web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta e Dytë Botërore përfundoi 75 vjet më parë/ Ç’mund të na mësojë ajo mbi luftën kundër koronavirusit

3 Shtator 2020, 11:03, Blog CNA

Nga Rebecca Grant ?Fox News?

Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin, e mërkura shënoi fundin e një lufte tjetër globale shumë vdekjeprurëse, pikërisht 75 vjet më parë. Më 2 shtator 1945, Amerika pranoi dorëzimin e Japonisë, për t?i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, pas sulmeve shkatërruese të SHBA-së mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki me bomba bërthamore.

Mjerisht, lufta jonë kundër koronavirusit është ende larg fundit. Aktualisht po jetojmë ditë të errëta, ashtu si brezi i viteve 1940. Dhe ashtu si shkencëtarët amerikanë nxituan të krijonin armë bërthamore për t?i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, ekspertët e mjekësisë po punojnë për të krijuar një vaksinë dhe trajtime për ta mposhtur koronavirusin.

Deri më tani, koronavirusi i ka marrë jetën më shumë se 851.000 njerëzve në mbarë botën, duke përfshirë më shumë se 183.000 në SHBA. Sado i frikshëm që duket ky bilanc, ai është ende i vogël krahasuar me numri global të të vdekurve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që vlerësohet se shkon nga 70 deri në 85 milionë njerëz, përfshirë gati 292.000 pjesëtarë të ushtrisë amerikane të vrarë në luftime.

Për Amerikën, Lufta e Dytë Botërore përfundoi pas 1.364 ditësh, 5 orëve dhe 44 minutave. Ndërsa lufta ndaj koronavirusit vazhdon, është e rëndësishme të mbajmë mend se e njëjta grintë dhe vendosmëri e amerikanëve që i dha fund luftës sonë kundër fuqive të Boshtit, do të triumfojë edhe kundër virusit vrasës.

Ne nuk e dimë kur do ta mundim armikun tonë aktual dhe të padukshëm, por do ta mposhtim atë. Fitorja e Luftës së Dytë Botërore varej nga përpjekjet e vendosura të thuajse 132 milionë amerikanëve në atë kohë. Më shumë se 16.1 milionë amerikanë shërbyen në ushtrinë amerikane, përfshirë 73 për qind prej tyre që udhëtuan përtej oqeanit.

Përveç 291.557 ushtarëve amerikanë të vrarë në betejë, 670.846 të tjerë u plagosën. Lufta e ndryshoi Amerikën. Gratë iu bashkuan degëve ushtarake të industrisë. Rrugës Amerika u bë arsenali i demokracisë. Teknologjia e zhvilluar në funksion të luftës – përfshirë radarët, kompjuterat, raketat dhe linjat telefonike nënujore ? vazhduan ta transformojnë botën tonë.

Por që nga fillimi, fitimi i Luftës së Dytë Botërore ishte më shumë sesa thjesht një fitore ushtarake. Miliona amerikanë përtej detit panë nga afër brutalitetin e luftës.

Nga Marshimi i Vdekjes në Batan tek tmerret e kampeve naziste të përqendrimit nazist në Aushvic dhe Buhenvald, ?brezi më madhështor? u përball me të keqen në një shkallë afërsie gati të paimagjinueshme. Ata donin të fitonin dhe të ndërtonin një botë më të mirë pas luftës.

Kjo shpresë, dhe ambicia për një botë më të mirë, i nxiti amerikanët të ecin përpara me vendosmëri.

Në mënyrë të pashmangshme, kostoja e luftës ra në mënyrë disproporcionale mbi të rinjtë amerikanë. Lufta e Dytë Botërore u fitua nga të rinj lejtnanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikan Loid Hjuxh, asokohe 23-vjeç, që fluturoi me avionin e tij bombardues përmes zjarrit të armikut për të bombarduar cisternat e ushtrisë naziste në Ploesht të Rumanisë më 1 gusht 1943.

Në Francë, ushtari 19-vjeçar Odi Mërfi luftoi i vetëm përballë 6 tankeve gjermane dhe disa qindra këmbësorë me një mitraloz majë një autoblindi më 26 janar 1945. Mërfi u regjistrua në ushtri kur ishte i mitur, duke gënjyer për moshën. Ai fitoi çdo lloj medalje nderi që kishte ushtria, fitoi gradën e oficerit, dhe vazhdoi të luante në film pas luftës.

Sot vetëm rreth 389.000 veteranë amerikanë të Luftës së Dytë Botërore janë ende gjallë. Lufta e zhvilluar para se të lindnin shumica prej nesh, është tani një pjesë aq e njohur e historisë sonë, saqë fitorja e Aleatëve mund të duket si një përfundim i paracaktuar.

Në fakt nuk ishte ashtu. Rruga drejt fitores nuk ishte një fushë me lule.

Librat e historisë na japin emrat dhe vendet e të humbura dhe të fituara:Pearl Harbor, Deti Koral, Miduej, Guadalkanal, Santa Cruz, Deti Bismark, Monte Kazino, Siçili, Ploesht, Salerno, Anzio, Taraua, Normandi, Deti Filipineve, Ivo Zhima, Okinaua etj.

Më 2 shtator 1945, kishte ardhur koha që ne të ndërtonim diçka të vlefshme nga hiri që la lufta e tmerrshme. Por lufta për liri nuk u ndal kur japonezët iu dorëzuan amerikanëve në Gjirin e Tokios. Për gjeneralin e ushtrisë Dagllas Mekartur, që pranoi dorëzimin japonez, fitorja e la Amerikën me një detyrim të vazhdueshëm.

?Unë shpresoj që nga ky moment solemn të dalë një botë më e mirë nga gjaku dhe masakrat e të kaluarës, një botë e themeluar mbi besimin dhe mirëkuptimin, një botë e përkushtuar ndaj dinjitetit të njeriu, dhe përmbushjes së dëshirës së tij më të dashur për liri, tolerancë dhe drejtësi?- u shpreh ai në atë çast historik.

Dëshpërimi dhe shpresa amerikane e kohës së luftës, çuan në një gatishmëri për të vazhduar të ishte udhëheqësja e botës. Dhe Amerika është ende e vendosur të luftojë për liri. Dhe ndërsa lufta kundër Fuqive të Boshtit në Botën e Dytë, ishte shumë e ndryshme nga lufta aktuale kundër koronavirusit, ne duhet të luftojmë edhe në betejën tonë aktuale derisa fitorja të jetë e jona.

Me kalimin e kohës, me siguri që do të kemi një vaksinë në dispozicion. Do të kemi trajtime efektive në spitale. Dhe ashtu si Lufta e Dytë Botërore, lufta jonë kundër koronavirusit do të bëhet një kujtim i largët, i njohur për brezat e ardhshëm vetëm nga librat e historisë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga