Bjellorusia, një betejë për zemrën dhe shpirtin e Evropës
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga Patricia Ortega Dolz ?El Pais?
Nuk ishte një rastësi që policia shkoi të arrestojë Ljubomir Krivokapiç më 22 gusht në një hotel në Barcelonë.Dhe as që rekordi i mëparshëm kriminal i këtij 28-vjeçari simpatik nga Mali i Zi të çon në qytetin historik të Kotorrit, që ndodhet buzë brigjeve të Detit Adriatik.
Me statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, ai shërbente si një strehë për flotat ushtarake dhe tregtare në kohët e vjetra. Mjaftoi vetëm një telefonatë nga zyrtarët serbë për homologët e tyre spanjollë të Rrjetit Evropian të Ekipeve të Kërkimit Aktiv të të Arratisurve (ENFAST), për ta lokalizuar atë.
?Ai u largua nga hoteli me biçikletë në orën 9 të mëngjesit, dhe nuk u kthye deri në orën 1 pas mesnatës?- shpjegojnë burimet policore. ?Ne e arrestuam në kohën kur sapo kishte zbritur nga biçikleta e tij, pa bërë asnjë rezistencë?- thanë më tej burimet. Krivokapiç ishte truproja i udhëheqësit të klanit të frikshëm kriminal ?Skaljari?, një nga grupet më të rëndësishme mafioze nga Mali i Zi, dhe që deri tani vlerësohet se ka kryer dhjetëra vrasje në të gjithë Evropën.
Krivokapiç akuzohet se ka qëlluar për vdekje një burrë brenda automjetit të tij më 31 maj 2016 në Dobrota, që është pjesë e komunës së Kotor në Malin e Zi. Prania e Krivokapiç në Spanjë, dhe me një urdhër-arresti ndërkombëtar për të, flet qartë për preferencën e grupeve të krimit të organizuar nga Ballkani për t?u fshehur në Spanjë, ku vlerësohet se ka anëtarë të 100 apo më shumë grupeve kriminale nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia, sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Inteligjencës Spanjolle për Kundër-terrorizmin dhe Krimin e Organizuar (CITCO).
Në Katalonjë, Valencia dhe Malaga, ata mund të kalojnë pa u vënë re nga autoritetet vendase, dhe gjithashtu mund të krijojnë lidhje të reja për të rritur fuqinë e tyre. Tani, pas vakuumit të krijuar nga arrestimet policore të anëtarëve të grupeve kriminale që kanë operuar më herët në Costa del Sol, ?bandat serbe po konkurrojnë me ato holandeze dhe franko-algjeriane për kontrollin e trafikut të drogës në zonë, ndaj ka të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme ?, paralajmërojnë burime të policisë.
Ato shtojnë se zjarri i fundit që shkatërroi hotelin ?Sisu Boutique? në zonën e pasur të Marbella Puerto Banús, mund të ketë lidhje me krimin e organizuar. Krivokapiç ishte parë në hotele të tjera të zonës ku ai po qëndronte ditët e fundit, dhe sipas burimeve të policisë mbante një pasaportë të falsifikuar.
?Një nga vështirësitë e mëdha për të gjetur të arratisurit nga vendet e ish-Jugosllavisë, është lehtësia me të cilën ata mund të pajisen me dokumente të rreme?- shpjegojnë burime nga njësia e anti-drogës në Gardën Civile.
?Ata akuzohen për një krim nën një emër, dhe pastaj vijojnë kryerjen e krimeve nën një identitet tjetër?- vijon më tej burimi. Grupet e para kriminale mbërritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, pra nga viti 2001. Sipas raporteve të policisë, në fillim ishin bandat shqiptare ato që operonin në vend, dhe të cilat ishin specializuar në vjedhjen e parqeve industriale, dhe më pas shtëpive luksoze (përfshirë ato të lojtarëve të futbollit), para se të mbërrinin bandat e trafikut të drogës nga Mali i Zi dhe Serbia.
Burimet e Gardës Civile shpjegojnë se serbët dhe malazezët janë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që merren me trafikimin e drogës dhe armëve, gjë që i bën ata më të rrezikshëm.?Ata filluan duke menaxhuar jahte dhe anije tregtare për kompanitë të mëdha.Më pas nisën të shkonin në Brazil për të marrë përsipër të gjithë biznesin e kokainës nga vendi i origjinës së tij.Aktualisht ekziston një koloni serbësh në Puerto de Santos?- thonë burimet policore.
Kontaktet e krijuara në atë kohë me guerilasit kolumbianë të FARC, sollën dërgesat e para me kokainë në Kotor. Kjo, e kombinuar me lidhjet e tyre në Amerikën Latine, dhe kontrollin e kanaleve të trafikut të armëve dhe drogës në Evropë falë luftës në ish-Jugosllavi, i shndërroi këto banda në ?grupe shumë të forta sot?, sipas burimeve të policisë dhe Gardës Civile.
Kjo është pasqyruar në një raport të fundit të botuar nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, me titull ?Tentakulat Transnacionale:Qendrat kryesore globale të krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor?./Përshtatur nga CNA.al
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...