Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Nga Fergus Walsh ?BBC?
* A mos po e tepron qeveria dhe media me koronavirusin? A është koha të ecim para dhe t?i rikthehemi jetës normale? Këto janë sot për sot çështjet kryesore, dhe duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të ekonomisë, ato e meritojnë një përgjigje.
Më lejoni të filloj me disa prirje pozitive, të cilat mund të ndihmojnë në inkurajimin e këndvështrimit që unë shoh në masë në mediat sociale, sipas të cilit pandemia e Covid-19 tashmë ka mbaruar. Numri i të vdekurve dhe i sëmurëve rëndë vazhdon që të bjerë.
Numri i pacientëve në spital, që kanë një diagnozë të konfirmuar me Covid-19, ka rënë prej disa muajsh. Në kulmin e valës së parë, Britania kishte rreth 20.000 të shtruar në spitale, tani ka më pak se 800. Në një fazë, të gjitha repartet e kujdesit intensiv ishin plot me pacientë të sëmurë me Covid-19, shumë prej tyre të vendosur në ventilatorë për disa javë.
Për fat të mirë, edhe numri aktual i pacientëve të vendosur në ventilatorë ka vazhduar të bjerë, nga 3.300 në 64. Ekzistojnë shumë mënyra për të numëruar vdekjet e shkaktuara nga Covid-19, por që të gjitha ato tregojnë se vdekshmëria e arriti kulmin në muajin prill, dhe që nga ajo kohë ka rënë.
Është e vërtetë:rastet pozitive me koronavirus janë rritur kohët e fundit, por kjo mund të shpjegohet kryesisht me shtimin e testimeve, që në Britani janë dyfishuar që nga fillimi i korrikut. Por pavarësisht rritjes, ajo nuk është përkthyer ende në më shumë shtrime spitalore.
?Në prill pandemia goditi rëndë azilet e të moshuarve. Sot, ata që preken janë shumë më të rinj dhe ata kanë më pak simptoma të rënda?- thotë Karl Henegan, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit.
?Së dyti, virusi po qarkullon në një nivel shumë më të ulët. Me distancimin social, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të marrin një sasi shumë më të vogël të virusit, dhe për pasojë më pak të ngjarë të sëmuren rëndë?- shton ai. Edhe nëse përfundoni në spital, shanset tuaja për të mbijetuar nga Covid-19 janë përmirësuar ndjeshëm.
Ekipet mjekësore tani e dinë shumë më mirë se si ta luftojnë virusin me trajtime më efektive, të tilla si deksametazoni. Edhe në aspektin global, rastet me Covid-19 janë tani më shumë se 24 milionë, dhe shtohen me rreth 1 milion çdo katër ditë.
Që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur mbi 800.000 njerëz. Por sërish është shumë larg vdekshmërisë nga një sëmundje tjetër infektive si tuberkulozi. TB, një infeksion bakterial i ajrit, vret çdo vit rreth 1.5 milion njerëz, thuajse të gjithë në vendet në zhvillim.
Unë shtroj sërish pyetjes:A është koha t?i rikthehemi jetës normale? Nëse kjo nënkupton kthimin e fëmijëve në shkollë, atëherë po. Të dhënat tregojnë se ata janë shumë më pak të rrezikuar nga koronavirusi, ndërsa nga ana tjetër rrezikojnë të pësojnë një dëm të madh nga mungesa e arsimimit.
Po ne të tjerët? Nuk ka asnjë dyshim se Covid-19 mund të jetë një situatë shkatërruese. Ne sapo kemi nisur të kuptojmë dëmet e mundshme afatgjata të kësaj pandemie. Sa më i moshuar të jesh, aq më i madh është rreziku juaj.
Edhe pse një 70-vjeçar fizikisht shumë aktiv, mund të ketë një sistem imunitar më të fortë sesa një 40-vjeçar obez që bën një jetë sedentare. Eksperti i njohur i statistikave, profesor Dejvid Spiegëlhalter llogarit se një burrë 80-vjeçar, është 500 herë më i rrezikuar të vdesë nga Covid sesa një 20-vjeçar.
Ne jemi larg çdo lloj triumfi mbi këtë sëmundje brutale. Unë kam parë me sytë e mi nëpër spitale, se çfarë u bën virusi njerëzve të shtruar në repartet e kujdesit intensiv, shumë prej tyre më parë të aftë dhe të shëndetshëm.
Ajo që të gjithë duam të dimë vërtet, është se çfarë do të ndodhë këtë vjeshtë. Tani jemi në fundin e verës. Viruset e frymëmarrjes nuk qarkullojnë aq mirë në këtë stinë. Ne kalojmë ende shumë kohë në ambiente të hapura. Shumica prej nesh praktikojmë rregullisht distancimin social:Unë nuk e mbaj mend herën e fundit kur i kam dhënë dorën dikujt. Rrjedhimisht, virusi ka pasur më pak shanse që të kalojë nga një person tek tjetri. Por koronavirusi është ende këtu me ne.
Javët e ardhshme do të jenë kritike, për të kuptuar nëse shkalla e transmetimit do të rritet ndjeshëm, kur nxënësit dhe studentët të kthehen në shkolla ??dhe universitete, kur njerëzit të rikthehen në zyrat e tyre, dhe kur të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
?Ne e dimë që dimri në hemisferën veriore, është momentin kur aktivizohen shumë viruset e frymëmarrjes. Ndaj asnjë s?ka mbaruar, dhe gjërat mund të përkeqësohen shumë?- thotë virologia Uendi Barklej, nga Kolegji Mbretëror i Londrës.
Në Francë ka që tani shenja shqetësuese, ku jo vetëm rastet e reja, por edhe shtrimet ne spital po shtohen. Sipas kryeministrit francez Zhan Kaste, më shumë se 800 pacientë me koronavirus po shtrohen çdo javë, nga 500 deri 6 javë më parë. Maskat janë bërë tani të detyrueshme në të gjitha vendet publike në Paris.
Në Britani Sekretari i Shëndetësisë Met Henokok, tha në një intervistë për ?Times?, se një valë e dytë është ?një kërcënim shumë serioz?. ?Do të ishte e gabuar që njerëzit të mendojnë se ky infeksion po zhduket. Virusi është ende duke qarkulluar, dhe nëse e humbasim vigjilencën tonë, rastet do të shtohen?- thotë profesor Karl Henegan.
Ai do të dëshironte të shihte një qasje më të zbutur në stilin suedez, ku nuk pati në asnjë moment masa bllokuese, dhe ku shkollat ??mbetën të hapura. Nga ana tjetër, do të ishte e dobishme të dihet se sa njerëz kanë imunitet ndaj Sars-CoV-2. Ndoshta 1 në 10 nga ne kanë antitrupa ndaj virusit.
Pastaj është edhe roli i qelizave T, të cilat luajnë një rol kryesor në luftimin e infeksionit, duke identifikuar dhe shkatërruar qelizat e infektuara. ?Ka të dhëna që tregojnë se të paktën disa nga proteinat e brendshme të 4 koronavirusëve sezonalë (të cilët shkaktojnë të ftohurën e zakonshme), mund të reagojnë në mënyrë të kryqëzuar me qelizat T. Prandaj një infeksion i kohëve të fundit me njërën prej tyre mund të jetë i dobishëm?- thotë profesore Uendi Barklej. Ajo mendon ndërkohë se virusi është këtu për të qëndruar me ne. ?Unë mendoj se Sars-CoV-2 ka kaluar me sukses nga kafshët tek njerëzit, dhe shanset për ta zhdukur plotësisht atë janë të vogla. Shpresa më e mirë do të jetë një vaksinë, e cila mund të merret si ajo e gripit të zakonshëm, për të ndihmuar ata që janë më të prekshëm?- thotë ajo.
Ne jemi sigurisht shumë më të përgatitur për çdo valë të dytë, sesa në fillim të pandemisë, mendon Eleonor Rajli, profesoreshë e imunologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut, Skoci. ?Ne do të shohim një rritje të rasteve, por unë nuk mendoj se është e pashmangshme që të kemi sërish një njëjtin fluks pacientësh në spitale apo edhe vdekjesh nga Covid-19, siç e përjetuam në prill?- shprehet ajo.
Kjo do të thotë që të gjithë kemi ende një rol për të luajtur në frenimin e pandemisë. Distancimi social dhe higjiena e duarve, kanë ende shumë rëndësi. Shumë njerëz mbeten të frikësuar nga ajo që mund të vijë./ Përshtatur nga CNA.al
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Më 31 gusht 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhën në...
Nga Sigmar GabrielNë dallim nga libri i Zhyl Vernit “Rreth b...
Nga Daniel N.Hoffman “The Hill”Javën që kaloi, lideri i opoz...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t’ju n...
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vje...
Nga Vernon Jones “CNN”* Të hënën në mbrëmje, unë mbajta një ...
Nga Donald Trump* Miqtë e mi amerikanë, sonte, me një zemër ...
Ndërsa shumë libra shkollorë e paraqesin Kristofor Kolombin ...
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, mund të vlerësohen seci...
Nga Nancy Cook & Meridith Mccraw “Politico.eu”* Donald Trump...
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...