“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Nga Aleksi Tokarev ?Kommersant?
Moskë – Gusht. Protesta të mëdha në një vend sllav. Natyrisht, lideri i këtij vendi nuk është armik i Moskës, por aleanca nuk po funksionon ashtu siç do të dëshironte Kremlini. Tundimi në këtë rast është të vazhdojmë me stilin e analistit të kolltukut.
Kjo analogji dëshmon se protestat në Bjellorusi janë të destinuara të jenë?Por kjo nuk ka të bëjë me vitin 2020, dhe as me Bjellorusinë. Në vitin 1968, ?Pranvera e Pragës? në Çekosllovaki zgjati për disa muaj. Udhëheqja komuniste çekosllovake, donte të hapte paksa ?dritaren?, dhe ta lejonte popullin të thithte ajrin e lirisë.
Moska mendonte ndryshe. Atë kohë Kremlini nuk u mendua shumë, ndaj gjysmë milionë ushtarë dhe më shumë se 6.000 tanke dhe transportues të blinduar nga vendet e Paktit të Varshavës, u nisën drejt Çekosllovakisë. Nuk pati asnjë përplasje klasike ushtarake. Udhëheqësit çekosllovakë që kishin dëshirë të madhe për liri ?të tepruar?, u kapën shpejt robër nga parashutistët sovjetikë dhe u dërguan në Moskë, ndërsa një prani ushtarake sovjetike mbeti në Çekosllovaki deri në 1991.
?Doktrina Brezhnev?, që ishte gatishmëria për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të Paktit të Varshavës, në rastet kur Kremlini e konsideronte të nevojshme, ishte për kohën një instrument efektiv ushtarak dhe politik. Megjithatë, në Republikën Çeke apo Sllovakinë e sotme është e vështirë të gjesh dikë që do të justifikonte vendimin për të dërguar tanket si në vitin 1968.
Në një kuptim historik, Bashkimi Sovjetik u shfaq edhe një herë si një mbytës i lirisë:Ju mund të hasnit termin ?tanket në rrugët e Pragës? në gati çdo debat rreth fatit të Bashkimit Sovjetik. Tek e fundit pas vitit 1968, Shtetet e Bashkuara vetëm sa e forcuan pozicionin e tyre në Evropë.
Aleatët e saj fituan një argument shtesë në lidhje me mbrojtjen nga ?perandoria e të keqes?, dhe Çekosllovakia e çliroi në çdo rast veten nga ndikimi sovjetik. Pakti i Varshavës ishte i prishur. Pas dy telefonatave midis presidentit rus Vladmir Putin dhe Aleksandër Llukashenko, përmendja e ?tankeve në Pragë?, është bërë gjithnjë e më të zakonshme në mediat sociale.
Llukashenko ka përmendur gatishmërinë e Rusisë për të ofruar ndihmë në ndonjë moment, dhe nuk është e vështirë të mendohet se çfarë mund të jetë një ndihmë e tillë. Të dyja shtetet kanë rikujtuar anëtarësinë e tyre në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), por ajo zbatohet në rastet e zmbrapsjes së një agresioni nga jashtë.
Ç?lidhje kanë qindra mijëra protestues në rrugët e Minskut me CSTO? Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, dhe nëse Llukashenko do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Shihni çdo faqe në Facebook tani, dhe do të gjeni një ekspert të dikurshëm të Ukrainës, që kryen përkohësisht detyrat e një turkologu, orientalisti, amerikanologu dhe një ballkanologu, dhe që tani luan rolin e një eksperti mbi Bjellorusinë.
Të gjithë e kanë përgjigje. Unë vetëm do të doja të kujtoja të kaluarën e afërt të Gjeorgjisë, dhe rolin e luajtur nga Rusia në ato ngjarje, pasi ajo nuk ishte një politikë më pak efektive sesa tanket në Pragë. 22 nëntor 2003. Buzëmbrëmje në parlamentin gjeorgjian.
Protestuesit hyjnë në sallë në momentin që presidenti Eduard Shevardaxe, ishte duke mbajtur një fjalim. Truprojat e shoqërojnë me shpejtësi për në dalje kreun e shtetit. Ndërsa protesta në rrugë ishte paqësore dhe po zgjerohej vazhdimisht, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit, një i ri Mikail Sakashvili, presidenti i ardhshëm i Gjeorgjisë,vrapon drejt tribunës, dhe pi një gllënjkë çaji akoma të ngrohtë të presidentit.
Në vitin 1999 Shevardnaxe tashmë kishte premtuar të ?trokiste në derën e NATO-s?, por Rusia mbetej një lojtare e peshave të rënda në rajon. Prandaj ministri i Jashtëm rus Igor Ivanov udhëtoi drejt Tbilisit natën e 22 nëntorit. Askush nuk dërgoi tanket.
Shefi i Ministrisë së Jashtme, arriti në rezidencën presidenciale, dhe mëngjesin e 23 nëntorit Shevardnaxe e uli atë në krye të tryezës. Udhëheqësi gjeorgjian u ul në të majtë të tij. Në të djathtë të tij – Mikail Sakashvili dhe kryeministri Zurab Zhvania. Fotoja e tij takimi simbolik mund të gjendet lehtësisht në internet.
Siç vuri në dukje më vonë Igor Ivanov, ishte presidenti Vladimir Putin ai që e telefonoi udhëheqësin gjeorgjian për t?i ofruar ndihmë. Fundi i kësaj historie nuk është shumë tragjik. Në vitin 2004, Igor Ivanov i Rusisë, që në atë kohë ia kishte kaluar postin e ministrit Sergei Lavrovit, për të marrë rolin e përfaqësuesit të Rusisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, shkoi për herë të dytë në Gjeorgji.
Në Batum, ai bindi Asllan Abashidzen, udhëheqësin rebel të provincës bregdetare gjeorgjiane Axharia, që të largohej nga vendi dhe të shkonte me të në Moskë. Në këtë mënyrë, Axharia iu rikthye Gjeorgjisë pa derdhur gjak. Dhe lëvizja e Gjeorgjisë drejt NATO-s vazhdoi.
Në vitin 2008, Rusia madje do të arrinte t?i ?detyronte gjeorgjianët të arrinin paqe mes tyre?. Pastaj lidhjet diplomatike u ashpërsuan. Prandaj nuk ka shumë argumente të mira në favor të atyre që duan të dërgojnë tanke në çdo vend, ku një udhëheqës i pretenduar pro-rus po rrëzohet nga pushteti.
Ç?kuptim ka kjo diplomaci e lodhshme, nëse ne veprojmë si ndërmjetës në negociatat midis autoriteteve dhe opozitës dhe udhëheqësve të rinj, duke e harruar mirënjohjen, dhe zhvendosjen drejt NATO-s? Duhet të kujtojmë tani dhe jo kur të jetë vonë kontekstin historik:?Pragë 1968, Minsk 2020?. Kremlini nuk do të dërgojë së shpejti tanket në Bjellorusi./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Më 31 gusht 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhën në...
Nga Sigmar GabrielNë dallim nga libri i Zhyl Vernit “Rreth b...
Nga Daniel N.Hoffman “The Hill”Javën që kaloi, lideri i opoz...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t’ju n...
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Nga vijnë ëndrrat që shohim në gjumë? Është një pyetje e vje...
Nga Vernon Jones “CNN”* Të hënën në mbrëmje, unë mbajta një ...
Nga Donald Trump* Miqtë e mi amerikanë, sonte, me një zemër ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...