Pse Kina është rreziku kryesor për Amerikën dhe botën
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner ?American Enterprise Institute?
* Shumë grupe kriminale në Ballkan, e kanë origjinën tek shpërbërja e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë, dhe konfliktit që e pasoi. Nën urdhrat e një brezi të ri kriminelësh, këto grupe lokale me kriminelë dhe paramilitarë të dikurshëm u zgjeruan, shtuan synimet dhe aftësitë, duke u përfshirë në tregjet e paligjshme fitimprurëse.
Në një zhvillim të rëndësishëm në botën e krimit të organizuar, grupet kriminale ballkanike tani janë aktualisht shumë të lidhura me rrjetet e trafikut të drogës në Amerikën Latine. Grupet kriminale në mbarë Amerikën Latine, i konsiderojnë tani grupet kriminale ballkanike si partnerët e tyre më të besuar.
Grupet kriminale ballkanike, janë partnerë tërheqës për kartelet e drogës në Amerikën Latine për 4 arsye kryesore. Së pari, ata i përshtaten shpejt situatave, dhe punojnë mirë me grupet lokale. Së dyti, Ballkani është një udhëkryq i rëndësishëm i trafikut të drogës, duke shërbyer si një urë lidhëse midis Evropës Lindore dhe saj Perëndimore.
Së treti, grupet kriminale ballkanike ruajnë një prani të fortë në shumicën e qyteteve portuale evropiane, që përdoren si pika pritëse nga Amerika Latine në Evropë, përfshirë portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës.
Së katërti, për shkak të kësaj pranie, ata janë në gjendje të transportojnë produkte të paligjshme nga njëra anë në tjetrën, pa pasur nevojë për ndërmjetës të mëtejshëm, duke e zvogëluar kësisoj kompleksitetin e operacioneve të trafikut të drogës, dhe njëherazi gjasat për të hedhur ndonjë hap të gabuar.
Shenjat e një aleance kriminale ballkanase-amerikanolatine janë rritur në vitet e fundit. Në mars të këtij vitit, autoritetet evropiane shkatërruan një rrjet kriminal ballkanik me qendër në Malin e Zi, që merrej kryesisht me trafikimin e kokainës në Evropë.
Në maj po të këtij viti, autoritetet gjermane sekuestruan 500 kg kokainë në një anije malazeze që ishte nisur nga porti i Santosit në Brazil – një nga portet kryesore në të cilën vepron organizata më e madhe kriminale e Brazilit, Primeiro Comando da Capital (PÇ).
Kjo ngjarje erdhi pas arrestimit në prillin e 2020-ës të Xhilberto dos Santos në Mozambik të Afrikës, një bashkëpunëtor kryesor i PÇ, ku ai pretendohet se kërkonte lidhje me krimin e organizuar serb, për të trafikuar kokainë në Evropë nëpërmjet Ballkanit.
Megjithatë, lidhjet në zhvillim e sipër shkojnë më thellë sesa aleancat e thjeshta. Kriminelët sipërmarrës nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, kanë shkuar direkt në burimin e drogës në Amerikën Latine, duke u integruar në zinxhirët e furnizimit dhe rrjetet e shpërndarjes së karteleve në Kolumbi, Ekuador dhe Brazil.
Një raport i ri mbi ?Grupin e Amerikës nga Ballkani?, një nga grupet më të mëdha të trafikut të drogës në Evropë, shkon deri atje sa të pretendojë se organizatat kriminale ballkanike mbajnë lidhje të ngushta me agjencitë e inteligjencës në vendet e ish-Jugosllavisë, madje edhe me agjencitë e huaja të inteligjencës, përfshirë CIA-n.
Aktiviteti i paligjshëm i zgjeruar në Ballkan, ka prekur si politikën ashtu edhe sigurinë e qytetarëve për vite me radhë. Në vazhdën e Revolucionit Demokratik në Serbi në vitin 2000, që solli rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike i shpalli luftë grupeve kriminale serbe, duke ngritur prokurori dhe gjykata speciale për të goditur rrjetet e egra kriminale.
Grupet kriminale, sidomos Klani i Zemunit, u hakmorën duke vrarë kryeministrin Zoran Gjingjiç, nismëtari kryesor i reformave. Në Bosnjë, Edin Gaçanin, i cilësuar si një nga 50 trafikantët kryesorë të drogës në botë nga Administrata e Luftë kundër Drogës në SHBA, dyshohet se mori mbrojtje nga Drejtoria e Policisë së Federatës Bosnjake, gjatë kohës që lëvizte në rajon.
Dhe në Malin e Zi, ku udhëheqësit e opozitës kanë kritikuar shpesh lidhjet e forta të presidentit pro-perëndimor Milo Gjukanoviç me krimin e organizuar, një luftë e përgjakshme midis karteleve Kavaç dhe Skaljari, ka shkaktuar më shumë se të 40 vrarë që nga 2015.
Mjerisht, sfidat e vazhdueshme të korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Ballkan, do të vazhdojnë ta bëjnë atë një rajon pjellor për pastrimin e parave përmes pasurive të patundshme, turizmit dhe lojërave të fatit. Trafiku i shtuar i drogës nga kartelet e Amerikës Latine, madje edhe gjatë kulmit të pandemisë së Covid-19, kërcënon që t?i përkeqësojë këto sfida rajonale.
Thënë thjesht, dështimi për të kufizuar veprimtarinë kriminale në Ballkan nga nivelet e tij aktuale, do të përfaqësonte një kërcënim të madh për dëshirën e rajonit për t?u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Meqë Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk i janë bashkuar ende unionit, BE duhet të punojë me këto vende për të zhvilluar dhe forcuar organet anti-korrupsion, në mënyrë që të sigurojë që krimi i organizuar të mos vërë nën kontroll partitë politike dhe institucionet e brishta demokratike.
Pa mbështetjen dhe inkurajimin e BE-së, vendet e Ballkanit mund të kenë më pak të ngjarë të punojnë për shkatërrimit e këtyre rrjeteve kriminale. Për më tepër, mosmarrëveshjet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm që e shmangin vëmendjen nga përpjekjet për të luftuar grupet kriminale, por ato krijojnë gjithashtu një terren pjellor për veprimtari të paligjshme kriminale.
Për shumë arsye, është e një rëndësi të madhe zgjidhja e këtij konflikti të ngrirë. Tek e fundit, vendet e Ballkanit janë përgjegjëse për të ardhmen e tyre politike. Në mungesë të një vullneti më të madh politik, për të kufizuar efektet negative të krimit të organizuar mbi zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit, anëtarësimi në BE mund të mbetet thjesht një mendim i dëshiruar./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...