web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuset veshin fustanin e bardhë?

8 Shtator 2020, 06:23, Blog CNA

?Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht një fustan. Ai është gjithashtu mishërimi i një ëndrre?- thotë stilistja e joshur amerikane Vera Uang. Dhe për shumicën e nuseve, kjo ëndërr realizohet përmes një fustani të bukur martesor në ngjyrë të bardhë.

Është një traditë në dukje e përjetshme, që bëhet shpesh është thelbi i fantazisë që kanë vajzat e vogla mbi dasmën e tyre. Sipas një sondazhi nga ?Brides Magazine?, në vitin 2018, rreth 83 për qind e nuseve kishin veshur fustane të bardha në ditën e tyre të martesës.

Një shifër e tillë ngre natyrshëm pyetjen:Po pse e lidhim të bardhën me fustanet e nusërisë? Dhe qëkur ka ekzistuar kjo traditë? Revista Godey?s dhe Lady?s Book, një botim kryesor për gratë në shekullin XIX, e trajton kështu këtë çështje në një artikull në gushtin e vitit 1849. ?Zakonisht, që nga kohërat më të lashta, vajzat kanë zgjedhur të bardhën si ngjyrën e duhur të fustanit të nusërisë, si emblemë e freskisë dhe pastërtisë së vajzërisë?- thuhet në artikull.

Atëherë kur dhe ku lindi veshja e bardhë e dasmës? Kjo praktikë ka të ngjarë të shkojë më shumë se 2000 vjet pas në kohë, me origjinën tek Republika Romake (509-27 Para Erës Sonë), kur nuset mbanin veshur një tunikë të bardhë.

Ngjyra e bardhë përfaqësonte pastërtinë, duke simbolizuar si dëlirësinë e një gruaje, ashtu edhe kalimin e saj në statusin e një grua romake të martuar. E bardha lidhej me Vestën, Perëndesha e virgjër e vatrës së shtëpisë dhe familjes, e cila shërbehej nga priftëreshat e tempullit të veshura me veshje të bardha.

Pas rënies së Perandorisë Romake, veshja e bardhë e martesës doli nga moda. Nga Mesjeta deri në mesin e shekullit XIX-të, shumë nuse visheshin me fustanin e tyre më të mirë, ose blinin një fustan të ri që mund të vishej sërish me vonë. E bardha nuk ishte një zgjedhje praktike në një botë që nuk kishte ujë të rrjedhshëm.

Një martesë mbretërore, e ringjalli disi tendencën e veshjes së nuseve me të bardha. Mbretëresha britanike Viktoria, zgjodhi të heqë dorë nga tradita mbretërore e veshjes së rrobave tradicionale të kurorëzimit, kur u martua me Princin Albert më 10 shkurt 1840.

Në vend të kësaj, ajo veshi një fustan të bardhë, që u shfaq në gazetat dhe revistat në mbarë botën. Stili dhe ngjyra e fustanit të saj u kopjua në të gjitha kontinentet, ndërsa gratë aspironin të dukeshin si mbretëresha e re, tërheqëse, njëlloj si publiku imiton sot të famshmit.

Veshja e një fustani të bardhë ditën e martesës, u bë më shumë një simbol i pasurisë dhe i statusit të ngritur sesa i virgjërisë. Vetëm nuset e pasura, mund të vishnin një fustan të bardhë prej mëndafshi, kur martoheshin në vende të pastra dhe elegante në Mesin e Epokës Industriale të shekullit XIX-të.

Fustani i bardhë, nuk do të bëhej popullor në Evropë dhe Amerikën e Veriut deri para viteve 1930, dhe nuk do të rrënjosej realisht në ndërgjegjen e publikut deri në Luftën e Dytë Botërore. Me racionimin e pëlhurës gjatë Luftës së Dytë Botërore në SHBA, dhe një vale të mëdha dasmash kur ushtarët amerikanë u rikthyen nga fronti, lufta shkaktoi ndryshime në modelimin e veshjeve të dasmës.

Në vitin 1943, ndërsa lufta ishte ende në kulmin  saj, Urdhri Federal i Kufizimit Nr.85 diktoi që vetëm çereku i pëlhurave mund të përdorej për të qepur fustane. Shoqata Amerikane e Prodhimit të Fustaneve Martesore loboi për një përjashtim, duke argumentuar se fustani i bardhë ishte e rëndësishëm për moralin e përgjithshëm të qytetarëve.

Pasi kryen një studim me mbi 2.000 nuse, se shoqata pohoi se ?djemtë amerikanë po shkojnë në luftë, dhe për çfarë po luftojnë përveç privilegjit të të martuarit në mënyrën tradicionale? Ata po luftojnë për mënyrën tonë të jetesës, dhe kjo është pjesë e mënyrës sonë të jetesës?.

Ata patën sukses në fushatë, dhe urdhri për kufizimin përjashtoi fustanet e dasmës. Por mëndafshi ishte i vështirë për t?u gjetur; lufta me Japoninë kishte prishur rrugët tregtare. Edhe najloni mungonte, pasi po përdorej në vend të mëndafshit për të prodhuar parashuta.

Shumica e fustaneve të dasmës nga ato vite bëheshin me acetat – përveç atyre që visheshin në ?dasmat e parashutave?.  Disa ushtarë, si piloti i avionit B-29, Majori Klod Hensinger, i ruajtën parashutat që u shpëtuan jetën gjatë luftës, dhe më vonë ia dhanë materialin të fejuarave të tyre për të qepur një fustan.

Edhe pse të dhënat e para për nuset e veshura me të bardha, shkojnë shumë larg në analet e historisë, një fustan i tillë u bë modë standarde vetëm gjatë 80 viteve të fundit. Me mbërritjen e veshjeve të gatshme, nuset mund të porosisnin fustane me një kosto të përballueshme, bazuar në përmasat e tyre trupore.

Nga Lufta e Dytë Botërore, dhe deri në fundin e shekullit XX-të, fustani i bardhë simbolizonte prosperitetin, virgjërinë dhe besnikërinë gjatë gjithë jetës ndaj një personi.

Sot për shumicën e njerëzve, këto simbolika janë zhdukur. E bardha tani është zgjedhja dërrmuese për shumicën e nuseve amerikane, me 4 nga 5 prej tyre që zgjedhin të shkojnë në altar me një fustan të bardhë./ theconversation.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga