Trump po përdor strategjinë e Reganit për të fituar në nëntor
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Donald L.Luskin ?The Wall Street Journal?
Kur kanë kaluar 6 muaj nga shfaqja e pandemisë së Covid-19, SHBA-ja ka kryer deri tani dy eksperimente në shkallë të gjerë në sektorin e shëndetin publik. I pari, në muajt mars dhe prill, u bllokua ekonomia për të ndalur përhapjen e virusit, dhe i dyti, që nga mesi i muajit prill, me rihapjen e ekonomisë.
Dhe pasojat janë aty. Sado kundër-intuitive mund të duket, analiza statistikore tregon se mbyllja e ekonomisë nuk e frenoi përhapjen e sëmundjes, dhe se rihapja e ekonomisë nuk shkaktoi ??një valë të dytë të madhe infeksionesh të reja.
Duke pasur parasysh se bllokimet janë ekonomikisht të kushtueshme dhe krijojnë pasoja të mirë-dokumentuara afatgjata në shëndetit publik përtej Covid-19, imponimi i tyre duket se ka qenë një gabim i madh politik. Në fillim, kur dihej shumë pak mbi koronavirusin e ri, zyrtarët vepruan në mënyra që mendohej se ishin të matura. Por tani të dhënat tregojnë se bllokimet ishin një trajtim i shtrenjtë dhe me efekte anësore serioze i pandemisë, pa sjellë përfitime për shoqërinë.
?TrendMacro?, kompania ime e analizave, mblodhi numrin kumulativ të rasteve të raportuara të Covid-19 në secilin shtet të SHBA, dhe në distriktin e Kolumbias si përqindje e popullsisë, bazuar në të dhënat e departamenteve shtetërore të shëndetit publik, të mbledhura nga Projekti i Ndjekjes së Covid-19.
Pastaj ne i krahasuam ato me kohën dhe intensitetin e masave bllokuese në secilën zonë.
Kjo matet jo me masat e vendosura nga zyrtarët qeveritarë, por më tepër duke vëzhguar atë që bënë njerëzit në secilën zonë, së bashku me sjelljen e tyre fillestare përpara masave bllokuese. Të dhëna shumë të hollësishme të gjurmimit përmes telefonave celularë të siguruara nga Google dhe kompanive të tjera, u paraqitën në një raport nga Instituti i Transportit i Universitetit të Marilendit, në ?Indeksin e Distancimit Social?.
Nga matjet e bëra prej fillimit të vitit dhe deri në momentin e masave maksimale të bllokimit nga secili shtet ? që variojnë nga 5-18 prilli – rezulton se masat bllokuese kanë lidhje me një përhapje më të madhe të virusit. Shtetet me bllokimet më të gjata dhe më të rrepta, patën edhe shpërthime më të mëdha epidemike nga Covid-19.
Pesë vendet me masat bllokuese më të ashpra – Distrikti i Kolumbias, Nju Jorku, Miçigani, Nju Xhersi dhe Masaçusetsi – kishin edhe rastet më të shumta. Mund të ketë ndodhur që masat më të rrepta të bllokimit të jenë vendosur në përgjigje ndaj shpërthimeve epidemike tashmë të rënda.
Por lidhja negative, edhe pse statistikisht e dobët, vazhdon edhe kur përjashtohen shtetet me rastet më të shumta. Dhe nuk bën asnjë ndryshim nëse analiza përfshin faktorë të tjerë shpjegues të mundshëm si dendësia e popullsisë, mosha, përkatësia etnike, përhapja në shtëpitë e të moshuarve, shëndeti i përgjithshëm i popullatës ose temperatura.
Faktori i vetëm që duket se bën një ndryshim të dukshëm është intensiteti i përdorimit të udhëtimeve të tranzitit në masë. Ne e zhvilluam eksperimentin për herë të dytë, për të vëzhguar efektet mbi rastet e reja gjatë rihapjes që nisi në mesin e prillit. Ne përdorëm të njëjtën metodologji, por e filluam nga kulmi i masave bllokuese të secilit shtet dhe e vazhduam deri më 31 korrik.
Duke konfirmuar eksperimentin e parë, kishte një prirje (edhe pse mjaft e dobët) që shtetet që hapeshin më shumë të kishin edhe me pak rastet të reja se sa të tjetër. Shtetet që patën edhe të ashtuquajturën ?vala e dytë? – Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi – nuk patën rastet më të shumta të shtuara, pavarësisht politizimi të situatës.
Leksioni që marrim nuk është se masat bllokuese e përkeqësuan përhapjen e Covid-19, por që ndoshta ato nuk ndihmuan dhe rihapja nuk dëmtoi. Ky përfundim sfidon logjikën dominuese. Në teori, përhapja e një sëmundje infektive duhet të kontrollohet nga karantina.
Por me sa duket jo në praktikë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se asnjë studiues nuk e kupton këtë. Ne nuk jemi studiuesit e vetëm që kemi zbuluar këtë marrëdhënie statistikore. Në korrik, revista mjekësore ?Lancet? botoi një studim që gjeti rezultate të ngjashme, duke analizuar të gjitha vendet dhe jo vetëm SHBA-në.
?Për një kohë të gjatë para vendosjes së masave bllokuese, pati një numër më të ulët të rasteve të zbuluara?-përfundonte studimi. Këto zbulime tani janë përmirësuar nga masat e sofistikuara të distancës aktuale sociale dhe të dhënave të reja nga faza e rihapjes.
Me provat që zotërojmë tani, edhe zyrtarët më konsvervatorë të shëndetit publik duhet të hezitojnë përpara se të kërkojnë bllokimin e radhës, dhe të shkaktojnë një tjetër recesion ekonomik./ Përshtatur nga CNA.al
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
Emri Drakula ngjall frikë, neveri, përbuzje dhe urrejtje, dh...
Më 31 gusht 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhën në...
Nga Sigmar GabrielNë dallim nga libri i Zhyl Vernit “Rreth b...
Nga Daniel N.Hoffman “The Hill”Javën që kaloi, lideri i opoz...
Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t’ju n...
Si formohen? Cili ka qenë më shkatërruesi? Pse kanë emra të ...
Ndërsa pandemia Covid-19 po vazhdon të përhapet më mbarë bot...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...