Vdekja e tmerrshme e Princeshës Diana, dhe teoritë e komplotit rreth saj
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimisti francez Sharl Gerhard në vitin 1853 dhe u tregtua në vitet 1880 nga kompania farmaceutike gjermane ?Merck?, shkruan Tis Rinsema në revistën ?Medical History?.
Megjithatë, ?historia e saktë? e aspirinës nuk fillon deri në vitin 1897, thotë Rinsema, kur ?kjo mrekulli në mesin e shumë ilaçeve të tjera? u sintetizua sërish nga kimistët që punonin për Friedrih Bajer dhe Fridrih von Hajden.
Në një artikull të vitit 1997 mbi 100-vjetorin e zbulimit të aspirinës, ?The Washington Post? e quajti aspirinën një nga ilaçet më të përdorura në botë. Çdo vit, njerëzit konsumojnë 58 miliardë doza aspirinë, sipas të dhënave të Kompanisë gjermane Bajer.
Rinsema thotë se historia e aspirinës është e mirë-njohur dhe e treguar në mënyrë të vazhdueshme. Personazhi kryesor është Feliks Hofman. I lindur në Ludvigsburg të Gjermanisë më 21 janar 1868, Hofman studioi për kimi dhe farmaci në Universitetin e Mynihut, ku u diplomua në vitin 1891 dhe mbrojti doktoraturën dy vjet më vonë.
Në vitin 1894 ai filloi punë në departamentin e kërkimeve farmaceutike të Kompanisë Bajer. Megjithëse Rinsema këmbëngul se historia e aspirinës fillon me Hofmanin, një artikull i vitit 2014 i botuar nga Gazeta Farmaceutike e Shoqërisë Mbretërore Farmaceutike të Britanisë së Madhe, me titull ?Një pionier në zhvillimin e aspirinës?, ajo nis me Eduard Stoun (1702-1768), famullitar në Çiping Norton, Oksfordshajër.
Një ditë ndërsa ishte duke shëtitur, Stun ?gërvishti një copë lëvore shelgu, dhe u habit nga hidhësia e saj e madhe. Duke e ditur që lëvorja e çinkonës, burimi i kininës, ishte i hidhur, ai mendoi se edhe lëvorja e shelgut mund të ketë gjithashtu veti terapeutike.
Stoun besonte se si pjesë e planit hyjnor të Zotit, pema e shelgut, e cila lulëzonte në një terren të lagësht, mund të ishte e dobishme në trajtimin e sëmundjeve të tilla si ethet malarike që shfaqen pikërisht në vendet me lagështi të madhe. Ai trajtoi 50 të sëmurë me ethe me doza të rregullta të pluhurit të lëvores së shelgut, duke vënë re se ai ishte shumë efikas në kurimin e sëmundjes.
Më 25 prill 1763, Stoun përshkroi efektet e dobishme të lëvores së shelgut në një letër drejtuar presidentit të Shoqërisë Mbretërore të Londrës, Erlit të Meklesfildit. Ndërkohë ?Pharmaceutical Journal vëren sesi mjeku grek Hipokrati (440?377 Para Krishtit), e rekomandonte lëvoren e shelgut për reduktimin e etheve që 2400 vjet më parë.
Artikulli thekson se lëvorja e shelgut përmban salicin, nga i cili kimistët si Sharl Gerhardt nxorën acidin salicilik, salicilat natriumin dhe në fund edhe acid acetilsalicilik. Dhe kjo na rikthen tek kompania gjermane Bajer. Në historinë e saj zyrtare në internet, Bajer tregon se si në vitin 1897, në një laborator në Vypertal të Gjermanisë, ?shkencëtari i ri dr.Feliks Hofman është i pari që ka arritur të sintetizojë në një formë kimikisht të pastër dhe të qëndrueshme acidin acetilsalicilik, nga i cili është prodhuar përbërësi aktiv tek Aspirina ?, produkt që kompania e hodhi masivisht në treg në vitin 1899.
Kjo histori besohet gjerësisht. Por problemi është se ajo mund të mos jetë e vërtetë. Në vitin 2000 BMJ publikoi një artikull me titull ?Zbulimi i aspirinës:Një rivlerësim i historisë?, me autor Uollter Snider, nga Universiteti i Skocisë.
Ai përshkruan se si historia e Hofmanit si zbulues i Aspirinës nuk ekzistonte zyrtarisht deri në vitin 1934, kur në Gjermani sapo ishin ngjitur në pushtet nazistët. Ai ofron prova sipas së cilave meritat e vërteta për zbulimin e aspirinës i takojnë Artur Ajshengryn, një kimist hebre që në vitin 1944 u internua në kampin e përqendrimit Terezienshtad.
Snider thotë se Hofman drejtohej në punën e tij në Bajer nga Ajshengryn, dhe se ishte ky i fundit që ushtroi presion ndaj menaxherëve të kompanisë që të ecej përpara me zhvillimin, testimin dhe tregtimin e ilaçit të ri. Por për shkak se Ajshengryn ishte hebre, roli i tij në zbulimin e aspirinës duhej që të fshihej.
Për fat të mirë, ai i mbijetoi kampit nazist, dhe pas Luftës së Dytë Botërore bëri publik dokumentacionin e përdorur nga Snider për të rrëfyer historinë e tij, e cila duhet të theksohet, se mbetet ende e diskutueshme. Ndërkohë Hofman, nisi të merrej me projektin e tij të ardhshëm, që duhej të dilte me një formë më të pëlqyeshme të morfinës së opioidit.
Ajo që rezultoi u njoh si heroinë dhe u shit gjerësisht nga Bajer dhe kompani të tjera, për të shëruar kollën dhe për të lehtësuar dhimbjet. Hofman nuk u martua kurrë. Ai vdiq në Zvicër më 8 shkurt 1946./ cosmosmagazine.com–Përshtatur nga CNA.al
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Më 31 gusht 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhën në...
Nga Sigmar GabrielNë dallim nga libri i Zhyl Vernit “Rreth b...
Nga Daniel N.Hoffman “The Hill”Javën që kaloi, lideri i opoz...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t’ju n...
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vje...
Nga Vernon Jones “CNN”* Të hënën në mbrëmje, unë mbajta një ...
Nga Donald Trump* Miqtë e mi amerikanë, sonte, me një zemër ...
Ndërsa shumë libra shkollorë e paraqesin Kristofor Kolombin ...
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, mund të vlerësohen seci...
Nga Nancy Cook & Meridith Mccraw “Politico.eu”* Donald Trump...
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Në fillim të shekullit XIII-të, Uanian Jongji, perandori i f...
Nga Anthony J.Ciani “American Thinker”* Në mesin e marsit të...
Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ...
Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...