Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Nga William A.Galston ?The Wall Street Journal?
* Gjatë një fjalimi në Pitsburg të hënën, kandidati demokrat për president u përgjigj me forcë ndaj akuzës së presidentit Trump se ?askush nuk do të ishte i sigurt në Amerikën e Bajdenit?. Xho Bajden u përpoq të kundërpërgjigjej, duke argumentuar se Trump ishte burimi kryesor i kaosit dhe pasigurisë që po përjetojnë shumë amerikanë.
?A beson dikush se do të ketë më pak dhunë në Amerikë, nëse Donald Trump zgjidhet sërish president??- pyeti Bajden. ?Ai nuk mund ta ndalojë dhunën, pasi për vite me radhë e ka nxitur atë?- theksoi ai.
Fakti që kandidati demokrat u ndje i detyruar të mbante një fjalim të tillë, pasqyron dy tipare të rëndësishme të fushatës zgjedhore:ndryshimi midis konventave të Partisë Republikane dhe asaj Demokratike, dhe strategjisë së presidentit për t?u rizgjedhur.
Strategët republikanë pranuan dobësitë e Donald Trumpit dhe i adresuan ato. Folës të shumtë në konventë, treguan histori personale që treguan anën më njerëzore të presidentit, për të zbutur imazhin e tij publik të një narcisisti që respekton në radhë të parë veten.
Folës të tjerë kundërshtuan qartazi akuzën se ai është një racist. Vajza e Trump, Ivanka bëri të pamundurën për të zbutur efektet e sjelljes së tij të ashpër sidomos në postimet që bën në Tuiter. Këto ishin masa mbrojtëse, dhe ishin me gjasë efektive për të joshur disa votues.
Konventa e Partisë Demokratike nxori në pah pikat e forta të zotit Bajden, por bëri pak për të adresuar dobësitë e tij – më e rëndësishmja, perceptimi se ai dhe partia e tij nuk kanë arritur të vendosin një vijë të mprehtë ndarëse midis protestës paqësore, dhe dhunës që ka dëmtuar disa nga demonstratat pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Floid.
Bajden nuk kishte asgjë për të thënë në lidhje me këtë, gjatë fjalimit të tij kur pranoi zyrtarisht kandidaturën në konventë, apo mbi akuzën se ai mbështet mosfinancimin e policisë. Bilanci politik po bëhet më se i qartë.
Pikat e forta personale të Trumpit, përfshijnë reputacionin e tij për menaxhimin efektiv të ekonomisë para pandemisë së Covid-19, bazën e tij të fortë dhe të zjarrtë të mbështetësve, dhe imazhin e tij si një udhëheqës i fortë dhe vendimtar.
Dobësitë e tij personale: Vetëm 42 për qind e amerikanëve besojnë se ai shqetësohet për njerëz si ata, dhe madje edhe më pak – 36 për qind – besojnë se ai është i sinqertë dhe i besueshëm.
Në një sondazh para konventës republikane, gjysma e të gjithë amerikanëve thanë se mendojnë se presidenti është racist. Shumë gra republikane, besojnë se ai po i largon gratë nga partia e tyre. Trump është gjithashtu në pozita të dobëta për disa çështje, veçanërisht për trajtimin që i ka bërë pandemisë.
Disa folës në konventën republikane, folën për pandeminë me folje në kohën e shkuar, ndërsa presidenti u mburr me gjithçka që ka bërë deri tani, dhe premtoi gjetjen e një vaksinë efektive deri në fund të vitit. Ai nuk u ndal tek realiteti i tmerrshëm të së tashmes, përfshirë 1000 vdekjet në ditë nga Covid-19 dhe rastet e reja që janë dyfishi i nivelit të regjistruar në muajt maj dhe qershor.
Që nga fundi i muajit mars, miratimi publik i trajtimit që ai i ka bërë pandemisë, ka rënë në mënyrë të qëndrueshme. Dhe tani është 39 për qind, krahasuar me 58 për qind mosmiratim nga publiku, sipas FiveThirtyEight.
Në një sondazh të NPR/PBS NewsHour/Marist, vetëm 37 për qind thanë se Trump po bënte një punë më të mirë në përballje me këtë sfidë; 53 për qind besojnë se Bajden do të bënte më mirë. Nëse çështja kryesore në këto zgjedhje është pandemia, Trump do të humbasë.
Ndaj nuk është çudi, pse Trump është kaq i etur ta zhvendosë vëmendjen në çështje të tjera. Gjatë konventës republikane, linja kryesore e sulmit ishte se, pavarësisht reputacionit të tij si i moderuar, Xho Bajden është një ?Kalë Troje? i të majtës, shumë i dobët për të kundërshtuar ekstremistëve në partinë e tij, që do të ndërtonin në SHBA një ekonomi socialiste, minonin vlerat amerikane, dhe do ta toleronin dhunën në rrugë.
Në çdo palë zgjedhje amerikane, me një president në detyrë që garon, dy pyetje kanë më shumë rëndësi:A ka qeverisur aq mirë presidenti aktual, sa të meritojë edhe 4 vjet të tjera në detyrë? Nëse jo, a është sfidanti i tij një zgjedhje e sigurt për ta zëvendësuar?
Në vitin 1980, shumica e amerikanëve nuk e miratuan performancën e presidentit Xhimi Karter. Por shtabi i fushatës së presidentit, punoi shumë për të përshkruar kundërshtarin e tij republikan si një injorant të rrezikshëm në raport me politikën e brendshme, dhe një aventurier të pamatur në politikën e jashtme, që mund të nxiste një luftë bërthamore.
U desh performanca e Ronald Reganin në debatin e vetëm midis 2 kandidatëve, për ta bindur elektoratin amerikan, se ai do të ishte zëvendësuesi i duhur. Katër dekada më vonë, një president tjetër jo-popullor po përpiqet ta skualifikojë sfiduesin e tij si një kërcënim për gjithçka që u intereson amerikanëve – vendet e tyre të punës, liria, vlerat e tyre, mbrojtja nga armiqtë e huaj, dhe madje edhe për sigurinë në shtëpitë dhe lagjet e tyre.
Zgjedhjet varen nga fakti nëse Trump mund të bindë mjaftueshëm votues, se kundërshtari i tij përfaqëson një rrezik që ata nuk kanë luksin ta ndërmarrin, apo nëse Bajden mund t?i përdorë debatet presidenciale për të bindur amerikanët se kjo nuk është e vërtetë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Më 31 gusht 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhën në...
Nga Sigmar GabrielNë dallim nga libri i Zhyl Vernit “Rreth b...
Nga Daniel N.Hoffman “The Hill”Javën që kaloi, lideri i opoz...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t’ju n...
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vje...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...