uellsit, Diana braktisi shumë nga traditat mbretërore që ajo i cilësoi të vjetruara, duke iu përkushtuar filantropisë. Ajo dëshironte t?u garantonte fëmijëve të saj një jetë normale, dhe do të qëndronte në radhë në dyqan si një qytetare e thjeshtë për të takuar Baba Gjyshin e Vitit të Ri pavarësisht titullit mbretëror.

Ajo u bë e famshme për punën e saj bamirëse, që përfshinte ndihmën për të sëmurët me AIDS, dhe heqjen e minave tokësore në zonat ku dikur ka pasur konflikte. Ajo ishte e dashur nga publiku për ngrohtësinë që shfaqte gjatë takimeve me njerëzit. Kryeministri i kohës Toni Bler, ishte i pari që iu referua me të drejtë asaj si ?Princesha e Popullit?.

Princesha Diana ndihmoi ndërkohë në zhdukjen e stigmës ndaj sëmundjeve si lebra apo SIDA duke takuar personalisht shumë prej të sëmurëve. Ndërkohë, jeta bashkëshortore nisi të ketë shumë shpejt të çara. Princesha Diana pretendoi se kjo ndodhi për shkak të lidhjes së fshehtë të Princit Çarls me gruan e tij aktuale Kamila Parker Boules.

Në vitin 1992, çifti njoftoi zyrtarisht nisjen e procedurave të divorcit. Në një intervistë për BBC në vitin 1995, Princesha e Uellsit zbuloi me sinqeritet betejën e saj me depresionin dhe Familjen Mbretërore, rrëfim që e bëri atë edhe më të dashur nga publiku, megjithëse jo nga Kurora britanike.

Princi dhe Princesha e Uellsit u divorcuan zyrtarisht në vitin 1996. Ky vendim e tronditi Familjen Mbretërore. Deri në vitin 1997, vit kur edhe vdiq, marrëdhënia e saj me Kurorën dhe sidomos me ish-vjehrrën, Mbretëreshën Elisabet II, mbeti e tensionuar.

Gjatë verës së 1997-ës, Princesha Diana udhëtoi në Mesdhe me të dashurin e saj të ri Dodi Al-Fajed, djali i Muhamed Al-Fajed, miliarderit që zotëronte rrjetin e njohur të dyqaneve ?Harrods? në Londër dhe Hotelin Ritz-Carlton në Paris. Me jahtin e Fajed, çifti vizitoi jugun e Francës dhe ishullin italian të Sardenjës.

Lajmi për lidhjen e re të princeshës zuri faqet e paratë tabloideve britanike, dhe paparacët e përndiqnin çiftin sa herë që kishin mundësi. Mediat pretenduan se Familja Mbretërore nuk e aprovoi këtë marrëdhënie. Një ditë para se Princesha Diana të vdiste në aksidentin me makinë, Dodi bleu për të një unazë fejesë.

Natën e aksidentit shoferi Henri Pol po i jepte makinës me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, në përpjekje për të shmangur ndjekjen nga fotografët. Në momentet e para të përplasjes Princesha Diana e vetëdijshme. Ajo thuhet se është shprehur:?Oh Zoti im? dhe ?Më lini vetëm?. Diana kishte thyer njërin krah, kishte shembje në gjoks, një të çarë në njërën nga këmbët.

Kirurgët e operuan për dy orë me radhë, por Princesha ra në koma dhe nuk u përmend më.

Doktor Riçard Shephard, një patolog mjekoligjor, tha më vonë se një e çarë në mushkëri, shkaktoi vdekjen e saj. Shephard besonte se vënia e rripit të sigurisë do t?i kishte shpëtuar jetën.

Trevor Ris-Xhons, truproja personale e Princeshës Diana, ishte personi i vetëm në makinë që mbijetoi. Ai e kishte vënë rripin e sigurimit. Vdekja e papritur e Princeshës, shkaktoi lindjen e një morie teorish konspirative, nisur edhe nga dëshmitë shpeshherë kontradiktore.

Stefan Darmon, një motoçiklist francez që ishte dëshmitar i përplasjes së makinës, pretendoi se blicat e aparateve të fotografëve, ia bënë të pamundur fushëpamjen e plotë mbi ngjarjen. Gjithashtu u raportua se në vend që t?i ndihmonin viktimat nga automjeti i bërë copë e çikë, shumë prej paparacëve vazhduan të fotografonin.

Sipas një dëshmitari të pranishëm kur Mbretëresha Elizabet dëgjoi për herë të parë lajmin mbi vdekjen e Princeshës Diana, ajo bërtiti:?Dikush duhet t?i ketë sabotuar frenat e makinës!?. Publiku britanik u hidhërua shumë dhe mbajti zi për Princeshën e tij.

Mbretëresha u kritikua pse nuk i dha menjëherë fund pushimeve të saj në Pallatin Balmoral në Skoci, dhe publiku donte të dinte pse flamuri britanik para Pallatit Bakingam nuk ishte në gjysmështizë. Më 6 shtator 1997, 1 milionë njerëz morën pjesë në funeralin e Ledi Dianës, ndërsa 2.5 miliardë të tjerë e ndoqën atë përmes televizorit.

Mbretëresha Elizabet priti gati një javë pasi vdekjes së Princeshës Diana, për të bërë një deklaratë publike mbi me të. Shumë njerëz e cilësuan reagimin e mbretëreshës si cinik dhe të ftohtë. Më 5 shtator 1997, mbretëresha tha:Së pari, dua t?i bëj homazhe vetë Dianës. Ajo ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme dhe e talentuar … Unë e admirova dhe respektova për energjinë dhe përkushtimin e saj ndaj të tjerëve, veçanërisht për përkushtimin e saj ndaj dy djemve të saj?.

Autoritetet franceze dhe britanike, hetuan mbi shkakun e vdekjes së Princeshës Diana, duke bërë përgjegjës për aksidentin shoferin Henri Pol. Niveli i alkoolit në gjakun e tij e tejkalonte kufirin e lejuar, dhe në atë gjendje ai kishte ecur me dyfishin e lejuar të shpejtësisë.

Por teoritë e komplotit nuk u ndalën. Njëra prej tyre pretendon se ishte Familja Mbretërore ajo që urdhëroi vrasjen e saj për të parandaluar skandalet e mëtejshme. Babai i Al-Fajed pretendoi publikisht se aksidenti u organizua nga MI6, shërbimi sekret britanik.

Teori të tjera pretendonin se Princesha Diana ishte në fakt shtatzënë me fëmijën e Al-Fajed, edhe pse mjekësia ligjore e hodhi poshtë një pretendim të tillë. Për shkak se as Diana dhe as Fajed nuk kishin të vënë rripat e sigurimit, teoricienët e tjerë të komplotit pohuan se dikush i kishte sabotuar ato.

Ndërkaq, një shënim i shkruar nga Princesha e Popullit më pak se një vit para vdekjes së saj, dhe i zbuluar më vonë, çoroditi shumëkënd:?Jam ulur këtu në tryezën time sot në tetor 1996. Kjo fazë e veçantë në jetën time, është më e rrezikshmja. X po planifikon ?një aksident? në makinën time, sabotim të frenave dhe dëmtim serioz të kokës, në mënyrë që t?i hapë rrugën Çarlsit që të martohet?./ allthatsinteresting.com/Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga