“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oqeanit Atlantik, ata po kërkonin rrugë të reja për të shkuar në Kinë dhe Lindje. Por ajo që zbuluan ishte më shumë sesa imagjinonin:Bota e Re. Ja cilët ishin 10 prej eksploruesve më të famshëm të historisë, dhe zbulimet e tyre revolucionare:
Marko Polo
Ishte një eksplorues venecian, i njohur për librin ?Udhëtimet e Marko Polos?, ku përshkruan udhëtimin e tij dhe përvojat në Azi. Polo udhëtoi shumë me familjen e tij, nga Evropa në Azi gjatë viteve 1271- 1295, duke qëndruar në Kinë për 17 vjet me rradhë. Me kalimin e kohës, Polo u ngrit në përgjegjësi, duke shërbyer si guvernator i një qyteti kinez. Historia e Polos, ka frymëzuar shumë aventurierë për t?u eksploruar botën.
Kristofor Kolombi
Ishte një eksplorues dhe lundërtar Italian. Mësimet e para i mori që adoleshent, duke marrë pjesë në disa udhëtime tregtare në detet Mesdhe dhe Egje. Në vitin 1492, ai lundroi përtej Oqeanit Atlantik me anijet Santa Maria, Pinta dhe Nina, duke shpresuar të gjente një rrugë të re për në Indi.
Midis vitve 1492-1504, ai kreu 4 udhëtime në Karaibe dhe Amerikën e Jugut, dhe i njihet merita e kolonizimit evropian të 2 Amerikave, të veriut dhe jugut. Kolombi mendohet se vdiq nga një formë e rëndë e artritit pas një infeksioni më 20 maj 1506.
Amerigo Vespuçi
Amerika mori këtë emër pikërisht nga ky lundërtar nga Firence e Italisë. Më 10 maj 1497, Vespuçi ndërmori udhëtimin e tij të parë, duke u nisur nga Kadizi me një flotë anijesh spanjolle. Në majin e vitit 1499, sërish nën flamurin spanjoll, ai nisi ekspeditën e tij të radhës. Ai mbërriti në bregdetin e Guajanës së sotme, dhe më pas u zhvendos më në jug për të eksploruar bregdetin e Brazilit.
Gjatë këtij udhëtimi, thuhet se Vespuçi zbuloi lumin e Amazonës dhe Kepin e Shën Augustinit. Në udhëtimin e tij të tretë dhe më të suksesshëm, ai zbuloi Rio de Janeiro dhe Rio de la Platën. Duke besuar se kishte zbuluar një kontinent të ri, ai e quajti Amerikën e Jugut Bota e Re. Vdiq nga malaria në Sevilje të Spanjës më 22 shkurt 1512.
Xhon Kabot
Ishte një eksplorues dhe lundërtar venecian, i njohur për udhëtimin e tij të vitit 1497 në Amerikën e Veriut. Ai zbarkoi në Kanada, edhe pse mendonte se kishte arritur në Azi. Vendndodhja e saktë e zbarkimit të tij është ende subjekt i polemikave. Disa historianë besojnë se Kabot zbarkoi në ishullin Kejp Breton ose në Nova Skotia.
Të tjerë besojnë se ai mund të ketë zbarkuar në Nju Faunlend, Labrador apo edhe Mein. Pasi nisi rrugën e kthimit në majit e vitit 1498, ai u zhduk dhe fundi i tij mbetet ende sot një mister. Besohet se Kabot vdiq diku midis viteve 1499-1500.
Ferdinand Magelani
Eksploruesi portugez Ferdinand Magelani, në shërbim të Spanjës, udhëhoqi udhëtimin e parë evropian anembanë globit. Në vitin 1519, me mbështetjen e Perandorit të Shenjtë Romak Karlit V, Magelani u nis në udhëtimin e tij mitik.
Në marsin e vitit 1521, flota e Magelanit arriti në ishullin Homonhom pranë Filipineve, me më pak se 150 nga 270 burrat që e filluan ekspeditën.
Magelani hyri në bisedime me Rajah Humabon, mbretin e ishullit dhe shpejt lidhi aleancë. Por shumë shpejt ekuipazhi spanjoll u përfshi në një luftë midis Humabon dhe një udhëheqësi tjetër rival, dhe Magelani u vra në betejë më 27 prill 1521.
Hernan Kortez
Konkuistadori spanjoll eksploroi Amerikën Qendrore, përmbysi mbretin e famshëm Montezuma dhe perandorinë e tij Azteke, dhe vuri nën kontroll Meksikën për llogari të kurorës monarkike të Spanjës. Ai lundroi për herë të parë drejt Botës së Re në moshën 19-vjeçare.
Ndërkohë në vitin 1518, u nis për të eksploruar Meksikën. Ai lidhi aty aleancë me disa prej popujve indigjenë, ndërsa kundër të tjerëve përdori forcën. Luftoi kundër luftëtarëve Tlakskan dhe Kolula, dhe më pas synoi të shtjerrë në dorë gjithë perandorinë Azteke.
Në betejat e tij të përgjakshme, Kortez dhe njerëzit e tij vlerësohet se kanë vrarë deri në 100.000 indigjenë. Në vitin 1522, mbreti Karli I i Spanjës, e emëroi guvernator të Spanjës së Re.
Sir Frensis Drejk
Admirali anglez ishte personi i dytë që udhëtoi anembanë botës, dhe ishte detari më i njohur i epokës elizabetiane.
Në vitin 1577, Drejk zgjodh të drejtojë një ekspedite që synonte të kalonte nëpër Amerikën e Jugut, përmes ngushticës së Magelanit dhe të eksploronte bregdetin që shtrihej përtej.
Ai e përfundoi me sukses udhëtimin, dhe mori titullin ?Kalorës? nga Mbretëresha Elizabet I në vitin 1580. Në vitin 1588, mori pjesë në fitoren e Anglisë kundër Armadës Spanjolle. Vdiq në vitin 1596 nga dizenteria.
Sir Uoller Ralej
Ishte një eksplorues, ushtar dhe shkrimtar anglez. Në moshën 17-vjeçare, luftoi kundër Hyguenotëve francezë, dhe më vonë studioi në Oksford. U bë i preferuari i Mbretëreshës Elizabeta I pasi shërbeu në ushtrinë e saj në Irlandë. Mori titullin ?Kalorës? në vitin 1585, dhe brenda 2 vjetësh u bë Kapiten i Gardës së Mbretëreshës.
Ralej u përpoq të krijonte një koloni në Amerikën e Veriut, por mbretëresha e ndaloi të largohej. Midis viteve 1585-1588, investoi mbi një numër ekspeditash përtej Atlantikut, duke u përpjekur të krijonte një koloni pranë Roanoke, bregun e sotëm të Karolinës e Veriut, duke e emëruar si ?Virginia?, në nder të mbretëreshës së virgjër, Elizabet. I akuzuar për tradhti nga mbreti Xhejms I, Raleij u burgos dhe më pas u ekzekutua.
Xhejms Kuk
Ishte kapiten, lundërtar dhe eksplorues i marinës britanike. Në vitin 1768, ai mori komandën e ekspeditës së parë shkencore në Paqësor. Dy vjet më vonë, me anijen e tij ?HMB Endeavour?, Kuk zbuloi Zelandën e Re dhe Barrierën e Madhe Koralore të Australisë. Udhëtimet e Kuk orientuan brezat e mëvonshëm të eksploruesve, dhe prodhuan hartën e parë të saktë të Paqësorit.
Francisko Pizarro
Në vitin 1513, eksploruesi dhe konkuistadori spanjoll iu bashkua me Vasko de Balboas në marshimin e tij drejt ?Detit të Jugut?, përtej Istmit të Panamasë. Gjatë udhëtimit të tyre, Balboa dhe Pizarro zbuluan atë që tani njihet si Oqeani Paqësor. Në vitin 1528, Pizarro u rikthye në Spanjë dhe arriti të siguronte një financim nga Perandori Karli V për të pushtuar territorin jugor, dhe për të krijuar atje një provincë të re spanjolle.
Në vitin 1532, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, Pizarro përmbysi udhëheqësin Inkas Atahualpa dhe pushtoi Perunë. Tre vjet më vonë, themeloi aty kryeqytetin e ri, Lima. Me kalimin e kohës, tensionet midis pushtuesve që kishin pushtuar fillimisht Perunë, dhe atyre që mbërritën më vonë, u rritën gjithnjë e më shumë. Dhe pikërisht ky konflikt çoi në vrasjen e Pizarros në vitin 1541./ biography.com–Përshtatur nga CNA.al
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
“Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht ...
Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globa...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Instit...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...