A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fat! Sipas një studimi të ri të botuar në ?European Heart Journal?, selfit kanë shumë me tepër dobi sesa thjesht tregojnë fytyrën tuaj. Në fakt, ato mund të ndihmojnë mjekun që të diagnostikojë sëmundjet e zemrës.
Duke përdorur një algoritëm kompjuterik, shkencëtarët mund të zbulojnë sëmundjen e arterieve koronare (CAD), vetëm duke përdorur 4 foto të fytyrës së një personi. ?Në dijeninë tonë, kjo është puna e parë që tregon se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të analizuar fytyrat me synim zbulimin e sëmundjeve të zemrës?- thotë studiuesi kryesor Zhe Zheng.
?Ky është një hap i madh drejt zhvillimit të një mekanizmit të bazuar në informacione të thelluara, dhe që mund të përdoret për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës, qoftë në qendrat shëndetësore, apo edhe me anë të pacientëve që bëjnë ?selfi? enkas për të kryer ekzaminimin e tyre?- shton ai.
Zheng është zv/drejtor i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Kardiovaskulare dhe nëndrejtor i Spitalit Fuai, Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore, dhe Kolegjit Mjekësor të Unionit të Pekinit në Kinë.
Po cilat janë shenja që shkaktojnë në fytyrë sëmundjet e zemrës?
Disa tipare të fytyrës kanë qenë lidhur që herët me rreziqe më të larta për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë rrallimin ose thinjen e flokëve, rrudhat në lobet e veshit. Shenja të tjera përfshijnë xanthelasmata (njolla të verdha me gunga në cepat e brendshëm të kapakëve të syve), dhe kornenë e harkut (unaza grit ose blu rreth kornesë).
Pavarësisht këtyre sinjaleve paralajmëruese, studimi zbulon se është e vështirë që mjekët të diagnostikojnë me sukses sëmundjen e zemrës vetëm nga këto karakteristika. Për të zhvilluar algoritmin e tyre kompjuterik, studiuesit rekrutuan 5.796 pacientë në 8 spitale kineze midis viteve 2017- 2019. Të gjithë pacientët iu nënshtruan angiogramës, një procedurë e skanimit të enëve të gjakut .
Studiuesit bënë më pas 4 foto (nga pjesa e përparme, anët dhe sipër), përpara se të intervistonin secilin nga pacientët për historikun e tyre mjekësor. Ndërkohë radiologët analizuan angiogramën e secilit pacient, për të përcaktuar shkallën e ngushtimit të enëve të gjakut. Ngushtimi i enëve të gjakut, është një tregues i ashpërsisë së sëmundjeve të zemrës.
Një test i suksesshëm, por jo i përsosur
Pasi u krijua algoritmi, autorët e studimit e testuan atë tek 1.013 pacientë në 9 spitale në Kinë. Ata zbuluan se algoritmi i tyre identifikon saktë në 80 për qind të rasteve ata që kanë sëmundje të zemrës. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se shpikja e tyre ndërkohë ka një normë shumë të lartë pozitiviteti të rremë në masën rreth 50 për qind.
?Algoritmi kishte një performancë të moderuar, dhe informacioni klinik shtesë nuk e përmirësoi performancën e tij, gjë që do të thotë se ai mund të përdoret lehtësisht për të parashikuar sëmundje të mundshme të zemrës bazuar vetëm në fotot e fytyrës?- shpjegon studiuesi Xiang-Yang Ji.
?Pjesa poshtë syve, balli dhe hunda na dhanë më shumë informacione në këtë algoritëm sesa zonat e tjera të fytyrës. Gjithsesi, ne duhet të përmirësojmë specifikën, pasi një normë e rremë pozitiviteti prej 46 për qind mund të shkaktojë ankth dhe shqetësim për pacientët, si dhe një mbipopullim të spitaleve me pacientët që kërkojnë teste të panevojshme?.
Shqetësime mbi privatësinë
Ndërsa gjetjet e tyre janë premtuese, studiuesit vërejnë se problemet etike janë një faktor në zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë së tyre. Kur bëhet fjalë për pëlqyeshmërinë e një pacienti dhe fotove të tij personale, privatësia është një çështje madhore që duhet adresuar.
?Çështjet etike në zhvillimin dhe zbatimi i këtyre teknologjive të reja, janë të një rëndësie thelbësore. Ne besojmë se studimi i ardhshëm mbi mjetet klinike, duhet t?i kushtojë vëmendje privatësisë, sigurimit dhe implikimeve të tjera sociale, për t?u siguruar që pajisja të përdoret vetëm për qëllime mjekësore?-përfundon Zheng./ studyfinds.org–Përshtatur nga CNA.al
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Më 31 gusht 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhën në...
Nga Sigmar GabrielNë dallim nga libri i Zhyl Vernit “Rreth b...
Nga Daniel N.Hoffman “The Hill”Javën që kaloi, lideri i opoz...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t’ju n...
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vje...
Nga Vernon Jones “CNN”* Të hënën në mbrëmje, unë mbajta një ...
Nga Donald Trump* Miqtë e mi amerikanë, sonte, me një zemër ...
Ndërsa shumë libra shkollorë e paraqesin Kristofor Kolombin ...
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, mund të vlerësohen seci...
Nga Nancy Cook & Meridith Mccraw “Politico.eu”* Donald Trump...
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Në fillim të shekullit XIII-të, Uanian Jongji, perandori i f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...