Foto/ Ja kush janë 10 njerëzit më inteligjentë të botës
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës ?armë e shkatërrimit në masë?. ?Bomba e Carit?, ishte kryesorja në arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe mjeti kryesor i shantazhit ndaj Perëndimit. Me të është kryer vetëm një testim, dhe ai ishte i mjaftueshëm. Po çfarë e bënte kaq të frikshme këtë bombë?
Shpërthimi më i fuqishëm i ndodhur ndonjëherë
?Bomba e Carit?, mbetet pajisja më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë nga njeriu. Sa për krahasim, arma më e fuqishme që kanë krijuar Shtetet e Bashkuara ishte B41. Ajo kishte një fuqi prej 25 megatonë TNT. Ndërkohë ?Bomba e Carit?, kishte një fuqi maksimale prej 100 megatonë TNT.
Bomba u testua vetëm në fuqinë 50 megatonë, për shkak të frikës nga pasojat e shpërthimit bërthamor, si dhe rrezikut që ekuipazhi brenda avionit që do të hidhte bombën nuk do t?i mbijetonte shpërthimit.
Reja e madhe e kërpudhës
Bomba bërthamore më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë, krijoi një re të madhe në formën e kërpudhës. Reja kërpudhore vlerësohet se u ngjit deri në 65 km lart në qiell, ose 7 herë më lart sesa Mali Everest. Topi i zjarrtë që e shoqëroi arriti lartësinë nga e cila u hodh bomba, dhe ishte e dukshme më shumë se 950 larg vendit të testimit.
Efektet e tjera të tmerrshme pas shpërthimit
Nëse do të përdorej shkalla Rihter, masa që përdoret sot për të matur forcën e tërmeteve, ?Bomba e Carit?, do të kishte shkaktuar një termet me magnitudë 8.1. Por, fakti që shpërtheu në ajër, nuk shkaktoi shumë lëkundje në tokë. Gjithsesi lëkundjet e shpërthimit, mund të ndiheshin disa qindra km larg, dhe djegie të shkallës së tretë u vërejtën deri 100 km larg vendi të shpërthimit. Xhamat e dritareve u thyen disa qindra km larg nga vendi i shpërthimit, dhe vala goditëse për pak sa nuk e rrëzoi avionin që hodhi bombën.
?Ivani i Madh? apo ?Bomba e Carit??
Që të dyja. ?Bomba e Carit? u quajt ndryshe Ivani i Madh. Bomba mori një seri emrash të tjerë si Projekti 7000, Kodi i Produktit 202 etj. Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA), kishte emrin e saj të koduar për testin bërthamor sovjetik ?Joe 111?.
Ishte shumë e madhe për tu përdorur
Kjo do të thotë se nuk ishte praktike për përdorim në kohë lufte. Së pari, lëvizja e bombës ishte një proces shumë e ndërlikuar. Madje, ajo nuk u përshtat me avionin që e lëshoi ??nga qielli. Ishte vetë avioni që duhej modifikuar për bombën. Së dyti, ekuipazhi në avion kishte vetëm 50 për qind shanse për të mbijetuar.
U ndërtua shumë shpejt
Shumëkush do të mendonte se një bombë e kësaj madhësie, do të ndërtohej për disa vjet. Tek e fundit ishte bomba më e madhe e ndërtuar, dhe e shpërthyer ndonjëherë nga njeriu. Por nuk është kështu.
Në mënyrë të pabesueshme, bomba bërthamore u ndërtua brenda pak muajsh. Raportet ndryshojnë në lidhje me kohëzgjatjen e saktë, por konsensusi i përgjithshëm është se u deshën vetëm 14-16 javë që të dizenjohej dhe ndërtohej ?Bomba e Carit?. Pra vetëm 3-4 muaj!
Si u përshtat avioni Tu-95
?Bomba e Carit? do të hidhej në qiell nga një avioni ushtarak Tu-95. Problemi? Avioni nuk mund t?i përshtatej saktësisht bombës gjigante. Duke peshuar 27 tonë, bomba ishte mbi 8 metra e gjatë dhe gati 2 metra e gjerë. Për këtë arsye, Tu 095 hoqi dyert, si dhe rezervuarët e karburantit./warhistoryonline.com–Përshtatur nga CNA.al
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...