web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm SHBA mund të shmangë luftën midis Turqisë dhe Greqisë

6 Shtator 2020, 07:04, Blog CNA

Nga James Stavridis ?Bloomberg?

Si një greko-amerikan që kam jetuar për 3 vite në Athinë, dhe si një marinar i Marinës Amerikane, unë e njoha mirë Mesdheun Lindor.Kjo zonë ka qenë një udhëkryq strategjik gjatë gjithë historisë për grekët, persët, egjiptianët, hebrenjtë, fenikasit, romakët, kryqtarët dhe luftëtarët më modernë të deteve.
Kurdoherë që kam lundruar gjatë Luftës së Ftohtë dhe më pas, ka pasur mosmarrëveshje të forta rreth kufijve detarë, pretendime kontradiktore për burime natyrore, dhe presione të tjera gjeopolitike që burojnë nga marrëdhëniet e paqëndrueshme midis Greqisë, Turqisë, Izraelit, Qipros dhe Sirisë.

Por për fat të keq unë nuk kam parë kurrë një situatë më të paqëndrueshme në Mesdheun Lindor sesa tani, madje edhe gjatë kohës kur Izraeli ka qenë në luftë kundër fqinjëve të tij mesdhetarë. Cilët janë faktorët që e nxisin këtë tension, dhe cili është roli i SHBA-ve?

Së pari, tensionet aktuale burojnë kryesisht nga zbulimi i rezervave të mëdha të naftës dhe gazit natyror në shtratin e detit. Vlerësimet paraprake flasin për rreth 2 miliardë fuçi naftë dhe 4 trilionë metra kub gaz natyror, dhe natyrshëm kombet në këtë rajon po ecin përpara në mënyrë agresive për ta shfrytëzuar këtë pasuri natyrore.
Në janar 2019, u krijua një konsorcium për të zhvillimin e këtyre burimeve, i përbërë nga Izraeli, Egjipti, Italia, Greqia, Jordania dhe territoret Palestineze – por jo Turqia. Turqit u zemëruan me arsye, dhe kanë dërguar anije kërkimi dhe shpimi në zonë, të shoqëruara nga anijet luftarake të Marinës Turke.

Njëra nga anijet eksploruese ?Oruc Reis?, hyri këtë verë në ato që Greqia i konsideron ujërat e saj territoriale, duke i rritur sërish tensionet mes 2 vendeve. Veprimet e Turqisë, janë dënuar nga Bashkimi Evropian.
Së dyti, Mesdheu Lindor është gjithashtu një zonë tranziti për anijet luftarake turke dhe ruse, që furnizojnë me armë palët kundërshtare në luftën civile në Libi.Turqia mbështet qeverinë e njohur nga Kombet e Bashkuara në kryeqytetin e Tripolit, ndërsa Rusia (bashkë me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kombet e tjera arabe), po mbështet forcat rebele të gjeneralit Kalifa Haftar.

BE po përpiqet të zbatojë një embargo armësh në konfliktin libian (ashtu siç bëra vetë kur komandoja forcat e NATO gjatë luftës civile të vitit 2011). Në qershor, kjo qasje solli një konfrontim midis anijeve luftarake franceze dhe turke, të cilat ndriçuan njëra-tjetrën me radarët e tyre të kontrollit të zjarrit, që është hapi i fundit para se të qëllonin kundërshtarin me raketë.

Pra aleatët e NATO-s ishin pranë një incidenti të madh ushtarak të padëgjuar më parë.
Presidenti francez Emanuel Makron, që mbështet pretendimet e Greqisë dhe Qipros, e quan ndalimin e veprimeve agresive të Turqisë në zonë një çështje të ?vijës së kuqe?.

?Kur është fjala për sovranitetin e Mesdheut, unë duhet të jem i qëndrueshëm në vepra dhe fjalë?- u tha ai gazetarëve javën e kaluar. Pika e tretë e mosmarrëveshjes është ajo midis Greqisë dhe Turqisë mbi mosmarrëveshjet territoriale në Detin Egje. Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis, propozoi kohët e fundit shtrirjen e pretendimeve territoriale të vendit të tij mbi ishujt greke në anën perëndimore të Greqisë, nga 6 në 12 milje detare. Turqit kanë paralajmëruar që nëse Greqia do të përpiqet të zgjerojë pretendimet e saj në mënyrë të ngjashme drejt lindjes, në Detin Egje drejt Turqisë, ky do të ishte një shkak për të shkuar në luftë. Ministri i turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka bërë thirrje për bisedime.

Unë e njoh mirë Akar që nga koha kur drejtoja forcat NATO-s, dhe ai është një udhëheqës i mençur, i arsyeshëm dhe që do të bëjë çfarë ka në dorë për të arritur paqen. Por tani për tani nuk duket se ka shumë ?oreks? për negociata.I gjithë skenari në Mesdheun Lindor po luhet në favor të Rusisë.
Mbi të gjitha, ajo po shkakton përçarje serioze në gjirin e NATO-s.Turqit dhe grekët nuk kanë shkuar kurrë mirë mes tyre, por rrallëherë punët kanë shkuar kaq në ekstrem, dhe fakti që Franca po rreshtohet fort pas Greqisë është një pikë e re kthese.Gjermanët po përpiqen të ndërmjetësojnë, por deri tani pa shumë sukses.
Ndërsa Turqia ndihet si e përjashtuar nga NATO dhe BE, dhe kjo situatë po forcon prirjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan për të bashkëpunuar me Rusinë (pavarësisht nga mosmarrëveshjet e tyre mbi palët kundërshtare që mbështesin Libinë). Ndërsa Turqia ndihet më e distancuar nga aleanca, ajo mund të jetë më e prirur për të blerë nga Moska armët e teknologjisë më të fundit – siç ka bërë tashmë me sistemin e përparuar raketor rus S400.
E gjithë kjo që po ndodh përkeqësohet nga ndenja në Evropë dhe Lindjen e Mesme, se SHBA po përpiqen të tërhiqet nga rajoni. Njoftimi i fundit i Uashingtonit se po planifikon të tërheqë trupat nga Iraku e nxit këtë përshtypje, ashtu si komentet e administratës Trump në lidhje me largimin nga Siria dhe Afganistani.

Në vend se të tërhiqet, SHBA-ja duhet të përpiqet dhe veprojë si një ndërmjetës midis Turqisë dhe treshes Greqi-Francë-Qipro. Sekretari i Shtetit Majk Pompeo, hodhi një hap në këtë drejtim të mërkurën kur tha:?Ne po i nxisim të gjitha palët të ulin tensionet, dhe të fillojnë diskutimet diplomatike?.
Uashingtoni duhet gjithashtu të kërkojë një zgjidhje për problemin e sistemit raketor rus S400 (ndoshta me një ?bllokim? teknik të sistemit rus nga ndërveprimi me pjesën tjetër të mbrojtjes ajrore të NATO-s), dhe të punojë në prapaskenë me Turqinë për të zgjidhur çështjet e mbetura në ishullin e Qipros, e cila kontrollohet pjesërisht nga trupat turke.

Një incident në det në të cilin anijet luftarake të NATO-s përfundojnë duke qëlluar ndaj njëra-tjetrës duket si një rezultat shumë i keq, por fatkeqësisht nuk është jashtë sferës së mundësive. Mesdheu Lindor, që ka parë më shumë sesa pjesa e tij e luftimeve gjatë shekujve, po zëvendëson Detin e Kinës Jugore dhe Gjirin Arabik si ?vatra me e nxehtë? detare në botë./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga