web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa njerëz ka vrarë realisht deri tani koronavirusi?

3 Shtator 2020, 07:03, Blog CNA

Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epidemish ? studiuesve u duhet të vlerësojnë me shpejtësi numrin e të vdekurve, dhe zakonisht përdorin një metrikë të përcaktuar, por të besueshme: vdekshmërinë që është mbi normën e zakonshme.

Pra një krahasim i vdekjeve të pritshme, me ato që kanë ndodhur në të vërtetë. Dhe për shumë shkencëtarë, është mënyra më e saktë për të vlerësuar ndikimin e pandemisë aktuale. Ajo mund t?i ndihmojë epidemiologët të bëjnë krahasime midis vendeve, dhe për shkak se mund të llogaritet shpejt, mund të identifikojë vatrat më të nxehta me Covid-19, që përndryshe do të kishin mbetur të pazbuluara.

Sipas të dhënave nga më shumë se 30 vende, për të cilat janë në dispozicion vlerësimet e vdekjeve mbi normën mesatare, ka pasur rreth 600.000 më shumë vdekje sesa normalisht për periudhën midis fillimit të pandemisë dhe fundit të korrikut (413.041 prej tyre, iu atribuan zyrtarisht Covid-19).

Por edhe metodologjia ka disa defekte. Ajo s?mund të bëjë dallimin midis atyre që po vdesin nga sëmundja, dhe atyre që i nënshtrohen faktorëve të tjerë që lidhen me pandeminë, si ndërprerja e kujdesit të rregullt shëndetësor, gjë që mund të vonojnë trajtimet mjekësore, apo faktin që nga frika e infektimit njerëzit nuk kërkojnë kujdes mjekësor.

Ai mbështetet tek raportimi i saktë në kohë i vdekjeve, dhe ky ka kufizimet e veta për shkak të sistemeve të pazhvilluara të regjistrimit të vdekjeve, apo edhe rasteve kur numri mund të fshihet qëllimisht. Dhe ashtu si me shumë aspekte të tjera të pandemisë, statistikat në shumë vende janë politizuar, dhe kjo shihet si një mënyrë që vendet të pretendojnë epërsinë mbi njëra-tjetrën.

Ekspertët shqetësohen se raportet e vdekjeve mbi normën, kanë çuar në krahasime të parakohshme apo të gabuara të reagimeve të vendeve ndaj pandemisë, duke çuar në injorimin e situatës në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të mungesës së të dhënave.

Ndërkohë, ka mënyra më të sofistikuara për të kategorizuar vdekshmërinë, dhe për të zbuluar se sa njerëz vdiqën si rezultat i drejtpërdrejtë i infeksionit me SARS-CoV-2, dhe sa vdekje ndodhën për shkak të faktorëve të tjerë të lidhur me pandeminë.

Demografët dhe studiuesit e shëndetit publik, do të kenë mjaft informacione më të detajuara nga certifikatat e vdekjeve. Më pas, ata do të jenë në gjendje të vlerësojnë se cilat ndërhyrje kanë funksionuar më mirë, për të orientuar mbi masat e ardhshme kundër pandemisë.

Por versione më të sofistikuara të matjes, modelojnë mënyrën se si po plaket një popullsi, apo si po ndryshon ajo si rezultat i imigracionit dhe emigracionit. ?Nature? mblodhi shifra nga disa baza të dhënash të grumbulluara nga demografët për ?The Financial Times? dhe ?The Economist?, dy nga grupet më të plota të të dhënave për vdekjet mbi normën.

Edhe pse mbulimi nuk është universal – analizon vetëm 32 vende (kryesisht në Evropë) dhe 4 qytete të mëdha – ai përfshin gjithsesi shumë vende me shpërthime të mëdha epidemike, dhe rreth 2/3 e numrit zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 deri në fund të korrikut.

Analiza jonë tregon se ka variacione të mëdha tek vdekjet mbi normën midis vendeve të ndryshme. Në SHBA dhe Spanjë – dy nga vendet më të goditura deri më tani – përkatësisht 25 dhe 35 për qind e numrit të vdekjeve mbi normën, nuk pasqyrohet në statistikat zyrtare të vdekjeve nga Covid-19.

Por në vende të tjera, mospërputhja është shumë më e madhe, si për shembull në Peru, ku 74 për qind e vdekjeve mbi normën, nuk shfaqen nga raportimet zyrtare mbi vdekjet nga Covid-19. Ndërkohë disa vende si Bullgaria, kanë përjetuar rënie të vdekshmërisë nga fillimi i pandemisë deri më tani, gjë që do të thotë që pavarësisht koronavirusit, më pak njerëz kanë vdekur këtë vit sesa pritej zakonisht.

Mjeti i vdekshmërisë mbi normën, është më i miri për t?u përdorur gjatë pandemisë, thonë shumica e demografëve. Por me kalimin e kohës, ata do të jenë në gjendje të përdorin të dhëna më të imtësishme, për të përmirësuar kuptimin e kostos së pandemisë mbi jetën  njerëzve.

Ata do të jenë në gjendje të analizojnë vdekjet në tre kategori:vdekjet e drejtpërdrejta, për të cilat Covid-19 është regjistruar si shkak; vdekje të drejtpërdrejta, por të pa numëruara, në të cilat virusi ishte përgjegjës, por që nuk është shënuar zyrtarisht; dhe vdekjet indirekte, të cilat ndodhin për shkak të ndryshimeve të tjera të nxitura nga pandemia.

Por Maimuna Majumder, epidemiologe në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston, SHBA, thotë se dallimi midis njerëzve që vdiqën nga Covid-19 dhe atyre që ishin infektuar, por që vdiqën nga shkaqe pa lidhje me virusin, nuk do të jetë i lehtë.

?Nëse jeni të sëmurë njëkohësisht nga 2 sëmundje të ndryshme, atëherë si do ta klasifikoni shkakun e vdekjes??- pyet ajo. Pastaj janë vdekjet e drejtpërdrejta nga virusi, por të pa numëruara si të tilla, pasi individi paraqiti simptoma që nuk njihen si të Covid-19.

?Ne jemi ende duke kuptuar saktësisht se si shfaqet sëmundja. Goditjet në tru dhe embolizmat pulmonare, janë dy ndërlikime potencialisht vdekjeprurëse të virusit, që në fillim mund të jenë anashkaluar?- thotë Natali Din, biostatisticiene në Universitetin e Floridës.

Një pjesë e vogël e vdekjeve mbi normën janë indirekte, dhe më shumë rezultat i kushteve të krijuara nga ndikimi i pandemisë, sesa për shkak të vetë virusit. Disa spitale raportojnë se njerëzit me kancer dhe sëmundje kronike, janë duke anashkaluar kontrollet e tyre të rregullta mjekësore, gjë që mund të rrezikojë shëndetin e tyre.

Demografët ndoshta nuk do ta dinë kurrë me siguri numrin e saktë të viktimave nga pandemia. Kur pandemia të vihet nën kontroll, llogaritja e 3 llojeve të vdekjes, do të jetë një proces që do të zgjasë me muaj apo edhe vite.

Tani për tani, statistikat mbi vdekjet mbi normën po ndihmojnë në gjurmimin e vatrave të mëdha epidemike në vende të ndryshme. Në të ardhmen, me të dhëna të plota për shkakun e vdekjes, studiuesit do të jenë në gjendje të analizojnë ndikimet e karantinave dhe ndërhyrjeve të tjera, duke analizuar nivelet e vdekjeve direkte dhe indirekte nga vendi në vend./nature.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga