Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj – ashtu si dhe ideja evropiane. Është koha për një përgjigje të përbashkët evropiane, mendon Jannis Papadimitriou.
Ishte zjarrvënie e organizuar, neglizhencë, apo ndoshta vetëm një aksident mizor? Këtë nuk e dimë akoma. Por nuk duhet ndonjë mendjemprehtësi e veçantë për të kuptuar atë që duket haptaz: nëse në një kamp që është projektuar për një maksimum prej 2,500 vetësh strehohen më shumë se 13,000 vetë në kushte tepër të vështira, atëherë gjendja acarohet dhe pas tymit del flaka. Sikurse tani kampi Moria ka qenë përfshirë nga flakët edhe në vitet 2016 dhe 2019.
Kësaj here u bë edhe më keq: i favorizuar nga erëra deri në 70 kilometra në orë, zjarri vazhdoi për orë të tëra dhe shkatërroi pjesën më të madhe të kampit – edhe sepse zjarrfikësit qenë përqendruar për të shuar një zjarr tjetër në pyll.
Pamje të tmerrshme nga Moria
Për vite me radhë kampi i mbipopulluar i refugjatëve në Moria në ishullin e Lesbos quhet si “turpi i Evropës”. Por as për Greqinë ky kamp nuk është nuk lavdi. Krejt e kundërta: herë pas here politikanët e të gjitha drejtimeve në Athinë kanë premtuar ta luftojnë këtë njollë dhe ta mbyllin Morian. Por nëse bëjnë këtë do të duhet t’i vendosin refugjatët dhe migrantët e mbërthyer aty diku tjetër në vend, gjë që me sa duket askush nuk e dëshironte.
Vitet e fundit Greqia ka marrë miliarda euro ndihma nga BE-ja për të siguruar strehim dhe ushqim për të sapoardhurit. Por qeveritarët në Athinë kanë bërë shumë pak për këtë. Dhe riorganizimi i njoftuar shpesh i procedurës së azilit vazhdon të presë gjithashtu për një kohë të gjatë. Aktualisht një i porsaardhur zakonisht duhet të presë mbi një vit për takimin e tij të parë në zyrën e azilit.
Edhe Evropa duarkryq
Kaq për gjendjen e keqe në Greqi. Fatkeqësisht edhe pjesa tjetër e Evropës ka qëndruar për një kohë të gjatë duarkryq dhe vetëm ka parë. Lind pyetja: kush është në të vërtetë “Evropa”? Suksesi gjithmonë ka shumë baballarë por në raste dështimi nuk përgjigjet kurrë askush. Megjithatë janë shtetet anëtare sovrane ato që vendosin tonin në Bruksel, edhe nëse Komisioni i BE-së bën gjithmonë propozimet zyrtarisht. Të njëjtat shtete anëtare, të cilat më pas nuk u përmbahen vendimeve të përbashkëta.
Një efekt anësor i këndshëm i kësaj praktike: për sukseset të gjithë thonë se kanë pjesën e tyre, për gjithçka tjetër ata i referohen Brukselit. Politika e refugjatëve është një shembull kryesor për këtë. Të gjitha vendet anëtare refuzojnë me forcë të ndjekin një vijë të përbashkët dhe injorojnë jo vetëm vendimet e BE-së në nivelin më të lartë, por edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Kjo e dëmton seriozisht idenë evropiane. Vetëm kur nga Moria shfaqen në televizion pamje të tmerrshme, fillojnë e rrjedhin nga buzët deklarata keqardhjeje.
Kampi i mbipopulluar si një masë frikësuese?
Kushdo që ka qenë ndonjëherë në kamp e di se fotografitë nuk janë më të këqijat në këtë ferr mbi tokë. Jo, më e keqja është era e qelbur: një përzierje mbeturinash të kalbura, tymi, djerse dhe jashtëqitjesh njerëzore që të zë menjëherë hundët dhe nuk të shkulet më. Është era e keqe e vdekjes që u duhet ta durojnë mijëra njerëz në mes të Evropës – dhe ndonjëherë nuk mund ta durojnë më.
Por mbase ky është pikërisht synimi. Ndoshta disa në Evropë e pranojnë në heshtje ferrin e Morisë të paktën si një pengesë për të ndaluar imigracionin: shikoni se çfarë ju pret nëse vini tek ne, kjo është ndoshta motoja. Por një efekt me të vërtetë parandalues ??nuk ka pse pritet. Sepse duke pasur parasysh luftimet e vazhdueshme në Siri ose Afganistan pritja e pafund në ishullin e Lesbos mbetet ende opsioni më i mirë./ DW
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
“Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht ...
Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globa...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Instit...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...