web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trazirat në SHBA po distancojnë amerikanët nga demokratët

1 Shtator 2020, 06:49, Blog CNA

Nga Harry Enten ?CNN?

* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ashtu edhe presidenti Donald Trump, i njohin pasojat e mundshme politike nëse protestat pas vrasjes së Xhejkëb Bleik do të shihen nga publiku si paqësore apo të dhunshme. Bajden përfiton nëse ato shihen paqësore, ndërsa Trump ndihmohet nëse ato shihen si të dhunshme.

Pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Floid nga një oficer policie në fundin e muajit maj, mbështetja për Bajdenin në raport me Trumpin rrit në të gjithë vendin. Epërsia e tij shkoi nga 6 për qind në maj, në një mbështetje 2-shifrore në qershor.

Kjo ndodhi teksa protestat paqësore po mbizotëronin në raportimet e mediave, kur marrëdhëniet ndër-racore nisën të kenë më shumë rëndësi në mendjet e votuesve, dhe kur mbështetja ndaj lëvizjes ?Black Lives Matter? u rrit shumë.

Por ndërsa vera po kalonte, epërsia e Bajden u zvogëlua. Avantazhi i tij është aktualisht në rreth 8 për qind në shkallë kombëtare, dhe më pak tek shtetet e veçanta ku ai ka nevojë që të fitojë nëse dëshiron të triumfojë në Kolegjin Zgjedhor.

Megjithëse Bajden do vijojë me siguri të ketë një epërsi prej 8 për qind në shkallë vendi, faktet tregojnë se mbështetja ndaj tij ka nisur të bjerë, dhe kjo është jo pak shqetësuese për të. Kjo ka ndodhur pasi pandemia e koronavirusit, çështja më e rëndësishme e kësaj fushate, ka dalë jashtë kontrollit për gjatë gjithë stinës së verës.

Bajden mbetet qartësisht më i besueshëm mbi këtë çështje sesa Trump, ku vlerësimi publikut për të është diku mbi 30 për qind. Një nga arsyet pse avantazhi i Bajden mund të jetë ngushtuar, është pasi protestave paqësore që nisën në fillimit të verës u është kushtuar shumë rëndësi edicionet e lajmeve, dhe rëndësia e marrëdhënieve ndër-racore ka rënë më poshtë në listën e problemeve më të rëndësishme që kanë sot amerikanët.

Për më tepër, këndvështrimi i amerikanëve mbi protestat duket se po ndryshon. Përqindja e amerikanëve që i shohin protestat si ?kryesisht të ligjshme?, ka rënë ndjeshëm nga 62 për qind në qershor, në 53 për qind në gusht, sipas një sondazhi të fundit të NPR/PBS NewsHour/ Marist College.

Ndërkohë, përqindja e amerikanëve që beson se protestuesit po veprojnë në mënyrë të paligjshme është rritur nga 28 në 38 për qind. Kjo ka ndodhur pasi mbështetja për ?Black Lives Matter? ka rënë dhe kundërshtimi ndaj kësaj lëvizjeje është rritur, siç vërehet nga Perri Bejkën i ?FiveThirtyEight?.

Ndryshimi i shifrave është parë edhe më dramatikisht edhe tek teatri kryesor i lëvizjes në  Uiskonsin para se të vritej Bleik. Një sondazhi i Universitetit të Shkollës së Ligjit Market tregoi se mbështetja për ?Black Lives Matter? ka rënë nga 33 pikë në mesin e votuesve të mundshëm në qershor, në vetëm 10 për qind në gusht.

Kjo e dhënë përputhet me rënien e protestave kryesisht paqësore të qershorit, që u zhdukën gradualisht nga lajmet, si dhe sulmet ndaj ?Black Lives Matter? nga e djathta. Vlerësimi neto (aprovim-mosaprovim) për protestat ra nga plus 27 për qind në -1 për qind gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Kjo po ndodh pasi protestat po shihen si kryesisht paqësore nga 49 për qind e amerikanëve, në krahasim me 40 për qind që i shohin ato si kryesisht të dhunshme. Gjatë të njëjtës periudhë, gara presidenciale shkoi nga një mbështetje 52 për qind për Biden dhe 44 për qind për Trump në qershor, në 50 për qind për Biden dhe 46 për Trumpin, brenda marzhit të gabimit, në muajin gusht.

Njëkohësisht, vlerësimi i qasjes së Trump ndaj protestave në sondazhin e Market, mbetet në 30 për qind në Uikskonsin. Në fakt, historia e protestave ka treguar se votuesit jo domosdoshmërisht i pëlqejnë veprimet e protestuesve.

Trump ka avantazhin se ka një qasje shumë më të mirë mbi çështjen e kriminalietit. Me një diferencë prej 8 pikë për qind në një sondazh të fundit të ABC News/Washington Post , votuesit amerikanë thonë se Bajden do të ishte më keq për ?sigurinë nga krimi? sesa ka qenë Trump si president.

Kjo është një nga çështjet e pakta ku Bajden nuk kishte një avantazh thelbësor ndaj Trumpit në një sondazh të gushtit NBC News/Wall Street Journal. Nëse protestat shihen si çështje kriminale, me siguri që nga ato do të përfitojë Trump. Nëse ato shihen më shumë përmes lentes së marrëdhënieve ndër-racore, kjo do ishte në dëm të presidentit.

Kjo është arsyeja pse Trump nuk u jep terren protestuesve, dhe pse Bajden po përpiqet të ekuilibrojë lavdërimin për protestat, me denoncimin e atyre që kryejnë akte të dhunshme gjatë tyre. Prirja ka qenë qartazi në drejtimin që Trump dëshironte të shiheshin protestat, edhe pse nuk është e sigurt se kjo gjë do t?i garantojë fitoren. Për këtë duhet të presim se si do të luhaten numrat në sondazhe pas ngjarjeve të fundit në Kenosha./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga